Struga shpallet kampione e Maqedonisë për herë të parë në histori, duke bërë realitet ëndërrën e shumë struganëve të cilët me plotë meritë siguruan, titullin e parë kampion në historinë tyre vetëm tëtë vjeçare. Futbolli në Maqedoni po fol shqip kur dihet tashmë së vendin dytë dhe i trëtë e kanë siguruar Shkupi dhe Shkëndija
Titullin e kampionit e siguruan dy xhiro para fundit të sezonit, kjo falë fitores 3:0 përballë Sileksit, por edhe disfatës së Shkëndijës në Çair përballë FC Shkupit.
Ekipi shqiptar triumfoi 3:0 ndaj Sileksit për ta siguruar matematikisht titullin, të parin në histori.
Struga ishte themeluar në vitin 2015 dhe brenda tetë viteve arriti që të shpallej kampion në Maqedoninë e Veriut.
Edicionin e kaluar ata arritën të kualifikoheshin në garat evropiane.
Struga ka 62 pikë në elitën e futbollit maqedonas, shtatë më shumë se Shkupi që është i dyti.
Struganët arritën suksesin më të madh në historinë e vet, duke u kualifikuar në finale të Kupës së Maqedonisë së Veriut.