spot_imgspot_img
spot_img

Ismail Dibrani emërohet drejtor i burgjeve në Kosovë

Ismail Dibrani është emëruar Drejtor i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës (ShKK).

 

“I vlerësuar dhe nderuar me votimin në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Republikës së Kosovës për emërimin tim në pozitën e Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës.  Jam i vetëdijshëm për sfidat që na presin dhe problemet me të cilat do të ballafaqohemi por së bashku me Kabinetin e Ministres, personelin e Shërbimit Korrektues të Kosovës, përkrahjen e partnerëve tanë dhe në transparencë të plotë me publikun dhe mediat e lira e të pavarura në Republikën e Kosovës do të arrijmë t’i tejkalojmë të gjitha vështirësitë dhe ta zhvillojmë Shërbimin Korrektues të Kosovës”, ka shkruar ai në ‘Facebook”.

Sipas tij, emërimi në pozitën e Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës para se gjithash është përgjegjësi e lartë shtetërore të cilën do të angazhohet ta kryej me ndershmëri dhe përkushtim.

Ndryshe Qeveria e Kosovës ka marrë sot vendim për emërimin e Ismail Dibranit në pozitën e drejtorit të përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës (ShKK).

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se Dibrani ka qenë kandidati më i votuar në konkursin e shpallur nga MPB-ja.

Ismail Dibrani do të ketë mandat katërvjeçar si drejtor i burgjeve në Kosovë. Ai që nga prilli i këtij viti ishte ushtrues i detyrës së drejtorit të ShKK-së, ndërsa në herët ka mbajtur pozitën e drejtorit në Burgun e Dubravës.

 

Op/Ed

Gordana Siljanovska-Davkova nuk i përfaqëson 30% të shqiptarëve në Maqedoni

  Nga Astrit Gashi Kandidatja për presidente nga VMRO-DPMNE Gordana Siljanovska-Davkova...

Nuk mund të kesh gjak shqiptari dhe të votosh Gordanen për Presidente

Epilogu, megjithatë, i zgjedhjeve Maqedoninë e Veriut do të...

“Kutia e Pandorës” bomba e VMRO-së që nxite urrejtje etnike

Në Republikën e Maqedonisë së Veriut është bërë e...

Abonohu

Të sponsorizuara

Bakllava i ndihmon burrat që të jenë më të mirë në seks

Derisa burrat fillojnë të plaken, është e domosdoshme që...

8 arsye pse nuk jeni të lumtur në punë

Puna duket se nuk po ju ecën edhe aq...

Spanja ”pushton” Shqiperinë, gjiganti turistik parashikon rritje me 500%

Shqipëria do të jetë një nga destinacionet e huaja...
spot_img

Ansambli Muzikor sjell Adem Jasharin në Tetovë

Në Tetovë është shënuar edhe një e arritur në kulturën shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Ansambli Muzikor ka hedhur në skenë koncertin e parë...

Përurohet në Gjakovë, busti i heroit kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut

Në Gjakovë është përuruar ditën e sotme busti i heroit kombëtar të Shqipërisë, Gjergj Kastriot Skënderbeut. Monumenti, i cili pasqyron Gjergj Kastriotin mbi kalë,...

Me rastin e 3 Majit – Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit

Me rastin e 3 Majit - Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit, Këshillii Mediave të Shkruara të Kosovës (KMShK) sjell ndërmend se liria e...