Ish-kancelari austriak Sebastian Kurc sot është dënuar me burgim me kusht prej tetë muajsh për dhënien e deklaratave të rreme në një hetim parlamentar për korrupsion të dyshuar në qeverinë e tij të parë
Ish-kancelari austriak Sebastian Kurz u dënua së fundmi me tetë muaj me kusht për deklarata të rreme para komisionit hetimor parlamentar për aferën “Ibiza”.
Vendimi nuk është përfundimtar, raportojnë mediat austriake.
Kurc nuk u akuzua për aferën “Ibiza”, por autoritetet austriake dyshuan se ai kishte dëshmuar rrejshëm para komisionit parlamentar në hetim dhe në fund u dënua me tetë muaj burgim me kusht. Kjo aferë rrëzoi qeverinë e parë të Kurc.
Bernhard Boneli, ish-shefi i shtabit të Sebastijan Kurc, gjithashtu u shpall fajtor – ai u dënua me gjashtë muaj burg.
Ata u gjykuan për korrupsion të dyshuar në qeverinë e parë të Kurcit.
Në vitin 2019, kjo aferë rrëzoi qeverinë e parë në të cilën Kurç ishte kancelar. Në qendër të “Ibiza” ishte partneri i tij i koalicionit Hans Kristijan Strahe, i cili u filmua fshehurazi në një vilë në një ishull spanjoll duke negociuar me nipin e dyshuar të një oligarku rus për privilegjet që mund të merrte në Austri nëse pranonte të financonte partinë e tij.
Se Sebastijan Kurc ishte në telashe u bë e qartë më 6 tetor 2021, kur u njoftua se Prokuroria për Luftën kundër Korrupsionit kishte nisur një hetim ndaj tij, nëntë personave të tjerë dhe tre organizatave.
Prokuroria pretendon se mes viteve 2016 dhe 2018, “burimet e Ministrisë së Financave janë përdorur për të financuar anketa pjesërisht të falsifikuara të opinionit publik, të cilat i shërbenin interesit politik të partisë”. Pikërisht në atë kohë Kurç mori një pozicion drejtues në Partinë Popullore, e cila formoi Qeverinë me Partinë e Lirisë ultra të djathtë.