spot_imgspot_img
spot_img

“Fusha antimagnetike në makrobotë”, e autorit Naim Krasniqi botohet edhe në gjuhën angleze

Naim Krasniqi, shkencëtar i fushës së fizikës dhe më gjerë, pas botimit në gjuhën shqipe, ka botuar edhe në gjuhën angleze librin “Fusha antimagnetike në makrobotë”, i cili tashme ka dalë nga shtypi në Prishtinë, por do të shpërndahet në shtetet e Evropës dhe botës.

“Fusha antimagnetike në makrobotë” në gjuhën shqipe u botua vitin e kaluar, dhe në këtë libër autori paraqet zbulimin e tij madhor të fushës së re – fushës antimagnetike, duke e shpjeguar se si formohet dhe ç’rol luan ajo. Fusha antimagnetike si e vetmja forcë shtytëse në makrobotë është ajo që e bën universin të jetë kështu sikurse është, e pa këtë forcë shtytëse – forcat tërheqëse do ta mbanin universin të tkurrur si një top i vetëm kaotik.

 

 

 

Naim Krasniqi gjatë vitit 2023 botoi edhe librin “Mikrobota, më ndryshe”, ku parashtron një strukturë të re të atomit shumë më të përbërë se sa besohej e që e ndryshon njohjen e mikrobotës.

Në këto dy vepra autori i saj ka parashtruar disa nga arritjet e tij në punën më se tri dekadëshe, me theks të posaçëm punën e dekadës së fundit kur në vitin 2013 ka zbuluar fushën antimagnetike

 

 

Gjatë vitit të kaluar në shumë medie vendore, redaktori dhe recensenti i këtij libri, dr. Hajdin Abazi, ka dhënë shpjegime të hollësishme të dokumentuara përmes eksperimenteve sa i përket teorisë që paraqet fizikanti shqiptar Naim Krasniqi.

“Fusha antimagnetike në makrobotë” në gjuhën shqipe gjendet në librarit më kryesore në Prishtinë, ndërkaq për versionin në gjuhën angleze mund të kontaktoni edhe në e-mailin fizika.simetrike.nk@gmail.com.

 

Naim Krasniqi është eksperimentues dhe teoricien i fizikës. Ka të patentuar projekte të veta novatore. Jeton në Francë. Krasniqi ka vite që parashtron një teori ndryshe për fizikën, për universin.

 

 

 

 

 

Op/Ed

Moratoriumi është një fitore politike e koalicionit “Vlen” në qeverinë e Maqedonisë së Veriut

Nga Astrit Gashi Moratoriumi për çështjet etnike, i propozuar...

Nga konferenca për Integrimin e Ballkanit dhe vendeve kandidate në Bashkimin Evropian (BE), siguria në BE

Hisen Berisha / Budapest Në kuadër të konferencës ndër-parlamentare për...

NËNA TEREZE U ANGAZHUA QË NJERIU TË MOS I NGJAJË NJË SKELETI TË ZHVESHUR NGA NDJESIA NJERËZORE

NËNA TEREZE U ANGAZHUA QË NJERIU TË MOS I...

Abonohu

Të sponsorizuara

Bakllava i ndihmon burrat që të jenë më të mirë në seks

Derisa burrat fillojnë të plaken, është e domosdoshme që...

8 arsye pse nuk jeni të lumtur në punë

Puna duket se nuk po ju ecën edhe aq...

Spanja ”pushton” Shqiperinë, gjiganti turistik parashikon rritje me 500%

Shqipëria do të jetë një nga destinacionet e huaja...
spot_img

NUK E KEMI NDËRMEND TË NDALEM

Mexhiti: Lufta me perandorinë e bixhozit është e vështirë, por ne nuk e kemi ndërmend të ndalemi! Mbyllja e kazinove sipas zëvendëskryeministrit të par Izet...

Diego Simeone kritikon Courtoisin

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone ka përmendur sjelljen e Thibaut Courtois mes skenave kaotike që u shkaktuan mbrëmë (e diel) në ‘Estadio Metropolitano’. ‘Los...

ZPS për dëshmitarin e 92-të: Ka qenë i ndaluar dhe keqtrajtuar nga UÇK-ja

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë ka filluar dëshminë dëshmitari i 92-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar i cili ka...