Hisen Berisha; Apel Kryeministrit Albin Kuritit, të mos i lirojnë kriminelet që sulmuan KFOR-in, Gazetarët e Policinë e Kosovës

0
154

 

Serbisë i deshtoi një “Panda 2” në veri të Kosovës

Pajisjet e sekuestruara ditë më parë  nga Policia e Kosovës në Veri, armët ushtarake, ishin të destinuara për t’u vrarë serbet mes veti, ngase Vuçiq donte një “Panda 2” në Veri.

Zënja rob e mbajtja peng, e tre Policëve të shërbimit kufitar – vijes së gjelbërt, me agresion ushtarak në territor të Kosovës, u provua të përdoren si pengje për shkëmbim me kriminelët e arrestuar nga Policia e Kosovës.
Pjesëtarët e bandave kriminale në Veri, janë kriminel të luftrave në ish Jugosllavi dhe wagneret rus, kryrsisht të burgosur ktiminel ordiner, që luftrat dhe krimet në luftra i kanë mjet e metodë përfitimi.

Prandaj, mësimit të mësuar – të gabuar, që u nxor me mos reagimin e fortë, të Asamblesë së NATO, KS/OKB dhe DASH, pas futjes së Ushtrisë serbe dhe prezencës së njësive paraushtarake, Wagner &Co, në trrritorin e Kosovës, nën mandatin e NATO, Kryeministri Kurti, duhet të mos tërhiqet, në dëm të sistemit të sigurisë dhe mbrojtjes të shtetit.

Si ushtarak i dorës së fortë por dhe zë politik institucional shtetror, i bëj apel Kryeministrit Albin Kuritit, të mos i lirojnë kriminelet që sulmuan KFOR-in, Gazetarët e  Policinë e Kosovës, sepse këta janë pjesë e njësive kriminale të njohura ndërkombëtarisht.

Policia e Kosovës, u zunë rob, me agresion ushtarak në Kosovë.
Ne nuk jemi në luftë, që të behet shkembim i të burgosurve.

Nëse ndodhë ti lironi kriminelët e arrestuar, do ta shkelni Kushtetutën e vendit tonë.

Lirimi i Policëve të zënë rob u bë me detyrim!
Po të qëndronin vetëm edhe pesë ditë në Serbi, do të pasonin masat ushtarake, pas deklaratës që pritej nga z. Blinken, se Kosovës i është shkelur territori, në bazë të Rezulutes 1244. Ndaj, do të nxirrëshin me veprime ushtarake të NATO.

Por, hungarezi Urban, shkeli marrëveshjen e NATO/KFOR, si shtet anëtar që është dhe e njoftoj Vuçiqin për planin që po përgatitej për demilitarizimin e Ushtrisë serbe, ngase ka shkelur Rezuluten 1244.
Pra, Policet u liruan me procedur të shpejtë. Përndryshe pas pesë ditësh, Serbia do mbetej vetëm nocion.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here