spot_imgspot_img
spot_img

Kamberi për rrahjen e Sanduloviqit: Serbia po shndërrohet në shtet policor

Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka reaguar pas rrahjes së politikanit serb Nikola Sanduloviq.

Kamberi, theksoi se ‘presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, të vetmen mënyrë komunikimi me kundërshtarët politik e ka agresivitetin’, njofton Klankosova.tv.

“Policia politike serbe (BIA) rrah brutalisht Nikola Sanduloviq, kryetarin e Partisë Republikane në Serbi. Arsye e rrahjes brutale të Nikola Sanduloviq nga BIA, është fakti që ai ka kërkuar falje në emër të serbëve për vrasjen e familjes Jashari, gjatë vizitës së tij në Prekaz”, shkroi Kamberi.

“Siç e përmend avokati i tij Çedomir Stojkoviq, një oponent politik i presidentit të Serbisë, “Sanduloviqit i është rrezikuar edhe jeta””.

“Ky është edhe një rast që dëshmon se të pranosh realitetin e ekzistimi të Kosovës shtet, të pranosh fajin për vrasjet dhe krimet kundër njerëzimit që Serbia i ka kryer në Kosovë, të sulmosh vlerat antievropiane që po i propagon Beogradi zyrtar, do të sulmohesh në mënyrën më brutale nga vetë institucionet e shtetit”.

“Serbia që moti nuk është demokraci, ajo, tani, po kalon edhe kufijtë e autokracisë, ajo po shndrrohet në shtet policor, sepse policia po merr përsipër të eliminojë kundërshtarët politik të regjimit dhe të idesë së “Botës serbe””.

“Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, të vetmen mënyrë komunikimi me kundërshtarët politik e ka agresivitetin”.

Ai potencoi se ‘ndërsa, ideologjia mbizotruese e regjimit në Serbi akoma mbetet albanofobia, është për tu habitur fakti që opozita, ajo që e quan veten “proevropiane” nuk ka asnjë reagim lidhur me rrahjen brutale të një opozitari. Regjimi dhe opozita në Serbi e kanë një gjë të përbashkët: Albanofobia është e karakteristikë e dyve’.

Op/Ed

Nuk mund të kesh gjak shqiptari dhe të votosh Gordanen për Presidente

Epilogu, megjithatë, i zgjedhjeve Maqedoninë e Veriut do të...

“Kutia e Pandorës” bomba e VMRO-së që nxite urrejtje etnike

Në Republikën e Maqedonisë së Veriut është bërë e...

Konflikti i mundshëm Izrael – Iran

Nga Hisen Berisha Deputet i Parlamentit të Kosovës   Kjo është...

Abonohu

Të sponsorizuara

Bakllava i ndihmon burrat që të jenë më të mirë në seks

Derisa burrat fillojnë të plaken, është e domosdoshme që...

8 arsye pse nuk jeni të lumtur në punë

Puna duket se nuk po ju ecën edhe aq...

Spanja ”pushton” Shqiperinë, gjiganti turistik parashikon rritje me 500%

Shqipëria do të jetë një nga destinacionet e huaja...
spot_img

Ziadin Sela ; Një nder gabimet e mia të mëdha në jetë është Arben Taravari

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela njeriu i cili i dha fitoren " Frontit Evropian" ishte i ftuar në Top News të emisioni...

Kosova një pikë e zezë në hartën e Evropës

Nga Hisen Berisha Pasojat e propagandës kundër shtetit, të këtyre qeveritarëve para dhe pas ardhjes në pushtet, tani po sjellin efekte domino. Kur udhëheqin njerëzit e...

Ziadin Sela, feniksi që i fiton të gjitha betejat

Mbështetja e Frontit Evropian që erdhi nga Ziadin Sela dhe Aleanca për Shqiptaret doli të jetë vendimtare per fitoren e Frontit Evropian në Tetovë,...