spot_imgspot_img
spot_img

Hasani: Presidentja e shkeli Kushtetutën, mund të ketë pasoja serioze por mosdekretimi i Isufajt s’mund të rrëzohet

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, thotë se instanca përfundimtare për interpretimin e Kushtetutës së Kosovës nuk mund ta rrëzojë mosdekretimin e Blerim Isufajt për Kryeprokuror të Shtetit nga ana presidentes Vjosa Osmani.

]Por thotë se “mund të ketë pasoja serioze” për shefen e shtetit pasi sipas tij, ajo “me mosveprim e ka shkelur Kushtetutën” duke e mbajtur “në sirtar” dosjen e Këshillit Prokurorial me propozimin e kandidatit për Kryeprokuror.

Hasani i tha Gazetës Express se Osmani ka të drejtë kur thotë se Këshilli Prokurorial s’mund t’i dërgojë propozim tjetër për Kryeprokuror, ndërsa tha se procedura e përzgjedhjes së Isufajt ka qenë “pa integritet dhe krejtësisht e manipuluar” ndërsa kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale e konsideroi “të padenjë për pozitën e kryprokurorit të shtetit”. Tash, sipas tij, duhet të rihapet konkursi.

Profesori i së drejtës ndërkombëtare thotë se Osmani është dashur të marrë vendim më herët, pasi “ka pasur të drejtë dhe detyrim kushtetues”. Me mosveprim, Hasani thotë se përveç Kushtetutën, presidentja i ka shkelur edhe “të drejtat e kandidatit tjetër që u refuzua, kandidati-viktimë, i cili, duke dëgjuar Presidenten se duhet pritur verdiktin gjyqësorit të rregullt, ka shkuar gjyqeve dhe ka humbur afatin ligjor”.

Gjykata Kushtetuese së fundmi mori vendim për ankesën e kandidatit Shqipdon Fazliu, i cili kishte kontestuar procesin e zgjedhjes së Kryeprokurorit të Shtetit në gjykatat e rregullta. Kushtetuesja konstatoi se gjykatat tjera kishin vepruar drejt që kishin refuzuar padinë e tij si të pasafatshme, ndërsa kërkesa e tij u trajtua jo në bazë të ligjshmërisë së procesit, por ligjshmërisë së vendimeve të gjykatave paraprake. “Sikur të ishim anëtar të Gjykatës së Strasburgut, ju siguroj që ky kandidat i viktimizuar kësisoj do të fitonte me dinjitet rastin e tij”, thotë Enver Hasani.

Op/Ed

Moratoriumi është një fitore politike e koalicionit “Vlen” në qeverinë e Maqedonisë së Veriut

Nga Astrit Gashi Moratoriumi për çështjet etnike, i propozuar...

Nga konferenca për Integrimin e Ballkanit dhe vendeve kandidate në Bashkimin Evropian (BE), siguria në BE

Hisen Berisha / Budapest Në kuadër të konferencës ndër-parlamentare për...

NËNA TEREZE U ANGAZHUA QË NJERIU TË MOS I NGJAJË NJË SKELETI TË ZHVESHUR NGA NDJESIA NJERËZORE

NËNA TEREZE U ANGAZHUA QË NJERIU TË MOS I...

Abonohu

Të sponsorizuara

Bakllava i ndihmon burrat që të jenë më të mirë në seks

Derisa burrat fillojnë të plaken, është e domosdoshme që...

8 arsye pse nuk jeni të lumtur në punë

Puna duket se nuk po ju ecën edhe aq...

Spanja ”pushton” Shqiperinë, gjiganti turistik parashikon rritje me 500%

Shqipëria do të jetë një nga destinacionet e huaja...
spot_img

NUK E KEMI NDËRMEND TË NDALEM

Mexhiti: Lufta me perandorinë e bixhozit është e vështirë, por ne nuk e kemi ndërmend të ndalemi! Mbyllja e kazinove sipas zëvendëskryeministrit të par Izet...

Diego Simeone kritikon Courtoisin

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone ka përmendur sjelljen e Thibaut Courtois mes skenave kaotike që u shkaktuan mbrëmë (e diel) në ‘Estadio Metropolitano’. ‘Los...

ZPS për dëshmitarin e 92-të: Ka qenë i ndaluar dhe keqtrajtuar nga UÇK-ja

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë ka filluar dëshminë dëshmitari i 92-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar i cili ka...