spot_imgspot_img
spot_img

Gjykata speciale kërkon një lendë nga Kosova të shkojë në Hagë

 

Gjykata Speciale nëpërmjet një vendimi ka kërkuar nga gjykatat në Kosovë transferimin e një lënde për një të akuzuar për krime lufte.

Deri më tash, nuk ka pasur as edhe një informacion se Specialja po e heton ndonjë rast tjetër përveç të akuzuarve që janë aktualisht në Hagë.

Ajo që dihet është se vendimi kërkon nga gjykatat në Kosovë që dosja e një të akuzuari për krime lufte, të transferohet në Gjykatën Speciale të Hagës. Ngjashëm sikur në disa raste, lëndët transferohen nga një gjykatë apo prokurori në tjetrën në Kosovë

Në vendim ka disa pika ;

a) Dhomat e Specializuara kanë përparësi ndaj të gjitha gjykatave të tjera në Kosovë brenda juridiksionit të saj;

(b) Dhomat e Specializuara mund të urdhërojnë shtyrjen dhe transferimin e çdo procedure në Kosovë që kanë të bëjnë me çështjet nën juridiksionin e sajl;

(c) çdo gjykatë apo prokuror në Kosovë që ka marrë një urdhër të DSK për shtyrje do t’i transferojë Prokurorit të Specializuar çdo dhe të gjitha dosjet që kanë të bëjnë me rastin e kërkuar pa vonesë; dhe

(d) një urdhër nga DSK për shtyrje është përfundimtar dhe i detyrueshëm.

 

(a) SHTYJË dhe TRANSFEROJË, pa vonesë, [REDAKTUAR] në Dhomat e Specializuara;

(b) PEZULLOJ, pa vonesë, çdo procedurë në [REDAKTUAR], duke përfshirë [REDAKTUAR]; dhe

(c) TRANSFEROJ, pa vonesë, çdo dhe të gjitha dosjet që kanë të bëjnë me [REDAKTUAR], duke përfshirë çdo rezultat të hetimeve dhe të gjitha procesverbalet gjyqësore, tek Prokurori i Specializuar.

URDHËRON [REDAKTUAR] dhe [REDAKTUAR] që të përmbahen nga zbulimi i ekzistencës së këtij urdhri ose përmbajtjes së tij, përveç atyre, përfshirja e të cilëve është rreptësisht e nevojshme për transferimin dhe pezullimin e [REDAKTUAR], si dhe për transferimin e të gjitha dosjeve që kanë të bëjnë me çështjen.

Aty përmenden edhe dy dëshmitarë që kanë dëshmuar në një proces gjyqësor, e për të cilët Prokuroria kishte kërkuar që të kërkohen dosjet e tyre nga Kosova.

“Prokuroria parashtron se I REDAKTUAR është dëshmitar në REDAKTUAR dhe REDAKTUAR dëshmitar në REDAKTUAR. Në këto kapacitete, ai pritet të dëshmojë për krime në REDAKTUAR. Për këto arsye, Prokuroria parashtron se shtyrja e kërkuar është e përshtatshme, dhe se do të ishte e papërshtatshme dhe e parakohshme që REDAKTUAR të jetë subjekt i trajtimit nga gjykatat e tjera”, thuhet më tutje aty.

“Gjyqtari i vetëm vëren se [REDAKTUAR]. Për më tepër, provat [REDAKTUAR] janë drejtpërdrejt të rëndësishme për të paktën dy vende krimi në [REDAKTUAR]. Gjyqtari i vetëm vëren më tej se dëshmitari [I REDAKTUAR]. Prandaj, me qëllim për të siguruar që provat e [REDACTED] do të ruhen me qëllim që të paraqiten përpara [REDACTED], Gjyqtari i Vetëm konsideron se një urdhër për shtyrjen e procedurës [REDACTED] është i përshtatshëm”, thuhet në vendim.

 

 

Op/Ed

Moratoriumi është një fitore politike e koalicionit “Vlen” në qeverinë e Maqedonisë së Veriut

Nga Astrit Gashi Moratoriumi për çështjet etnike, i propozuar...

Nga konferenca për Integrimin e Ballkanit dhe vendeve kandidate në Bashkimin Evropian (BE), siguria në BE

Hisen Berisha / Budapest Në kuadër të konferencës ndër-parlamentare për...

NËNA TEREZE U ANGAZHUA QË NJERIU TË MOS I NGJAJË NJË SKELETI TË ZHVESHUR NGA NDJESIA NJERËZORE

NËNA TEREZE U ANGAZHUA QË NJERIU TË MOS I...

Abonohu

Të sponsorizuara

Bakllava i ndihmon burrat që të jenë më të mirë në seks

Derisa burrat fillojnë të plaken, është e domosdoshme që...

8 arsye pse nuk jeni të lumtur në punë

Puna duket se nuk po ju ecën edhe aq...

Spanja ”pushton” Shqiperinë, gjiganti turistik parashikon rritje me 500%

Shqipëria do të jetë një nga destinacionet e huaja...
spot_img

NUK E KEMI NDËRMEND TË NDALEM

Mexhiti: Lufta me perandorinë e bixhozit është e vështirë, por ne nuk e kemi ndërmend të ndalemi! Mbyllja e kazinove sipas zëvendëskryeministrit të par Izet...

Diego Simeone kritikon Courtoisin

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone ka përmendur sjelljen e Thibaut Courtois mes skenave kaotike që u shkaktuan mbrëmë (e diel) në ‘Estadio Metropolitano’. ‘Los...

ZPS për dëshmitarin e 92-të: Ka qenë i ndaluar dhe keqtrajtuar nga UÇK-ja

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë ka filluar dëshminë dëshmitari i 92-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar i cili ka...