spot_imgspot_img
spot_img

Ish-ministrin Naim Bajrami i kthen 231.000 denarë që kishte hargjuar nga kartela zyrtare

Pas akuzave për keqpërdorim të parave për dreka zyrtare, ish-ministri i MSHIA-së, Naim Bajrami sot i ka kthyer të gjitha paratë e shpenzuara gjatë kohës sa ishte ministër në buxhetin e Republikës së Maqedonisë. Ky veprim i tij erdhi Pasi deputeti i VMRO-DPMNE-së Brane Petrushevski në konferenca për media në selinë e partisë e akuzoi ish-ministrin Naim Bajrami për dëmtim të buxhetit të shtetit

“Pretendimi se unë si ish-ministër i MSHIA-së kam keqpërdorur kartelë zyrtare dhe shpenzuar 231.000 denarë për kafe është krejtësisht i pabazuar. Këto akuza nuk janë gjë tjetër veçse një manipulim dhe një devijim nga fakti se ata që janë aktualisht në pushtet nuk kanë arritur të sjellin ndonjë përfitim të prekshëm për shtetin dhe qytetarët, duke u fokusuar në propagandë. Gjatë mandatit tim si ministër i MSHIA-së, e kam lënë institucionin në gjendjen më të mirë të mundshme, pavarësisht se kam trashëguar një sërë problemesh dhe parregullsish. Këtë mund ta konfirmojnë punonjësit e institucionit. Shpenzimet në fjalë ishin për takime zyrtare, jo për përdorim personal, dhe të gjitha dokumentet, fakturat përkatëse janë të aksesueshme publikisht në ministri. Duke u bazuar në standarde të larta morale, etike dhe transparencë, i kam kontaktuar shërbimet, sektorin e finansave se të gjitha harxhimet që kanë të bëjne me kartelën zyrtare, edhe pse në ato harxhime nuk ka asgjë të kundërligjshme, sepse nuk kam paguar gjëra personale siç kanë bërë zyrtarët e VMRO-së vite me radhë, u kam bërë me dije se harxhimet do ti paguaj nga llogaria private. E kan ditur edhe ditën se kur do ta bëj pagesën, prandaj dhe kan shpejtuar me një press konferencë gjoja se paskan zbuluar krimin e madh! Ashtu siç edhe sot kam bërë, kam mbuluar borxhin e plotë deri ne denarin e fundit! Nga vitet që kam punuar në sektorin privat une vetëm kam kontribuar për këtë shtet, dhe asnjëherë nuk kam keqpërdorë para të taksapaguesve! Të gjitha harxhimet gjate periudhës sa kam qenë ministër, nuk e kanë vlerën e harxhimeve një javore të funksionerëve te VMRO-së se kaluar e që qartazi po vazhdohet me avazin e vjetër edhe nga kjo garniturë e VMRO-së!”, shkruan mes tjerash Bajrami.

 

 

Op/Ed

Moratoriumi është një fitore politike e koalicionit “Vlen” në qeverinë e Maqedonisë së Veriut

Nga Astrit Gashi Moratoriumi për çështjet etnike, i propozuar...

Nga konferenca për Integrimin e Ballkanit dhe vendeve kandidate në Bashkimin Evropian (BE), siguria në BE

Hisen Berisha / Budapest Në kuadër të konferencës ndër-parlamentare për...

NËNA TEREZE U ANGAZHUA QË NJERIU TË MOS I NGJAJË NJË SKELETI TË ZHVESHUR NGA NDJESIA NJERËZORE

NËNA TEREZE U ANGAZHUA QË NJERIU TË MOS I...

Abonohu

Të sponsorizuara

Bakllava i ndihmon burrat që të jenë më të mirë në seks

Derisa burrat fillojnë të plaken, është e domosdoshme që...

8 arsye pse nuk jeni të lumtur në punë

Puna duket se nuk po ju ecën edhe aq...

Spanja ”pushton” Shqiperinë, gjiganti turistik parashikon rritje me 500%

Shqipëria do të jetë një nga destinacionet e huaja...
spot_img

NUK E KEMI NDËRMEND TË NDALEM

Mexhiti: Lufta me perandorinë e bixhozit është e vështirë, por ne nuk e kemi ndërmend të ndalemi! Mbyllja e kazinove sipas zëvendëskryeministrit të par Izet...

Diego Simeone kritikon Courtoisin

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone ka përmendur sjelljen e Thibaut Courtois mes skenave kaotike që u shkaktuan mbrëmë (e diel) në ‘Estadio Metropolitano’. ‘Los...

ZPS për dëshmitarin e 92-të: Ka qenë i ndaluar dhe keqtrajtuar nga UÇK-ja

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë ka filluar dëshminë dëshmitari i 92-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar i cili ka...