spot_imgspot_img
spot_img

Ilir Metës s’i ndahet shpirti nga prorusët e Gruevskit: Shprehet kundër fitores së koalicionit shqiptar

Ilir Meta ka takuar sot pasardhësin e Nikolla Gruevskit në Maqedoninë e Veriut, kreun e VRMO-DMNE, partisë nacionaliste që kërkon të ulë peshën e shqiptarëve në vend.

Në një postim në rrjetet sociale, Meta shprehet hapur pro fitores së Hristo Mickovskit, i cili është një koalicion me parti kundër NATO-s dhe pro Rusisë. Në fakt nuk është hera e parë që Ilir Meta e bën këtë. Në vitin 2017, Meta bëri të gjithë përpjekjet që të mbetej në qeveri Nikolla Gruevski.

Sot në Maqedoninë e Veriut, ekziston një koalicion i gjerë i partive shqiptare dhe partive të tjera të kombësive në vend, që quhet Fronti Europian. Ky koalicion është qartasi pro aleancës me Perëndimin, e drejtohet nga BDI e Ali Ahmetit.

Postimi i Metës

 

“Fitorja e pritshme e VMRO-DPMNE në zgjedhjet e afërta do t’i japë një dimension të ri zhvillimit ekonomik të Maqedonisë së Veriut në të ardhmen nga i cili do të përfitojnë të gjithë qytetarët e saj.

Të mos harrojmë se vizioni dhe politikat e saj në qeverisje e shndërruan Maqedoninë e Veriut, vendin e 10-të në botë dhe të 5-të në Europë për klimën e biznesit dhe investimet e huaja.

Falë vizionit të VMRO-DPMNE, Maqedonia e Veriut shpërtheu për rritjen e bujqësisë dhe blegtorisë duke e nisur me 10 milionë euro financim në vit e duke e çuar në 200 milionë euro.

Ekipi i ri i VMRO-DPMNE besoj se ka mësuar mjaftueshëm nga gabimet e bëra në të kaluarën dhe pasojat e nepotizmit, të cilat eklipsuan arritjet e jashtëzakonshme ekonomike dhe sociale.

Maqedonia e Veriut do të vazhdojë të ecë e sigurt në rrugën euro-atlantike dhe përsëri shqiptarët do të jenë garancia kyçe për këtë!”

Op/Ed

Moratoriumi është një fitore politike e koalicionit “Vlen” në qeverinë e Maqedonisë së Veriut

Nga Astrit Gashi Moratoriumi për çështjet etnike, i propozuar...

Nga konferenca për Integrimin e Ballkanit dhe vendeve kandidate në Bashkimin Evropian (BE), siguria në BE

Hisen Berisha / Budapest Në kuadër të konferencës ndër-parlamentare për...

NËNA TEREZE U ANGAZHUA QË NJERIU TË MOS I NGJAJË NJË SKELETI TË ZHVESHUR NGA NDJESIA NJERËZORE

NËNA TEREZE U ANGAZHUA QË NJERIU TË MOS I...

Abonohu

Të sponsorizuara

Bakllava i ndihmon burrat që të jenë më të mirë në seks

Derisa burrat fillojnë të plaken, është e domosdoshme që...

8 arsye pse nuk jeni të lumtur në punë

Puna duket se nuk po ju ecën edhe aq...

Spanja ”pushton” Shqiperinë, gjiganti turistik parashikon rritje me 500%

Shqipëria do të jetë një nga destinacionet e huaja...
spot_img

NUK E KEMI NDËRMEND TË NDALEM

Mexhiti: Lufta me perandorinë e bixhozit është e vështirë, por ne nuk e kemi ndërmend të ndalemi! Mbyllja e kazinove sipas zëvendëskryeministrit të par Izet...

Diego Simeone kritikon Courtoisin

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone ka përmendur sjelljen e Thibaut Courtois mes skenave kaotike që u shkaktuan mbrëmë (e diel) në ‘Estadio Metropolitano’. ‘Los...

ZPS për dëshmitarin e 92-të: Ka qenë i ndaluar dhe keqtrajtuar nga UÇK-ja

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë ka filluar dëshminë dëshmitari i 92-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar i cili ka...