Kisha e fundit e shqiptarëve ortodoksë të Gallapit në fshatin Rakinicë.
Ndodhet në fshatin Rakinicë të Komunës së Podujevës, në pjesën që i takon trevës së Gallapit. Dje u pushtua nga Dioqeza e Kishës Ortodokse Serbe e Rashkë-Prizren në Kosovë .
Prifti serb Sava Janiq njoftoi së ai me një grup besimtarësh serb kanë bëre predikimin e tij gjatë liturgjisë, Sava Janiq theksoi se me rikonceptimin e kishës dhe Liturgjisë së shenjtë, Kisha e Shën Kryeengjëllit Mikael u kthye në rendin e saj të rregullt ekleziastik si vend adhurimi i Kishës Ortodokse Serbe – Dioqeza e Rashkës-Prizren.
Objekti që u ndërtua në dekadat e fundit të shekullit XV apo ato të fillimit të shekullit XVI, njihet ndryshe si Kisha e Shën Mëhillit, dhe mund të konsiderohet e fundit e shqiptarëve ortodoksë, që e ndërtuan këtë objekt kulti më shumë se 100 vjet pasi osmanët pushtuan territorin e Kosovës së sotme.
Aktin e shëmtuar të Kishës ortodokse serbe e dënoi dhe aktivisti Basri Beka ne faqen e tij të Facebook
“Sot u shkel rëndë integriteti dhe sovraniteti i Kosovës. Sot, në prani të Policisë u uzurpua kisha e Rakinicës nga kisha shoviniste serbe. I kujtoj Qeverisë së Kosovës dhe Ministrisë së Kulturës së Kosovës se kjo kishë është nën kujdesin e Ministrisë së Kulturës që nga viti 2004, dhe kurrë nuk ka qenë nën juridiksionin e kishës serbe. Ftoj organet e sigurisë dhe të drejtësisë të vijnë në mbrojtje të kishës së shenjtë Fan Noli në Rakinicë.” alarmon Bastri Beka
Mesojme së gjatjë shërbimit, jashtë kishës dje ishin të pranishëm përfaqësues të ekipit monitorues të EULEX-it, një patrullë e karabinierëve që punon me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës Ngjarja vazhdoi paqësisht, ndërsa pas liturgjisë, u zëvendësua kyçja në hyrjen e kishës.
Postimi i Sava Janiq ne Facebook