spot_imgspot_img
spot_img

Kasowitz dhe Mishcon de Reya publikojnë raportin: Persekutimi politik i Erion Veliajt

Dy zyrat ligjore “Kasowitz LLP”, me seli në Nju Jork, dhe “Mishcon de Reya LLP”, me seli në Londër, që përfaqësojnë kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, kanë publikuar sot raportin e dytë, të përditësuar, lidhur me çështjen e ndalimit të tij nga SPAK.

Raporti i përditësuar e cilëson mbajtjen e Veliajt në paraburgim si persekutim politik të kryebashkiakut të Tiranës, si dhe “shqyrton motivimet e dukshme dhe të papërshtatshme politike që qëndrojnë në themel të çështjes së SPAK-ut ndaj tij”. Sipas Raportit, Veliaj mbahet në paraburgim, ndonëse nuk paraqet rrezik për t’u arratisur, dhe as paraqet rrezik për të penguar çështjen e SPAK-ut.

Raporti thekson se paraburgimi i pajustifikuar i Veliajt ka shërbyer si pretekst për ta larguar atë nga detyra në mënyrë antikushtetuese. Në raport shprehet edhe shqetësimi se çështja ndaj Veliajt është një përndjekje politike e hartuar për t’a eleminuar politikisht atë.

Më poshtë, deklarata e plotë e studiove ligjore Kasowitz dhe Mishcon de Reya:

Kasowitz LLP (Nju Jork) dhe Mishcon de Reya LLP (Londër) njoftuan sot publikimin e një Raporti të përditësuar Veliaj, me titull “Raport lidhur me përndjekjen politike të Erion Veliajt, kryetarit të Bashkisë së Tiranës.” Ky raport përditëson “Raportin lidhur me ndalimin e padrejtë nga SPAK të një Kryetari Bashkie të zgjedhur në mënyrë demokratike në kryeqytetin e Shqipërisë: Erion Veliaj”, të cilin studiot ligjore e kishin publikuar më 24 qershor 2025.

Raporti i Përditësuar Veliaj shqyrton motivimet e dukshme dhe të papërshtatshme politike që qëndrojnë në themel të çështjes së SPAK-ut ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Sipas raportit, në harkun e tetë muajve, ngjarje kyçe kanë krijuar përshtypjen e pamohueshme se hetimi penal ndaj Veliajt nga SPAK-u nuk është një hetim i zakonshëm. Kryebashkiaku Veliaj mbahet në paraburgim që prej muajit shkurt, pavarësisht faktit se ai nuk paraqet rrezik për t’u arratisur, rrezik për të penguar çështjen e SPAK-ut, apo rrezik për të ripërsëritur veprat e supozuara për të cilat akuzohet. Sipas raportit, fakti që kryebashkiakut Veliaj iu mohua lirimi me kusht – ndërkohë që 17 nga të pandehurit e tjerë, të akuzuar në të njëjtën çështje u lanë të lirë me kushte minimale – ilustron pabarazinë e theksuar në mënyrën si është trajtuar ai nga autoritetet shqiptare.

Për më tepër, Raporti i Përditësuar Veliaj vëren se zhvillimet e fundit politike kanë shtuar shqetësimin se çështja e kryebashkiakut Veliaj është një përndjekje politike e hartuar për t’a hequr atë, në kundërshtim me Kushtetutën e Shqipërisë, nga posti i fituar në mënyrë të rregullt si Kryetar i Bashkisë. Në shtator, Këshilli Bashkiak i Tiranës – duke cituar paraburgimin e pavullnetshëm të kryebashkiakut Veliaj – e shkarkoi atë nga detyra. Siç vë në dukje raporti, ky vendim, i pasuar nga një njoftim i Presidentit të Republikës për mbajtjen e zgjedhjeve të reja për të zëvendësuar kryebashkiakun Veliaj, krijoi përshtypjen se paraburgimi i pajustifikuar i kryebashkiakut Veliaj ka shërbyer si pretekst mbi të cilin autoritetet shqiptare të përpiqen t’a largojnë në mënyrë antikushtetuese nga detyra dhe t’u mohojnë qytetarëve të Tiranës të drejtën e vetëqeverisjes. Ndërkohë që Gjykata Kushtetuese ka pezulluar, për momentin, çdo veprim të tillë deri sa të vendoset mbi ankimin e kryebashkiakut Veliaj, i cili kundërshton vendimin e Këshillit Bashkiak, Raporti i Përditësuar Veliaj shqyrton pasojat e kësaj krize kushtetuese. Një nga vëzhgimet e raportit është se çështja e kryebashkiakut Veliaj përbën një shembull të qartë ku vihet në pikëpyetje angazhimi i Shqipërisë ndaj procesit të rregullt ligjor. Sipas raportit, manovrat e fundit politike të ndërmarra për ta larguar nga detyra kanë cenuar prezumimin e pafajësisë, që kryebashkiakut Veliaj i takon, dhe e kanë privuar atë nga liria dhe detyra – të gjitha këto, përpara se gjyqi i tij të nisë.

Një kopje e Raportit të Përditësuar Veliaj është e disponueshme këtu. Çdo kërkesë informacioni duhet t’i drejtohet Shannon O’Reilly (soreilly@kasowitz).

Ekipi i Kasowitz përfshin partnerët Daniel J. Fetterman dhe Brian S. Choi në Nju Jork, si dhe këshilltaren e lartë Clarine Nardi Riddle dhe këshilltarin e posaçëm David Miller në Uashington, D.C.

Ekipi i Mishcon de Reya përfshin partnerët James Libson dhe Ben Brandon, menaxheren e asociuar Celia Marr, dhe bashkëpunëtoret Grace Houghton dhe Elizabeth Fitton.

Op/Ed

PSE I DJEG “VETËÇVENDOSJES” NJË PROTESTË PRO THAÇIT?

Nga Petro Koçi/ Reagimi i paprovokuar i Veteçvendosjes ndaj protestes...

I dua dhe i admiroj të gjitha femrat, që nuk presin asgjë prej askujt

Mimoza Rexhevelaj I dua dhe i admiroj të gjitha femrat,...

Si mund të përfitojë Kosova nga deliri Donald Trump

Shkruan: Ben Blushi Imagjinoni një njeri që lëviz me një...

Abonohu

spot_img

Të sponsorizuara

Banorja e 13-të e BBVK rrëfen ngjarjen e frikshme që i ka ndodhur

Sot është shëndosh e mirë, por dikur një nga...

Afërdita Paqarada në Big Brother VIP Kosova, zbuloni rolin e saj!

Përderisa të gjithë jemi duke numëruar ditët drejt mbrëmjes...
spot_img

Dy të vrarë në një sulm të ri izraelit

Agjencitë e lajmeve Reuters dhe AFP raportojnë se dy persona janë vrarë në një sulm të ri izraelit . Në raportimin e tyre thuhet se...

Dua Lipa kryeson listën e personave më të pasur në botë

Superylli i muzikës pop, Dua Lipa, ka arritur një tjetër sukses të jashtëzakonshëm, duke u renditur në krye të “Listës së të Pasurve” për...

Rita Ora fillon të ndjek Yll Limanin në Instagram – vëmendje ndërkombëtare për artistin shqiptar

Këngëtarja me famë botërore Rita Ora ka befasuar fansat e saj shqiptarë, pasi ka filluar së fundmi të ndjekë në Instagram artistin e njohur...