spot_imgspot_img
spot_img

Grupi mercenar Wagner mbetët pa municion

Udhëheqësi i grupit mercenar Wagner, Yevgeny Prigozhin njoftoi të premten se më 10 maj do të tërhiqte luftëtarët e tij nga qyteti ukrainas i Bakhmutit, për shkak të mungesë së municioneve.

Përmes një deklarate, ai tha se grupi Wagner parashikohej të merrte kontrollin e qytetit më 9 maj, dita që në Rusi shënon fitoren ndaj Gjermanisë naziste në Luftën e Dytë Botërore; mirëpo, prej ditës së hënë atij i janë ndërprerë furnizimet me municion për artilerinë.

Ai paralajmëroi se pa municione, njësitë e tij private ushtarake ishin të destinuara të shkonin drejt “një vdekjeje të pakuptimtë”.

Yevgeny Prigozhin ka shprehur me kohë ankesa për mbështetje të pamjaftueshme nga Rusia për mercenarët e tij në Ukrainë.

Duke folur mbi këtë çështje ditën e premte, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se i kishte parë njoftimet në media, por “nuk mund të bënte komente, sepse kjo ka të bëjë me operacionin special ushtarak”.

Ndërkohë, të enjten në mbrëmje, Ukraina rrëzoi një prej dronëve të saj, i ngritur mbi qendrën e Kievit, i cili ishte me defekte teknike gjatë fluturimit.

Njoftimet e para nga zyrtarët e qeverisë ukrainase thanë se mjeti ajror pa pilot Bayraktar TB2 ishte dron armik, por më vonë forcat ajrore pohuan se bëhej fjalë për një dron ukrainas.

Forcat ajrore ukrainase njoftuan nëpërmjet një deklarate se prania e pakontrolluar e dronit në qiell mund të kishte shkaktuar “pasoja të padëshirueshme”. Nuk ka patur njoftime për ndonjë të lënduar si pasojë e rrëzimit të dronit.

Op/Ed

Moratoriumi është një fitore politike e koalicionit “Vlen” në qeverinë e Maqedonisë së Veriut

Nga Astrit Gashi Moratoriumi për çështjet etnike, i propozuar...

Nga konferenca për Integrimin e Ballkanit dhe vendeve kandidate në Bashkimin Evropian (BE), siguria në BE

Hisen Berisha / Budapest Në kuadër të konferencës ndër-parlamentare për...

NËNA TEREZE U ANGAZHUA QË NJERIU TË MOS I NGJAJË NJË SKELETI TË ZHVESHUR NGA NDJESIA NJERËZORE

NËNA TEREZE U ANGAZHUA QË NJERIU TË MOS I...

Abonohu

Të sponsorizuara

Bakllava i ndihmon burrat që të jenë më të mirë në seks

Derisa burrat fillojnë të plaken, është e domosdoshme që...

8 arsye pse nuk jeni të lumtur në punë

Puna duket se nuk po ju ecën edhe aq...

Spanja ”pushton” Shqiperinë, gjiganti turistik parashikon rritje me 500%

Shqipëria do të jetë një nga destinacionet e huaja...
spot_img

NUK E KEMI NDËRMEND TË NDALEM

Mexhiti: Lufta me perandorinë e bixhozit është e vështirë, por ne nuk e kemi ndërmend të ndalemi! Mbyllja e kazinove sipas zëvendëskryeministrit të par Izet...

Diego Simeone kritikon Courtoisin

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone ka përmendur sjelljen e Thibaut Courtois mes skenave kaotike që u shkaktuan mbrëmë (e diel) në ‘Estadio Metropolitano’. ‘Los...

ZPS për dëshmitarin e 92-të: Ka qenë i ndaluar dhe keqtrajtuar nga UÇK-ja

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë ka filluar dëshminë dëshmitari i 92-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar i cili ka...