Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është takuar me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Christopher Hill, në deklaratën zyrtare të shërbimit për shtyp të Vuçiqit, thuhet se është biseduar për procedurën e miratimit të Prishtinës për blerjen e raketave “javelin” nga autoritetet e Kosovës.
Me këtë rast, ambasadori Hill e njoftoi presidentin Vuçiq për vendimin amerikan për të pranuar kërkesën e Prishtinës për blerjen e raketave antitank “Javalin” . Siç tha ambasadorja Hill, Departamenti i Shtetit do t’ia dërgojë kërkesën e Prishtinës Kongresit Amerikan, i cili do të fillojë procedurën zyrtare, thuhet në njoftim .
Presidenti i Serbisë Vuçiq tha se ky informacion është një zhgënjim i madh për Serbinë, por se vendi ynë së bashku me SHBA-në do të punojnë për ruajtjen e marrëdhënieve serbo-amerikane. “Për ne është me rëndësi të madhe që paqja në rajon të mos prishet dhe Serbia të vazhdojë të veprojë me përgjegjësi dhe të kontribuojë për stabilitetin në Ballkan”, tha presidenti serb Vuçiq, thuhet në komunikatë./danas