spot_imgspot_img
spot_img

Ismail Kadare; Kosova është Shqipëri, i uroj liri të plotë

Si një nga figurat që ka ngritur çështjen e Kosovës gjatë Luftës, tek strukturat më të larta, ku lobonte për lirinë e saj tek Papa Gjon Pali II, deri edhe tek presidenti i Francës i kohës Zhak Shirak në 1998, Kadarenë e shqetësojnë konfliktet që trazojnë lirinë e saj.

“Mendimi im është ai mendim logjik i të gjithë njerëzve që e duan vendin e tyre. Uroj lirinë e plotë për Kosovën së shpejti.  Kosova është Shqipëri dhe një ditë e gjithë kjo trevë do të marrë emrin e vjetër të saj”.

Presidenti i Francës Emmanual Macron që për afro 15 minuta, përshkon përmes fjalës së tij, etapat e jetës e krijimtarisë së shkrimtarit Ismail Kadare, e rrjedhimisht me to edhe zhvillimet e vendit tonë, në Pallatin e Brigadave.

Jo për gjenialitetin e shkrimtarit, se sa për Shqipërinë e vogël, ajo që duket si pasazh romancesk, ndodhi në ardhjen e tij të parë në Tiranë, gjatë Samitit të Procesit të Berlinit, ku mbrëmjen e 16 tetorit i dorëzoi dekoratën e “Oficerit të Lartë të Legjionit të Nderit”.

Ndjesitë për vlerësimin, Kadare ka preferuar gjatë këtyre ditëve t’i kursejë siç thotë “për të mos shtuar zhurmnajën e madhe”, por e ka një koment, kur Macron, edhe për kufizimet e kapërcyera në diktaturë, përmes letërsisë e konsideron si “Lajmëtar të lirisë”.

“Unë kam qenë gjithmonë lajmëtari i lirisë, çdo shkrimtar i njohur, i ndershëm është i tillë”, shprehet Kadare.

Ndërkaq, mbajtjen e Samitit të Berlinit në Shqipëri, shkrimtari e shikon me optimizëm.

“Mendoj se është një ngjarje shumë pozitive për imazhin e Shqipërisë”, thotë shkrimtari Ismail Kadare

Op/Ed

“Kutia e Pandorës” bomba e VMRO-së që nxite urrejtje etnike

Në Republikën e Maqedonisë së Veriut është bërë e...

Konflikti i mundshëm Izrael – Iran

Nga Hisen Berisha Deputet i Parlamentit të Kosovës   Kjo është...

Kryeparlametari dhe kryeministeri shqiptar erdhen me votën e Ziadin Selës

Shkruan: Emine Abazi, kryetare e Asamblesë së Gruas Çair Të...

Abonohu

Të sponsorizuara

Bakllava i ndihmon burrat që të jenë më të mirë në seks

Derisa burrat fillojnë të plaken, është e domosdoshme që...

8 arsye pse nuk jeni të lumtur në punë

Puna duket se nuk po ju ecën edhe aq...

Spanja ”pushton” Shqiperinë, gjiganti turistik parashikon rritje me 500%

Shqipëria do të jetë një nga destinacionet e huaja...
spot_img

Endriti uron babanë: I bindur se në ditëlindjen e radhës do t’i gëzohemi rikthimit tënd në atdhe

Endriti, djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka uruar babanë e tij me rastin e ditëlindjes së 56-të. Endriti ka përmendur faktin se kjo është ditëlindja...

Si duhet të reagojë qytetari nëse i mohohet e drejta e votës në Maqedoninë e Veriut?

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) në Maqedoninë e Veriut i publikoi në faqen e tij zyrtare udhëzimet për votim në shumë gjuhë. Manuali është...

Kandidati i Frontit Evropian për president, Bujar Osmani, pasi ka votuar për zgjedhjet presidenciale në Maqedoni të Veriut

Kandidati i Frontit Evropian për president, Bujar Osmani, pasi ka votuar për zgjedhjet presidenciale në Maqedoni të Veriut, ka thënë se beson në fitore...