spot_imgspot_img
spot_img

Jakup Krasniqi “i akuzuar për krime” në faqen e Presidencës, Osmani: Hetimet vazhdojnë, të zbulohet patjetër kush ndërhyu

Presidentja Vjosa Osmani tha se janë duke vazhduar hetimet për gjetjen e personit që ka ndërhyrë në webfaqen e Presidencës, duke e përshkruar Jakup Krasniqin si të akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Osmani tha se do të ketë takime me institucionet e sigurisë, ndërsa e cilësoi të papranushme ndërhyrjen.

“Unë do të kem takime me institucionet e sigurisë sa i përket veprimeve të policisë, kurse hetimet sa i përket kompanive që kanë qenë më herët të angazhuara për menaxhim dhe janë tani e po vazhdojnë. Takimet janë duke vazhduar derisa të gjendet personi që e ka bërë atë ndërhyrje të papranueshme”, u shpreh Osmani.

“Do të sigurohem që patjetër të zbulohet kush e ka bërë një ndërhyrje të tillë”, shtoi presidentja.

Bekim Kupina, këshilltar për media i presidentes Vjosa Osmani ka reaguar dje pas raportimit se ish-kryeparlamentari Jakup Krasniqi në webfaqen e Presidencës paraqitej si i akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Kupina tha se Osmani dhe stafi i saj politik s’ishin të njoftuar e as të konsultuar lidhur me “ndërhyrjen në tekstin në ueb faqen e Presidencës së Kosovës sa i përket biografisë së ish-U.D.Presidentit dhe Kryetarit të Kuvendit, z.Jakup Krasniqi”. Tash, tha se po e hetojnë këtë ndërhyrje dhe se presidentja ka kërkuar të merren masa disiplinorë për personat përgjegjës, por edhe hetim nga Policia e Kosovës.

“Tashmë po hetohet momenti kur është ndërhyrë në tekst dhe nga kush. Rrjedhimisht, Presidentja Osmani ka kërkuar përgjegjësi të plotë për këtë rast dhe ndërmarrjen e menjëhershme të masave disiplinore për personat përgjegjës. Po ashtu, qysh nesër do të kërkohet hetim nga ana e Policisë së Kosovës, Njësia për Krime Kibernetike”, shkroi Kupina në Facebook.

“I kërkojmë ndjesë z.Jakup Krasniqi dhe familjes së tij për situatën e krijuar dhe e sigurojmë se një veprim i tillë është bërë pa dijeninë e Presidentes dhe pa autorizim paraparak të askujt nga ekipi i saj”, thuhet në postimin e tij.

Op/Ed

Moratoriumi është një fitore politike e koalicionit “Vlen” në qeverinë e Maqedonisë së Veriut

Nga Astrit Gashi Moratoriumi për çështjet etnike, i propozuar...

Nga konferenca për Integrimin e Ballkanit dhe vendeve kandidate në Bashkimin Evropian (BE), siguria në BE

Hisen Berisha / Budapest Në kuadër të konferencës ndër-parlamentare për...

NËNA TEREZE U ANGAZHUA QË NJERIU TË MOS I NGJAJË NJË SKELETI TË ZHVESHUR NGA NDJESIA NJERËZORE

NËNA TEREZE U ANGAZHUA QË NJERIU TË MOS I...

Abonohu

Të sponsorizuara

Bakllava i ndihmon burrat që të jenë më të mirë në seks

Derisa burrat fillojnë të plaken, është e domosdoshme që...

8 arsye pse nuk jeni të lumtur në punë

Puna duket se nuk po ju ecën edhe aq...

Spanja ”pushton” Shqiperinë, gjiganti turistik parashikon rritje me 500%

Shqipëria do të jetë një nga destinacionet e huaja...
spot_img

NUK E KEMI NDËRMEND TË NDALEM

Mexhiti: Lufta me perandorinë e bixhozit është e vështirë, por ne nuk e kemi ndërmend të ndalemi! Mbyllja e kazinove sipas zëvendëskryeministrit të par Izet...

Diego Simeone kritikon Courtoisin

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone ka përmendur sjelljen e Thibaut Courtois mes skenave kaotike që u shkaktuan mbrëmë (e diel) në ‘Estadio Metropolitano’. ‘Los...

ZPS për dëshmitarin e 92-të: Ka qenë i ndaluar dhe keqtrajtuar nga UÇK-ja

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë ka filluar dëshminë dëshmitari i 92-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar i cili ka...