spot_imgspot_img
spot_img

Hisen Berisha në mbështetje të zjarrfikëseve

Deputeti më popullor i  PDK-së, Hyien Berisha, ka mbështetur protestat e zjarrfikësve para Qeverinë e Kosovës
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se “Një shtet gjegjësisht qeveri, të cilës për shkaqe sociale, i dalin në shesh protesta e strukturat e uniformuara, e ka humbur luftën me sigurinë nacionale.”
Postimi i plotë në Facebook 
Kjo qeveri po përballet pikërisht me strukturat tejet sensitive dhe me rol krucial në sigurinë nacionale, siç ishin më herët Policia – FIT, kësaj radhe Zjarrfikësit, e po të mos i pengonte statusi ushtarak njëjtë do vepronin edhe strukturat ushtarake, pagat e të cilëve janë të pa mjaftueshme për ta përballuar jetën e rëndë sociale në të cilën e keni degraduar këtë popull.
Si individ e subjekt politik, jemi të angazhuar për drejtësi dhe mirëqenie të punëtorëve.
Këtë, në qeverisjet e kaluara, e kemi dëshmuar nxjerrjen e punëtorëve nga pagat si ndihmë sociale, në paga dinjitoze dhe me fuqi blerëse për shportën familjare.
Sot ky nivel i pagave i pa rritur apo mashtrimi që ka bërë kjo qeveri me vlerën e koeficientit, si dhe duke ua hequr sigurimet e rrezikshmërinë, e duke ua fuzionuar gjoja në pagë, një formë kjo e mashtrimit social për ti lënë të varfër në vazhdimësi, doktrinë kjo juaja e qeverisjes shtetzhbërëse.
Pranda, Ne e shprehim mbështetjen tonë të plotë ndaj protestës së Zjarrfikësve të Kosovës. Kjo protestë e tyre për paga dhe kushte të mëdha të punës është një thirrje e nevojshme për respektimin e të drejtave të punës dhe mirëqenies së punëtorëve.
Ne besojmë në parimin themelor të barazisë në vendin e punës dhe në një pagesë dinjitoze e të drejtë për punën e kryer.
Në i kerkojmë një dialog të hapur dhe konstruktiv mes qeveris dhe përfaqësuesve të punonjësve për të adresuar çështjet e tyre për paga dhe kushte të punës.
Kërkojmë nga qeveria që të marrin seriozisht shqetësimet e zjarrfikësve dhe të angazhohen në bisedime konstruktive për gjetjen e zgjidhjeve të drejta dhe të qëndrueshme.
Puna e tyre thelbësore në ruajtjen e jetëve dhe pronave, meriton një vlerësim adekuat dhe një trajtim të drejtë dhe korrekt.
Këto sfida janë thelbësore për mirëqenien e tyre dhe sigurinë e njerzëve në tërësi.
Në këtë kohë, ne mbetemi të përkushtuar në mbështetjen e drejtave të punëtorëve dhe në ndërtimin e një mjedisi të punës, i cili respekton dhe promovon mirëqenien dhe dinjitetin e secilit punonjës.

Op/Ed

Gordana Siljanovska-Davkova nuk i përfaqëson 30% të shqiptarëve në Maqedoni

  Nga Astrit Gashi Kandidatja për presidente nga VMRO-DPMNE Gordana Siljanovska-Davkova...

Nuk mund të kesh gjak shqiptari dhe të votosh Gordanen për Presidente

Epilogu, megjithatë, i zgjedhjeve Maqedoninë e Veriut do të...

“Kutia e Pandorës” bomba e VMRO-së që nxite urrejtje etnike

Në Republikën e Maqedonisë së Veriut është bërë e...

Abonohu

Të sponsorizuara

Bakllava i ndihmon burrat që të jenë më të mirë në seks

Derisa burrat fillojnë të plaken, është e domosdoshme që...

8 arsye pse nuk jeni të lumtur në punë

Puna duket se nuk po ju ecën edhe aq...

Spanja ”pushton” Shqiperinë, gjiganti turistik parashikon rritje me 500%

Shqipëria do të jetë një nga destinacionet e huaja...
spot_img

Mexhiti: Qeveri pa shqiptarët s’mund të ketë, ne nuk pretendojmë të jemi në qeveri me çdo kusht

Kreu i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti në intervistë për Radio Televizionin e Shqipërisë tha se nëse duam të kemi qeveri stabile, gjithëpërfshirëse, atëherë patjetër...

Baton Haxhiu futet në SPAK i maskuar

Analisti Baton Haxhiu është paraqitur mesditën e sotme në SPAK, i kamufluar me kapele, për t’i shpëtuar syrit të gazetarëve, të cilët monitorojnë se...

Ansambli Muzikor sjell Adem Jasharin në Tetovë

Në Tetovë është shënuar edhe një e arritur në kulturën shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Ansambli Muzikor ka hedhur në skenë koncertin e parë...