spot_imgspot_img
spot_img

KMDLNJ: A është e domosdoshme të udhëtohet përmes Serbisë?

Autoritetet serbe në kufirin midis Kosovës dhe Serbisë arrestuan kanë arrestuar të premten ish-ushtarin e UÇK-së, Hasan Dakaj nga Prizreni,  e që sipas Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ) nuk ishte arrestimi i parë dhe sigurisht as edhe i fundit i ushtarëve të UÇK- së.

Sipas KMDLNJ, para katër vjetëve ishte arrestuar, po me këtë pretekst edhe Nezir Mehmetaj, i cili ende mbahet në burgjet e Serbisë.

“KMDLNJ disa herë përmes reagimeve publike kishte kërkuar që të gjithë ata që mund të arrestohen mos të udhëtojnë nëpër Serbi aq më parë që kanë shumë mundësi tjera udhëtimi, pa qenë e nevojshme kalimi nëpër Serbi. Kush ka dëgjuar ka kaluar më mirë. Kush nuk ka dëgjuar është përballur dhe po përballet me procese gjyqësore që edhe po zgjasin shumë sikur që janë të kushtueshme materialisht”, thuhet ne reagimin e KMDLNJ.

“Për shkak të mungesës së bashkëpunimit me Serbinë, autoritetet kosovare nuk kanë mundësi të sigurojnë mbrojtje efektive juridike e as të monitorojnë trajtimin e tyre gjatë mbajtjes në arrest, qoftë në paraburgim, qoftë gjatë vuajtjes së dënimit. Autoritetet kosovare, në pamundësi të sigurojnë përkrahje për të arrestuarit, shqiptarë dhe shtetas të Kosovës, mjaftohen me deklarata publike politike duke kërkuar ndihmë nga ndërkombëtarët”.

MDLNJ thotë se “Ndërkombëtarët me këtë rast zbatojnë standarde të dyfishta, interesohen për serbët e arrestuar në Kosovë dhe aspak për shqiptarët e arrestuar në Serbi. Në rastin konkret, arrestimit të Hasan Dakaj autoritetet kosovare duhet të sigurojnë mbrojtje juridike dhe të përkrahin materialisht familjen e të arrestuari gjatë vizitave anëtarit të arrestuar dhe gjatë qëndrimit në Serbi”.

“Autoritetet kosovare duhet të kërkojnë nga ndërkombëtarët, Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq të vizitojë të arrestuarit, shtetas të Kosovës nëse iu respektohen të drejtat e njeriut të personave të privuar nga liria”- thuhet mes tjerash në reagim.

Op/Ed

Nuk mund të kesh gjak shqiptari dhe të votosh Gordanen për Presidente

Epilogu, megjithatë, i zgjedhjeve Maqedoninë e Veriut do të...

“Kutia e Pandorës” bomba e VMRO-së që nxite urrejtje etnike

Në Republikën e Maqedonisë së Veriut është bërë e...

Konflikti i mundshëm Izrael – Iran

Nga Hisen Berisha Deputet i Parlamentit të Kosovës   Kjo është...

Abonohu

Të sponsorizuara

Bakllava i ndihmon burrat që të jenë më të mirë në seks

Derisa burrat fillojnë të plaken, është e domosdoshme që...

8 arsye pse nuk jeni të lumtur në punë

Puna duket se nuk po ju ecën edhe aq...

Spanja ”pushton” Shqiperinë, gjiganti turistik parashikon rritje me 500%

Shqipëria do të jetë një nga destinacionet e huaja...
spot_img

Ziadin Sela ; Një nder gabimet e mia të mëdha në jetë është Arben Taravari

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela njeriu i cili i dha fitoren " Frontit Evropian" ishte i ftuar në Top News të emisioni...

Kosova një pikë e zezë në hartën e Evropës

Nga Hisen Berisha Pasojat e propagandës kundër shtetit, të këtyre qeveritarëve para dhe pas ardhjes në pushtet, tani po sjellin efekte domino. Kur udhëheqin njerëzit e...

Ziadin Sela, feniksi që i fiton të gjitha betejat

Mbështetja e Frontit Evropian që erdhi nga Ziadin Sela dhe Aleanca për Shqiptaret doli të jetë vendimtare per fitoren e Frontit Evropian në Tetovë,...