spot_imgspot_img
spot_img

FSK-ja në veri “vetëm në pajtim” me NATO-n, aksionet e policisë “me informim paraprak” – Stoltenberg me ‘udhëzime’ për Kosovën

E tha atë që e thotë kaherë kur i referohet Kosovës – që Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) nuk mund të shkojë në veri të vendit pa pëlqimin/pajtimin e trupës paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë, KFOR-it.

Ky ishte mesazhi i sërishëm e i mbitheksuar i Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, në një konferencë të përbashkët me Vjosa Osmani, Presidente të Kosovës.

Përveç që KFOR duhet të jep pëlqimin për dërgim të FSK-së në veri , Stoltenberg tha se “edhe çfarëdo aksioni policor në veri duhet të bëhet në informim paraprak të KFOR-it” për shkak se, sipas tij, “përpjekjet tona për paqe dhe siguri nuk duhet të dëmtohen”.

Çdo dërgim i Forcave të Sigurisë së Kosovës duhet të marrë pajtimin e NATO-s, çdo aksioni i policisë së Kosovës në ato zona duhet të informohet paraprakisht KFOR-i dhe të mos të rrezikojë paqen dhe sigurinë”, tha Stoltenberg.

Fjalët e Vjosa Osmanit se ngjarjet më 24 shtator shënuan “akt të pastër të agresionit të Serbisë ndaj Kosovës” nuk i bënë shumë përshtypje Stoltenberg-ut, i cili e quajti thjesht “dhunë” ndonëse “të papranueshme” dhe “shqetësim për një konflikt më të gjerë” por nuk e dezignoi si “sulm terrorist dhe paramilitar”.

Stoltenberg iu kthye procesit të normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për çka tha se mirëpret “propozimin e fundit për themelimin e Asociacionit”.

Do të ishte hap kyç drejt normalizimit të marrëdhënieve”, ka thënë Jens Stoltenberg, teksa shtoi se “diplomacia duhet të jetë mbi dhunë, dhe zotimet ekzistuese duhet të nderohen”.

KFOR nuk është forcë ligjzbatuese, por Policia e Kosovës dhe EULEX-i”, tha Stoltenberg duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve, por siguroi se shqetësimet për sigurinë në pjesën veriore të Kosovës “do t’i ngrejë në Serbi”.

Kemi sjellur 1 mijë trupa shtesë në Kosovës, dhe kemi dërguar arma më të rënda, dhe ngritur patrullat në veri…është përforcimi më i madh i KFOR-it në gati se një dekadë…Këto janë hapat e shpejtë që tregon se e pëbmubshin mandatin tonë të OKB-së…”.

Vjosa Osmani i tërheq vërejtjen për Serbinë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se “paqja është cënuar nga Serbia më 24 shtator” që edhe e quajti “akt i pastër agresioni i Serbisë”.

Të dhënat dëshmojnë që Serbia qëndron prapa kësaj, edhe në pajisjet, edhe në ushtrimet në baza ushtarake”, u shpreh Osmani.

“Duhet të adresohet përgjegjësia e Serbisë…Në vend së të ekstradojë terroristët, Serbia vazhdon të mbështesë ato në sulmet e reja….Ju pata paralajmëruar zoti Stoltenberg që nëse sulmuesiut e trupave të NATO-s do të përfundonin pa u dënuar, ato do të inkurajoheshin për sulme tjera…Fatkeqësisht kështu ndodhi…Po ato që sulmuan NATO-n më 29 maj, të njëjtën sulmuan Kosovën…Në këtë kontekst roli i NATO-s në parandalimin e destabilizimit jo vetëm të Kosovës është vendimtar, pasi që Serbia mbetet kërcënuesi i të gjithë rajonit”, ka thënë Osmani.

Osmani i kërkoi Stoltnbergut që si Sekretar Gjeneral i NATO-s të kërkojë që Serbia të largojë trupat afër kufirit me Kosovën si dhe të mbyllë Qendrën Humanitare Ruse për të cilën Osmani tha se “është qendër ruse spiunazhi”.

Republika e Kosovës është partner në të cilën gjithnjë mund të llogarisni”, përfundoi Osmani. /Nacionale

Op/Ed

Moratoriumi është një fitore politike e koalicionit “Vlen” në qeverinë e Maqedonisë së Veriut

Nga Astrit Gashi Moratoriumi për çështjet etnike, i propozuar...

Nga konferenca për Integrimin e Ballkanit dhe vendeve kandidate në Bashkimin Evropian (BE), siguria në BE

Hisen Berisha / Budapest Në kuadër të konferencës ndër-parlamentare për...

NËNA TEREZE U ANGAZHUA QË NJERIU TË MOS I NGJAJË NJË SKELETI TË ZHVESHUR NGA NDJESIA NJERËZORE

NËNA TEREZE U ANGAZHUA QË NJERIU TË MOS I...

Abonohu

Të sponsorizuara

Bakllava i ndihmon burrat që të jenë më të mirë në seks

Derisa burrat fillojnë të plaken, është e domosdoshme që...

8 arsye pse nuk jeni të lumtur në punë

Puna duket se nuk po ju ecën edhe aq...

Spanja ”pushton” Shqiperinë, gjiganti turistik parashikon rritje me 500%

Shqipëria do të jetë një nga destinacionet e huaja...
spot_img

NUK E KEMI NDËRMEND TË NDALEM

Mexhiti: Lufta me perandorinë e bixhozit është e vështirë, por ne nuk e kemi ndërmend të ndalemi! Mbyllja e kazinove sipas zëvendëskryeministrit të par Izet...

Diego Simeone kritikon Courtoisin

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone ka përmendur sjelljen e Thibaut Courtois mes skenave kaotike që u shkaktuan mbrëmë (e diel) në ‘Estadio Metropolitano’. ‘Los...

ZPS për dëshmitarin e 92-të: Ka qenë i ndaluar dhe keqtrajtuar nga UÇK-ja

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë ka filluar dëshminë dëshmitari i 92-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar i cili ka...