spot_imgspot_img
spot_img

Këshilli Evropian nxjerr konkluzionet : Serbia pa sanksione ndërsa Kosovës i mbeten

Këshilli Evropian ka publikuar konkluzionet e veta në mbledhjet e mbajtura dje e sot, e të cilat kanë të bëjnë edhe me situatën e fundit të krijuar mes Kosovës e Serbisë pas sulmit në Banjskë.

Në kolaudimet e veta, KE thotë se është i shqetësuar për situatën në veri të Kosovës duke dënuar ashpër sulmin ndaj Policisë.

 

Tutje, KE thotë se Bashkimi Evropian pret që autorët të sillen para drejtësisë dhe Serbia të kontribuojë në këtë drejtim.

 

“Këshilli Evropian është thellësisht i shqetësuar për situatën e sigurisë në veri të Kosovës1F*. Ai dënon fuqishëm sulmin e dhunshëm kundër Policisë së Kosovës më 24 shtator 2023. Bashkimi Evropian pret që autorët të arrestohen dhe të sillen shpejt para drejtësisë dhe Serbia të bashkëpunojë plotësisht dhe të ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm në këtë drejtim”, thotë KE.

Tutje, aty thuhet se Kosova dhe Serbia duhet të vazhdojnë përpjekjet e tyre për deeskalim, në drejtim të organizimit të zgjedhjeve të reja në veri ku do të merrnin pjesë edhe serbët.

“Kosova dhe Serbia duhet të vazhdojnë përpjekjet e qëndrueshme për deeskalim, si dhe të sigurojnë mbajtjen e zgjedhjeve të reja në veri të Kosovës sa më shpejt të jetë e mundur, me pjesëmarrjen aktive të serbëve të Kosovës”, thuhet tutje në konkluzion.

 

Asociacioni, nuk kalon pa u përmendur nga KE.

“Këshilli Evropian shpreh keqardhje për mungesën e zbatimit nga të dyja palët e Marrëveshjes në rrugën drejt normalizimit dhe Aneksit të Zbatimit të saj, si dhe marrëveshjeve të tjera të arritura në dialogun e lehtësuar nga BE-ja, të udhëhequr nga Përfaqësuesja e Lartë dhe e mbështetur nga Përfaqësuesi Special i BE-së. Ajo i bën thirrje Kosovës dhe Serbisë që t’i zbatojnë ato, pa vonesa dhe parakushte. Kjo përfshin themelimin e Asociacionit/Bashkësisë së Komunave me Shumicë Serbe. Normalizimi i marrëdhënieve është një kusht thelbësor në rrugën evropiane të të dyja palëve dhe të dyja rrezikojnë të humbasin mundësi të rëndësishme në mungesë të përparimit”, thuhet në fund të pikës 28 të konkluzioneve.

 

Dokumentin e plotë të Këshillit mund ta lexoni duke klikuar KËTU.

Op/Ed

Moratoriumi është një fitore politike e koalicionit “Vlen” në qeverinë e Maqedonisë së Veriut

Nga Astrit Gashi Moratoriumi për çështjet etnike, i propozuar...

Nga konferenca për Integrimin e Ballkanit dhe vendeve kandidate në Bashkimin Evropian (BE), siguria në BE

Hisen Berisha / Budapest Në kuadër të konferencës ndër-parlamentare për...

NËNA TEREZE U ANGAZHUA QË NJERIU TË MOS I NGJAJË NJË SKELETI TË ZHVESHUR NGA NDJESIA NJERËZORE

NËNA TEREZE U ANGAZHUA QË NJERIU TË MOS I...

Abonohu

Të sponsorizuara

Bakllava i ndihmon burrat që të jenë më të mirë në seks

Derisa burrat fillojnë të plaken, është e domosdoshme që...

8 arsye pse nuk jeni të lumtur në punë

Puna duket se nuk po ju ecën edhe aq...

Spanja ”pushton” Shqiperinë, gjiganti turistik parashikon rritje me 500%

Shqipëria do të jetë një nga destinacionet e huaja...
spot_img

NUK E KEMI NDËRMEND TË NDALEM

Mexhiti: Lufta me perandorinë e bixhozit është e vështirë, por ne nuk e kemi ndërmend të ndalemi! Mbyllja e kazinove sipas zëvendëskryeministrit të par Izet...

Diego Simeone kritikon Courtoisin

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone ka përmendur sjelljen e Thibaut Courtois mes skenave kaotike që u shkaktuan mbrëmë (e diel) në ‘Estadio Metropolitano’. ‘Los...

ZPS për dëshmitarin e 92-të: Ka qenë i ndaluar dhe keqtrajtuar nga UÇK-ja

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë ka filluar dëshminë dëshmitari i 92-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar i cili ka...