Aleanca Kosovare e Bizneseve përmes kryetarit Agim Shahini ka shprehur shqetësimin e bizneseve nga veprimet të cilat i quan të pakoordinuara të qeverisë së Kosovës me partnerët ndërkombëtare.
Sipas AKB-së, Qeveria duhet të mendojë mirë për humbjen e mbështetjes nga komuniteti ndërkombëtar e “jo për një grushte vota më shumë a më pak në Kosovë”.
“AKB ngrite shqetësimi dhe frikësimin në emër të komunitetit të biznesit për veprimet dhe deklarimet e qeverisë se Kosovës të pa koordinuar mirë me partnerët tradicional USA dhe EU, të cilët janë pjesë e çdo procesi dhe të mire që i ka ndodhë vendi të tonë nga viti 99 e deri më sot. Qeveria duhet të mendon mirë për humbje e mbështetjes nga komunitetit ndërkombëtar e jo për një grushte vota më shumë a më pak nê Kosovë. Investitorët e huaj do të jenë më larg nga Kosova nëse ende do të ballafaqohemi me sanksione ekonomike dhe politike nga faktori ndërkombëtar si EU dhe USA. Qeveria të dëgjon zërin e komunitetit të bizneset për zhvillim ekonomik e të faktorit ndërkombëtar për atë politik e integrues së Kosovës”, thuhet në komunikatë./EO