spot_imgspot_img
spot_img

Historia e bukur e dashurisë e Ismail Kadaresë me Helenën

Shkrimtari i madh shqiptar Ismail Kadare është ndarë nga jeta mëngjesin e kësaj të hënë, në moshën 88-vjeçare. Prej një jete ai ka patur një histori të bukur dashurie me Helena Kadare, me të cilën ka dhe dy vajza.

Pak javë më parë, Helena ka qenë e ftuar në Piter Pan dhe ka kujtuar  njohjen me të madhin Ismail Kadare.

“Ai mori çmimin e Republikës, unë isha nxënëse në gjimnaz dhe të gjithë e dinin që i dija përmendsh të gjitha poezitë e tij dhe më kishin shtruar fotot e tij të gazetës.

Ai nuk më njihte fare. Unë botova një tregim te ‘Zëri i Rinisë’. Ai ishte në Moskë, kishte përfunduar studimet këtu dhe kishte vajtur për specializim.

Atje vinin gazetat shqiptare në një hotel në Moskë. Ai pa këtë tregim dhe më bëri 3 rreshta: Lexova tregimin tuaj, shkruani dhe mos u trembni.

I gjithë gjimnazi e mori vesh këtë gjë që erdhi kjo letër. Pastaj kur erdhi në Shqipëri, u njohëm rastësisht në rrugë”, tha Helena.

E pyetur nga gazetarët e vegjël nëse ka marrë një unazë martese, Helena tha:

“Jo, nuk më ka dhuruar sepse ka qenë një brez që e quanin veten shumë modernë dhe përjashtonin zakonet e vjetra. Atëherë ka qenë diçka konservatore jashtë shijeve tona.

Në atë kohë nuk kishte një propozim martese. Unë isha në konvikt, isha studente e vitit të parë dhe ishte ‘Lidhja e Shkrimtarëve’.

Ismaili ftoi të gjithë shkrimtarët e ‘Lidhjes së Shkrimtarëve’ dhe unë ftova të gjitha shoqet e konviktit duke zemëruar jashtëzakonisht shumë farefisin tonë dhe gjithashtu edhe gratë e shkrimtarëve që nuk ishin të ftuara.

Aty u njohën dhe Sadija me Dritëro Agollin, ishte shoqe e klasës time”, shtoi ajo më tej.

     

j.l./ dita

Op/Ed

Qeveri me veti pule, që i bën zhurmë mospunës

Shkruan: Hisen Berisha / Deputet i Parlamentit të Kosovës...

Zeka; Kadare ishte Piramida e Keopsit të Shqipërisë

Nga Milam ZEKA Kush ishte “mëkati” Ismail Kadaresë?! Kadare ishte Piramida...

Më keq se Serbia!

Nga Akan Lika Në debatin për formimin...

Abonohu

Të sponsorizuara

Bakllava i ndihmon burrat që të jenë më të mirë në seks

Derisa burrat fillojnë të plaken, është e domosdoshme që...

8 arsye pse nuk jeni të lumtur në punë

Puna duket se nuk po ju ecën edhe aq...

Spanja ”pushton” Shqiperinë, gjiganti turistik parashikon rritje me 500%

Shqipëria do të jetë një nga destinacionet e huaja...
spot_img

Qeveri me veti pule, që i bën zhurmë mospunës

Shkruan: Hisen Berisha / Deputet i Parlamentit të Kosovës (PDK)   Se kemi të bëjmë me një kastë politike mashtruesish këtë e kanë dëshmuar me këto...

Librat që përfaqësojnë më së miri veprën e Kadaresë sipas The New York Times

Kadare mori Çmimin Ndërkombëtar Booker në vitin 2005. Në librat e tij, autori prodhimtar shqiptar ofroi një dritare në psikologjinë e shtypjes. Ja nga...

Rama: Shqiptari që i takon botës po përcillet më figurën e Nënë Terezës

Kryeministri Edi Rama mban fjalën në ceremoninë shtetërore të varrimit të Ismail Kadaresë. “Nën Tereza po montohej për një shfaqje sot në darkë. Lereni aty...