Mijëra njerëz në vendet myslimane dhe në mbarë botën po demonstrojnë sot në shenje solidaritet me palestinezët në Rripin e Gazës, duke bërë thirrje për t’i dhënë fund bllokadës dhe sulmeve izraelite në atë enklavë pas inkursionit brutal dy javë më parë në jug të Izraelit nga luftëtarët e grupi militant Hamas që sundon Gazën.
Një marsh protestues në mbështetje të Palestinës është mbajtur sot në qendër të Prishtinës.
Një numër i qytetarëve kanë marshuar duke e mbajtur në dua një baner me fëmijë që supozohet të jenë vrarë gjatë luftimeve në mes Hamasit dhe Izraelit.
Në baner shkruhej “lë ta shkruajë historia, Gaza, Palestinë – tetor, 2023”, teksa marshuesit brohorisnin “liri për Palestinën”.
Ministria e Shëndetësisë së Gazës njoftoi se më shumë se 4,000 njerëz janë vrarë dhe më shumë se 13,000 janë plagosur në Gaza që nga fillimi i luftës, kryesisht gra, fëmijë dhe të moshuar. Më shumë se 1000 njerëz besohet se janë varrosur nën rrënoja, thanë autoritetet.