spot_imgspot_img
spot_img

Festë e madhe në Prishtinë për ditëlindjen Skënderbeut

Për nder të ditëlindjes së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, më 6 maj do të mbahet një manifestim në sheshet “Skënderbeu” dhe “Nënë Tereza”, në Prishtinë.

Manifestimi po organizohet nga organizata jo-qeveritare “Shqiptaria”, së bashku me organizata tjera dhe veprimtarë. Aty pjesëmarrës pritet të jenë me mijëra persona nga Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Presheva, Medvegja dhe Bujanovci, Selaniku e deri në Arbërinë e Italisë.

Sipas Basri Bekës kryetar i këshillit organizativ nga organizata jo-qeveritare “Shqiptaria”, ky manifestim do të përmbajë aktivitete shkencore dhe program artistik e kulturor.
Ndërsa sa i përket organizimit të gjithë kësaj, Qëndrim Kryeziu, ka thënë se pritet të jetë një ngjarje me pjesëmarrje masive nga të gjitha trevat ku ndodhen shqiptarët. Sipas tij, pritet që sheshi të mbushet me mbi 100 mijë persona.

Ndërkaq nëse do të ketë pjesëmarrës nga fusha politike, Raif Gashi nga shoqata “Kufijtë e Arbërit”, është shprehur se politikanët në përgjithësi nuk interesohen shumë për kombin, ngaqë vëmendja e tyre shkon me shumë te votat.

Për Veton Gusinë nga “Artisti për artisin”, ka indikacione nga disa grupe individësh për ngacmim të identitetit shqiptar në të gjitha trojet shqiptare.
Ky manifestim do të fillojë prej orës 13:00 në sheshin “Skënderbeu”, dhe “Nënë Tereza”, ku pritet të parakalojnë Forca e Sigurisë së Kosovës dhe Policia e Kosovës./KP

Op/Ed

Gordana Siljanovska-Davkova nuk i përfaqëson 30% të shqiptarëve në Maqedoni

  Nga Astrit Gashi Kandidatja për presidente nga VMRO-DPMNE Gordana Siljanovska-Davkova...

Nuk mund të kesh gjak shqiptari dhe të votosh Gordanen për Presidente

Epilogu, megjithatë, i zgjedhjeve Maqedoninë e Veriut do të...

“Kutia e Pandorës” bomba e VMRO-së që nxite urrejtje etnike

Në Republikën e Maqedonisë së Veriut është bërë e...

Abonohu

Të sponsorizuara

Bakllava i ndihmon burrat që të jenë më të mirë në seks

Derisa burrat fillojnë të plaken, është e domosdoshme që...

8 arsye pse nuk jeni të lumtur në punë

Puna duket se nuk po ju ecën edhe aq...

Spanja ”pushton” Shqiperinë, gjiganti turistik parashikon rritje me 500%

Shqipëria do të jetë një nga destinacionet e huaja...
spot_img

Mexhiti: Qeveri pa shqiptarët s’mund të ketë, ne nuk pretendojmë të jemi në qeveri me çdo kusht

Kreu i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti në intervistë për Radio Televizionin e Shqipërisë tha se nëse duam të kemi qeveri stabile, gjithëpërfshirëse, atëherë patjetër...

Baton Haxhiu futet në SPAK i maskuar

Analisti Baton Haxhiu është paraqitur mesditën e sotme në SPAK, i kamufluar me kapele, për t’i shpëtuar syrit të gazetarëve, të cilët monitorojnë se...

Ansambli Muzikor sjell Adem Jasharin në Tetovë

Në Tetovë është shënuar edhe një e arritur në kulturën shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Ansambli Muzikor ka hedhur në skenë koncertin e parë...