spot_imgspot_img
spot_img

Kimete Berisha – Ikja e kryeministrit!

 

Është në pozitë të rëndë, por bën sikur ka prirje speciale për zgjidhjen e problemit me Serbinë!

Eskapizmi është i mirë: i shkapërderdh mendimet anë e katër anë, prej tokës në qiell, kënaqesh, fol me personazhe të letërsisë, e imagjinon veten sikur po jeton në një kohë tjetër, dhe krejt po t’lusin.

Të largohesh nga realiteti është ilaç për depresionin.

Ikja nga realiteti dhe krijimi i një realiteti imagjinar, mirë i ka shkuar deri tash.
Nuk i janë ‘harxhuar’ fjalët por janë thënë të gjitha fjalët dhe tash ka filluar të vërehet se po tallet.

U bë si Julia Roberts te ai filmi, që para se të thoshte ‘Po’ i braktiste burrat në altarin e martesës e ikte rrugëve të Los Angeles me duvak, në kërkim të lirisë individuale.

Asociacionin e ‘vërtetë’ e mohon duke e ofruar një Asociacion personal, që e di se nuk kalon.

Po thotë Jo, duke thënë Po.
Po thotë s’ka Asociacion ‘asi’ , duke thënë ‘ka Asociacion’ ‘kësi’.

Nuk ka ndarje të mirë.
Nuk mund të ketë Asociacion të mirë.
Quaje si të duash.
Asociacioni është ‘ndarja e keqe’ e Kosovës.
Më i rrezikshëm është Asociacioni (ndarja e serbëve nga Institucionet e Kosovës), se sa lufta.

Se lufta e ka një fund, e Asociacioni është si një ‘bombë e kurdisur’ midis Kosovës nga i cili përjetësisht do të varej paqja në Kosovë.

Kryeministri Kurti po blen kohë, në pritje të ditëve më të mira.
E kuptoj.
Nuk është ide e keqe të blesh kohë derisa nuk hetohesh që po blen kohë.

Atmosfera ka ndryshuar plotësisht.
Nga një ‘dialog’ zyrtar, i ftohtë pa provokime dhe i distancuar nga ana e shqiptarëve,
në dhomat ‘për varjen e të vërtetës’ dhe barazimin e viktimës me xhelatin në Bruksel, mbretëron cinizmi i kryeministrit Kurti.

Buzëqshja e tij si e vizatuar në letër në fakt është nënqeshje tallëse dhe përsëritja e fjalëve të njejta aq shumë, si hekurin që asgjë nuk mund ta shkatërrojë përveç ndryshku i tij, ashtu edhe fjalët në dialog po shlyhen nga përsëritja e tyre në pafundësi.

Sikur fjala po e ha fjalën, si trupi i njeriut pa ushqim, që pas 24 orëve fillon ‘e ha veten’ e yndyrën e shndërron në ujë.

Negociatat e gjata e kanë bërë ‘dialogun’ qesharak, i kanë lodhur negociatorët, sidomos Presidentin e Serbisë.
Kryeministri Kurti nuk është lodhur ende sepse asnjëherë nuk e ka përnjëmend.

‘Ti je kriminel, ti ke bërë gjenocid, ti je vrasës, ti je përdhunues – hajde tash të merremi vesh për Asociacionin’.

Nuk ka tragjedi më të madhe se sa të detyrohesh të merresh vesh me kriminelë, në dëmin tënd.
Nëse e di që është vrasës, dhe nuk e padit, kjo është tragjike, kjo të bën vrasës edhe ty, pjesëmarrës në vrasje.

Është gati-gati mitologjike.
Është grackë. Është fati më i rëndë.
Dikush duhet t’i thotë Jo negociatave me vrasësit e shqiptarëve.

Ku mund të ketë marrëveshje mes viktimës dhe xhelatit.
Në mes të ish të burgosurit dhe atij që e ka burgosur, pa asnjë faj!

Si mund të ketë dialog me atë që ta mohon lirinë!

BE ka dështuar.
Problemi i shtetit të Kosovës me Serbinë është krijuar në dialog.
Nga dialogu nuk doli asnjë marrëveshje tjetër përveç ‘marrëveshja’ e vazhdueshme për një luftë të re.

E karizma e Borrelit është aq minore sa nuk arrin as t’i bindë palët që t’i nënshkruajnë ‘marrëveshjet’.

Si lider i Listës Serbe, Borrel parashikoi një luftë në Veri: nëse nuk bëhet Asociacioni.

Pse s’po parashikon luftë në Serbi!
Hajt parashikoje një luftë edhe në Serbi, se edhe atje ka shqiptarë.

I frikëson veç shqiptarët!
Pse shqiptarët u dashka të frikësohen nga serbët dhe jo anasjelltas!

Merr masa ndaj qeverive (politikanëve), që e sabotojnë dialogun, jo ndaj qytetarëve!
Ndëshkoji sabotuesit ti, lëri në vetmi, le të flasin vet me vete ata dhe kaq…e jo ta parashikosh një luftë pa
dhimbtë, q’atje, te do shqiptarë fukarenjë.

Çka duhet të thonë shqiptarët pas kërcënimit të Borrelit: aman, qe merrni krejt veç luftë mos bëni.

Le të bëhet luftë.

Për të blerë kohë, kryeministri Kurti e ka shkruar një Vizion personal për Asociacionin e serbëve.
Vizion më të keq s’ka.
Aq i keq…sa çudi pse nuk u pëlqen serbëve.

Në Asociacionin e kryeministrit Kurti disa herë përmenden ‘të githë serbët…’, pra jo veç komunat me shumicë serbe, por edhe më ‘zi’ ‘të gjithë serbët’, ‘bota serbe’…

Thotë se identitetit serb, duhet të kultivohet.

Vizioni i kryeministrit Kurti u lejon serbëve t’i arrijnë qëllimet e tyre politike.

– ‘Të gjithë serbët në Kosovë realizojnë të drejtat dhe qëllimet politike, kombëtare, kulturore, sociale, ekonomike…dhe të tjera’!

Çka do të thotë ‘dhe të drejta të tjeta’? Të bashkohen me Serbi?
E drejtë është secila dëshirë!
Qëllimet politike të serbëve dihen, ndarja dhe bashkimi i tyre me Serbinë.

– Kryeministri Kurti ka përdorur shprehjen ‘parashohë’.
Nuk mund të parashikosh me Ligj.
Ligji të obligon, të parashikosh s’të obligon askush.

– Pra, ‘kryeministri thotë’ të gjithë serbët’ e kryeministrit duhet të parashohin mundësinë e bashkëpunimit me shtetin e Kosovës!

– Kryeministri parasheh disa herë gjatë Vizionit të tij dhe në një çast parasheh më shumë seç duhet:
i ‘obligon’ të gjithë serbët që ta parashohin procedurën për t’u regjistruar në organin përgjegjës të Qeverisë së Kosovës për administrimin…
Pra, ta parashohin (parashikojnë) respektimin e Kushtetutës.

– Në Vizionin e tij për ‘tē gjithë serbët’, kryeministri Kurti thotë se, ky projekt (Asociacioni) duhet të personifikojë vendosmërinë e përbashkët të Kosovës dhe Serbisë që të mbeten të sinqerta…

Demek, Serbia është e sinqertë, veç duhet të zotohet të vazhdojë me sinqeritetin.

Shprehja e ‘sinqertë’ nuk është politike, sinqeriteti nuk është obligues.

Prandaj, nuk ka ndarje të mirë.
Ka ndarje më pak të keqe.

Duke ikur nga realiteti mund të shkosh aq larg sa: as mos të dishë të kthehesh më në realitet e as mos të duash të kthehesh!

P.S. Nuk di më shumë.

Op/Ed

“Kutia e Pandorës” bomba e VMRO-së që nxite urrejtje etnike

Në Republikën e Maqedonisë së Veriut është bërë e...

Konflikti i mundshëm Izrael – Iran

Nga Hisen Berisha Deputet i Parlamentit të Kosovës   Kjo është...

Kryeparlametari dhe kryeministeri shqiptar erdhen me votën e Ziadin Selës

Shkruan: Emine Abazi, kryetare e Asamblesë së Gruas Çair Të...

Abonohu

Të sponsorizuara

Bakllava i ndihmon burrat që të jenë më të mirë në seks

Derisa burrat fillojnë të plaken, është e domosdoshme që...

8 arsye pse nuk jeni të lumtur në punë

Puna duket se nuk po ju ecën edhe aq...

Spanja ”pushton” Shqiperinë, gjiganti turistik parashikon rritje me 500%

Shqipëria do të jetë një nga destinacionet e huaja...
spot_img

Endriti uron babanë: I bindur se në ditëlindjen e radhës do t’i gëzohemi rikthimit tënd në atdhe

Endriti, djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka uruar babanë e tij me rastin e ditëlindjes së 56-të. Endriti ka përmendur faktin se kjo është ditëlindja...

Si duhet të reagojë qytetari nëse i mohohet e drejta e votës në Maqedoninë e Veriut?

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) në Maqedoninë e Veriut i publikoi në faqen e tij zyrtare udhëzimet për votim në shumë gjuhë. Manuali është...

Kandidati i Frontit Evropian për president, Bujar Osmani, pasi ka votuar për zgjedhjet presidenciale në Maqedoni të Veriut

Kandidati i Frontit Evropian për president, Bujar Osmani, pasi ka votuar për zgjedhjet presidenciale në Maqedoni të Veriut, ka thënë se beson në fitore...