spot_imgspot_img
spot_img

Gazetarja zbulon prapaskenat: Pse konflikti për koncesionin e aeroportit të Vlorës mund të jetë “prishje pazaresh”

azetarja Ola Xama ka analizuar situatën e krijuar rreth koncesionit të Aeroportit të Vlorës, duke vënë në dukje se konflikti aktual mes kompanive për aksionet duket të jetë më shumë një luftë për interesa financiare sesa shqetësim për financimin rus apo mbrojtjen e të drejtave të investitorëve.

Sipas saj, marrëveshja e shitjes midis 2A Group të Valon Ademit dhe Mabco Construction të Behgjet Pacollit nuk ka vlerë ligjore pa miratimin e Autoritetit Kontraktor. Edhe miratimi për ndryshimin e aksionerëve nga ana e turqve të YDA u bë pa garantuar vazhdimin e aftësive teknike dhe financiare të koncesionarit.

Për më tepër, marrëveshja e huasë me Delphos Securities SARL, që lejon aksionerët të kenë akses në llogaritë e të ardhurave, është bërë gjithashtu pa miratimin e autoriteteve, duke nxjerrë në pah shkelje të kontratës dhe mungesë kontrolli nga institucionet e inteligjencës financiare.

Xama shton se edhe nëse paratë janë ruse, kontrolli me 51% të aksioneve mbetet tek Mabco Construction, kështu që rreziku i supozuar nuk ndryshon.

Xama thotë se përplasja aktuale lidhet me përfitimet e mëdha që sjell kontrata, rreth 734 milion euro për 35 vjet dhe jo me shqetësimet që po përfliten publikisht.

Postimi i Ola Xamës:

Përse konflikti për Koncesionin e Aeroportit të Vlorës ka më shumë gjasa të jetë “prishje pazaresh” se sa frikë për financim rus (siç pretendon njëra palë), apo mbrojtje e të drejtave të investitorit (që është pretendimi i palës tjetër)?!

1. Kontrata koncesionare nuk lejon ndryshim të aksionerëve pa u marrë miratimi i Autoritetit Konktraktor dhe në këtë rast marrëveshja e shitjes së kuotave mes dy palëve (2A Group dhe Mabco Construction) nuk ka asnjë vlerë ligjore. Nëse 2A Group ka investuar 22.8 milion euro siç pretendon dhe i takojnë 49% e aksioneve në këtë kontratë, duhet të ketë patur siguri nga autoritetet për këtë miratim sepse nuk ka përvojë në fushën e ndërtimit dhe menaxhimit të aeroporteve. (https://arbk.rks-gov.net/TableDetails të dhënat sipas ekstraktit të ARBK )

2. Edhe miratimi për shitjen e aksioneve nga turqit e YDA te kompania Mabco Construction është bërë në shkelje. Kjo duket qartë që të vendimi për miratimin e shitjes që ka bërë ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë. Në paragrafin e fundit të shkresës thuhet se “koncesionari duhet të vazhdojë të garantojë aftësinë financiare, teknike dhe të operimit”. Pra, miratimi është bërë pa u garantuar vazhdimi i aftësisë teknike dhe financiare!

3. Marrëveshja e huasë mes Mabco Construction dhe Delphos Securities SARL ku lejohet aksesi në llogaritë e të ardhurave të shoqërisë koncesionare pa marrë miratimin e Autoritetit Konktraktor, është po ashtu një shkelje dhe kriter që Autoriteti Kontraktor ta konsiderojë shkelje të kontratës. Vënia në dijeni për këtë kredi duhet të vinte në lëvizje autoritetet e inteligjencës financiare në vend dhe jo të përfundonte në një luftë mediatike!

Dhe ajo që është më e rëndësishme:

4. Nëse paratë e dhëna hua janë ruse nuk e di askush. Delphos Securities rezulton e regjistruar në juridiksion offshore dhe pronarët e vërtetë nuk njihen. Por po supozojmë se këto janë para ruse. Pyetja kryesore që shtrohet është: a zhduket ky rrezik kontrolli që pretendohet në koncesionin e aeroportit nëse 2A Group merr 47% plus 2% (që i ka aktualisht) të aksioneve? Sërish kontrollin me 51% e ka Mabco Construction! Rreziku i financimit rus vazhdon…

Çfarë duhet të ndodhte në një situatë normale ku shteti zbaton rregullat dhe ligjet? Që në momentin që ndryshon pronësia dhe nga koncesioni del kompania kryesore që përmbushte kriteret teknike, institucionet duhet të kërkonin zëvendësimin e saj me një firmë të ngjashme që plotësonte të njëjtat kushte. Nëse kjo nuk ndodhte, prishej kontrata dhe duhej që gara të hapej nga e para!

Por siç pranon dhe vetë kompania 2A Group në akt-padinë e dorëzuar pranë autoriteteve të drejtësisë, fitimet e kontratës koncesionare janë të mëdha: 734 milion euro për 35 vjet, ose 21 milion euro në vit! Ndaj dhe lufta për disa aksione më shumë është e fortë.

Op/Ed

PSE I DJEG “VETËÇVENDOSJES” NJË PROTESTË PRO THAÇIT?

Nga Petro Koçi/ Reagimi i paprovokuar i Veteçvendosjes ndaj protestes...

I dua dhe i admiroj të gjitha femrat, që nuk presin asgjë prej askujt

Mimoza Rexhevelaj I dua dhe i admiroj të gjitha femrat,...

Si mund të përfitojë Kosova nga deliri Donald Trump

Shkruan: Ben Blushi Imagjinoni një njeri që lëviz me një...

Abonohu

spot_img

Të sponsorizuara

Banorja e 13-të e BBVK rrëfen ngjarjen e frikshme që i ka ndodhur

Sot është shëndosh e mirë, por dikur një nga...

Afërdita Paqarada në Big Brother VIP Kosova, zbuloni rolin e saj!

Përderisa të gjithë jemi duke numëruar ditët drejt mbrëmjes...
spot_img

Ndihmësja e kongresmenit amerikan vret veten, pas dyshimeve për një aferë jashtëmartesore me të

Një skandal i ri politik po trondit Kongresin amerikan pas vdekjes tragjike të ndihmëses së një kongresmeni republikan nga Teksasi, që dyshohet se kishte...

Pas përplasjeve për UÇK, Rama dhe Kurti bashkë në Londër për Procesin e Berlinit

Kryeministri Edi Rama udhëton këtë të martë drejt Britanisë së Madhe ku do të marrë pjesë në samitin e radhës të procesit të Berlinit...

Ky është zyrtari i lartë shtetëror që u arrestua për dallavere me tenderë në vlerë të 8.8 mln euro

Policia e Kosovës njoftoi sot për një aksion të zhvilluar nga Njësiti i Krimeve Ekonomike, në Prishtinë. Sipas policisë, një zyrtar u arrestua nën dyshimin...