Ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi ka komentuar paraqitjen e kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta në SPAK, duke theksuar se në sytë e tij u pa frikë.
Ai tha se ashtu se ndryshe nga Sali Berisha, që mbrohet pas Kushtetutës, Meta është pozitiv, pasi shkon dhe jep shpjegimet e tij në Gjykatën e Posaçme.
Sakaq, Klosi shtoi se dikur nuk e mendonte që dy njerëz të rëndësishëm të politikës do të arrinin në këtë pikë, pasi ata dinë të fshehin mirë korrupsionin e tyre.
“Për mua është pozitiv, të paktën nuk po përsërit Berishën, që mbrohet pas kushtetutës. Ai po shkon dhe po jep shpjegimet e veta dhe uroj ta vazhdoj. Edhe zgjidhja është që në qoftë se do ketë proces gjyqësor, pra problemin do ta çoj në gjyq prokuroria dhe do mbrohet. Ka qene shumë i rëndësishëm Meta, njëlloj si Berisha për nga detyra. Ka qene presidenti i vendit, kryeministri i vendit dhe nuk mund të dënohet.
Kërkush nga gjyqtarët nuk guxon të sajojë një dënim për të, në qoftë se nuk ka prova, në qoftë se ai nuk është fajtor. Në qoftë se kjo është e vërtetë, që unë vij, unë do mbështes drejtësinë, le të dali ta thotë. Dje, pash një lloj frike. Në qoftë se ka ndonjë gjë të vërtetë aty, nuk është kollaj as ta mohosh, sepse nuk të thërresin kot. Edhe ata e dinë që ka qene president, kanë prova. Nuk janë lojëra as me Berishën dhe as me Metën.
Kur filloi puna për reformimin e sistemin të drejtësisë nuk e prisja me thënë të drejtën, sepse nuk e dinim asgjë. E kishim parë që njerëzit të rëndësishëm dinë të fshihen. Sepse ata kanë dhe mjetet. Kështu që e kanë menduar më para”, tha Klosi në “Tirana Live”.