spot_imgspot_img
spot_img

Heroi i kombit Fahri Fazliu është rikthyer i bronztë në qytetin e Kastriotit

 

Sot në ditën e Dëshmorëve  5 Maji u zbulua shtatorja e heroit të kombit Fahri Fazliu në sheshin që do ta mbajë emrin e tij.Të pranishëm ishin bashkëluftëtarë dhe personalitete të larta politike në vend e rajon, të cilët nderuan lartë jetën dhe veprën e heroit, Fahri Fazliu.

Kryetari i komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, ka thënë se Fahri Fazliu ishte trim e burrë i fortë, dhe mbetet një frymëzim për të gjitha. Ai shtoi se heroi qysh i ri në moshën 19-vjeçare u bë pjesë e Lëvizjes Popullore për çlirimin e vendit.

“Zbulimi i shtatores nuk po ndodh rastësisht sot më 5 maj, sepse kontributi i tij ishte i madh. Së bashku me të tjerët ishim rreshtuar krah tij dhe Lëvizjes Popullore. Fazliu ishte trim e burrë i fortë, dhe mbetet një frymëzim për mua, por edhe për shokët tanë”, ka thënë Gashi.

E iniciatori i kësaj shtatoreje, Arben Krasniqi, ka thënë se “Si inicues i ngritjës së shtatorës së Heroit Fahri Fazliu, jam shumë i lumtur që sot Fahriu po perjetësohet në bronz në qytetin tonë.
Veprimtaria atdhetare e Fahriut shtrihej jo vetëm në kufijt e sotëm të Kosovës, por në të gjithë hapësirën shqiptare dhe diasporë. Fahriu ka dhënë një kontribut të madh edhe për komunën e Kastriotit . Kjo është edhe arsyeja që sot po ngritet shtatorja e tij afër vendit ku edhe ka punuar. Dhe nuk është rastësi që pikërisht sot, më 5 Maj, në Ditën e Dëshmorëve, qytetarët e kësaj komune po i bëjnë nderim kolosit të veprimtarisë së fshehtë politike patriotike, Heroit të Kosovës, Fahri Fazliu.
Nuk ka qenë qëllimi ta zbukurojmë shtatoren me nje armë të veçantë si kjo që ai e ka në dorë, por ishte arma, që quhet UZI, ajo që nuk ndahej asnjëherë nga dora e Fahriut. Madje edhe në momentin kur u vra i mbetën duartë në pozitën që e kishte armën dhe në atë pozitë edhe është varrosur.
Përkushtimi i qytetarëve të komunës sonë, kuvendit komunal dhe në veçanti përkushtimi i kryetarit Xhafer Gashi bëri që shtatorja e heroit tonë të vendoset sot këtu.” Perfundon fjalën e tij veprimtari i qështjës kombtare Arben Krasniqi

Në përurimin e kësaj shtatore ishte edhe lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, i cili tha se qyteti i Obiliqit po pasurohet edhe më shumë me vendosjen e shtatores së Fahri Fazliut.

Sipas Ahmetit, me këtë shtatore, po nderohet historia e pashlyeshme e shqiptarëve.
“Shkelqimin e Fahri Fazliut i jep dhe me shumë sepse kjo shtatore po ngritët nga institucionet që dha jetën e gjakun. Andaj nuk i them faleminderit dikujt që punon në shtëpi të tij por puna e mbarë. Po e pasuroni Kastriotin me këtë shtatore. Jo larg nga ketu ishte selia jonë në shtepinë e vllëzërvë Sahit e Arben Krasniqit që është inciatori i kesaj shtatore” është shprehur Ahmeti.

Përfaqësuesi i familjës Jashari, Bekim Jashari, ka thënë se me këtë shtatore nderohet jeta dhe vepra e madhështore e veprimtarit dhe luftëtarit të lirisë, Fahri Fazliut, i cili sipas tij, që nga protestat e vitit 1981 e deri në rënien e tij heroike bashkë me heroin Afrim Zhitia asnjëherë nuk u ndalen duke i shërbyer kauzës sonë për liri.

Kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmoreve të UÇK-së, Xhavit Jashari, ka thënë se sot me zbulimin e kësaj shtatore nderojmë të gjithë heronjtë që në periudha të ndryshme kanë dhënë shumë për lirinë e Kosovës.

Edhe Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në përurimin e shtatores se heroit të kombit, Fahri Fazliut.

“Fahri Fazliu i takon brezit të hershëm të lëvizjes për liri, brezit të luftëtarëve të cilët ranë me armë në dorë për çlirimin e Kosovës. Pikërisht në Ditën e Dëshmorëve, ai po përjetësohet në bronz, në qendër të Kastriotit. Kontributi i tij jetësor në shërbim të lirisë së Atdheut do të nderohet ndër breza!”, ka thanë Haradinaj.

Në emrin e familjes Fazliu, fjalën e ka marrë i vëllai i Fahriut, Fadil Fazliu, i cili tha se sot është një ditë e veçantë për ta si familje dhe për Obliqin me rrethinë. Ai falënderoi kryetarin Gashi që mundësoi vendosjen e kësaj shtatore dhe skulptorin Sabri Behramaj, i cili e ka punuar shtatoren.

Në pamundësi të marrë pjesë në zbulimin e shtatores së heroit Fahri Fazliut, kryeministri Albin Kurti kishte dërguar telegram urimi.

Telegram urimi kishte dërguar edhe bashkëshortja e heroit Agim Ramdani, Shukrije Ramadani.

I pranishëm në zbulimin e shtatores ishte edhe Rifat Jashari, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, përfaqësues të PDK-së, Xhavit Haliti e Bajrush Xhemaili, përfaqësues të FSK-së, Policisë së Kosovës, kryetarë komunash dhe deputetë..

Op/Ed

Moratoriumi është një fitore politike e koalicionit “Vlen” në qeverinë e Maqedonisë së Veriut

Nga Astrit Gashi Moratoriumi për çështjet etnike, i propozuar...

Nga konferenca për Integrimin e Ballkanit dhe vendeve kandidate në Bashkimin Evropian (BE), siguria në BE

Hisen Berisha / Budapest Në kuadër të konferencës ndër-parlamentare për...

NËNA TEREZE U ANGAZHUA QË NJERIU TË MOS I NGJAJË NJË SKELETI TË ZHVESHUR NGA NDJESIA NJERËZORE

NËNA TEREZE U ANGAZHUA QË NJERIU TË MOS I...

Abonohu

Të sponsorizuara

Bakllava i ndihmon burrat që të jenë më të mirë në seks

Derisa burrat fillojnë të plaken, është e domosdoshme që...

8 arsye pse nuk jeni të lumtur në punë

Puna duket se nuk po ju ecën edhe aq...

Spanja ”pushton” Shqiperinë, gjiganti turistik parashikon rritje me 500%

Shqipëria do të jetë një nga destinacionet e huaja...
spot_img

NUK E KEMI NDËRMEND TË NDALEM

Mexhiti: Lufta me perandorinë e bixhozit është e vështirë, por ne nuk e kemi ndërmend të ndalemi! Mbyllja e kazinove sipas zëvendëskryeministrit të par Izet...

Diego Simeone kritikon Courtoisin

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone ka përmendur sjelljen e Thibaut Courtois mes skenave kaotike që u shkaktuan mbrëmë (e diel) në ‘Estadio Metropolitano’. ‘Los...

ZPS për dëshmitarin e 92-të: Ka qenë i ndaluar dhe keqtrajtuar nga UÇK-ja

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë ka filluar dëshminë dëshmitari i 92-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar i cili ka...