Të shtunën po mbahet paraqitja e parë e ish-kryetarit të Malishevës, Isni Kilaj para Gjykatës Speciale, i cili u arrestua dje në Kosovë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) në bazë të urdhrit për arrestim të lëshuar nga ZPS.
Brenda 48 orësh pas paraqitjes së parë, Gjykatësi do të vendosë në lidhje me mbajtjen e mëtejshme në paraburgim ose lirimin e Isni Kilajt.
Siç njoftoi dje DHSK, urdhri për arrestimin e Isni Kilajt u lëshua nga Prokurorja e Specializuar për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, përfshirë pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare sipas Kodit Penal të Kosovës të vitit 2019 dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës dhe Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar./demokracia