spot_imgspot_img
spot_img

Kreu i PL sulmon Altin Dumanin: Jam Ilir Meta o super budallenj, të ketë kujdes se ku do ikë! Kam 300 mijë Vojo Kushi

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur me tone të ashpra deri edhe kërcënuese në drejtim të kreut të SPAK, Altin Dumani.

Në një konferemcë për mediat, ndërsa akuzoi kreun e SPAK se është i kapur, Meta tha për Dumanin tha se duhet të ketë kujdes se nga do ikë nëse vazhdon me veprime mafiizoe, ndërsa shtoi se PL ka 300 mijë si Vojo Kushi.

“S’kam bërë asnjë kërcënim, nuk jam nga ata që kërcënojnë aq më tepër drejtësinë. Unë jam këtu për të mbrojtur pluralizmin politik, i cili është gjymtuar për shkak të kapjes së drejtësisë. Unë kam qenë i vetëm në një parlament 100% të kapar, lidershipi i opozitës 100% i shitur, përveç doktorit.

Në të gjitha betejat e mira Venecia, edhe pse në presione shumë të mëdha, shkeljet ishin aq flagrante sa vendosi në bazë të parimeve më të larta të demokracisë dhe mbajti krahun e presidentit që mbrojti kushtetutën. Të përdoret një institucion si SPAK për të marrë peng pluralizmin politik, ajo që ka ndodh me Berishën është përpjekje për të marrë peng PD, për të marrë peng PL.

Këto nuk do ndodhin kurrë, kjo do jetë shumë e qartë. Do t’i japë fund pandëshkueshmërisë të shkojë t’i vërë hekurat Ramës. Ca ndrite në këto 3 vjet, arrestoi drejtorët që të shpëtosh kryebashkiakun, arreston drejtorët që të shpëtojë ministrat. Ta ka thënë vetë Ahmetaj kush është pronari faktik i inceneratorit të Tiranës.

Ti s’ke fuqi t’i gjesh dhe s’të lënë t’i gjesh se je i kapur. Ky që thërret gazetarët dhe i thotë se do bëjë çudira kundër Ilir Metës, duhet të shkonte atje te rruga e Ersekës, bie rruga e re. Unë njeri nuk kërcënojmë por unë jam Ilir Meta o superbudallenj, o super tarallakë, kudo ku jeni në politikë e SPAK. Ai të ketë kujdes se do ku do ikë nëse vazhdon me veprime të paligjshme, mafioze…”, tha Meta./TEMA

 

Op/Ed

Nuk mund të kesh gjak shqiptari dhe të votosh Gordanen për Presidente

Epilogu, megjithatë, i zgjedhjeve Maqedoninë e Veriut do të...

“Kutia e Pandorës” bomba e VMRO-së që nxite urrejtje etnike

Në Republikën e Maqedonisë së Veriut është bërë e...

Konflikti i mundshëm Izrael – Iran

Nga Hisen Berisha Deputet i Parlamentit të Kosovës   Kjo është...

Abonohu

Të sponsorizuara

Bakllava i ndihmon burrat që të jenë më të mirë në seks

Derisa burrat fillojnë të plaken, është e domosdoshme që...

8 arsye pse nuk jeni të lumtur në punë

Puna duket se nuk po ju ecën edhe aq...

Spanja ”pushton” Shqiperinë, gjiganti turistik parashikon rritje me 500%

Shqipëria do të jetë një nga destinacionet e huaja...
spot_img

Kosova një pikë e zezë në hartën e Evropës

Nga Hisen Berisha Pasojat e propagandës kundër shtetit, të këtyre qeveritarëve para dhe pas ardhjes në pushtet, tani po sjellin efekte domino. Kur udhëheqin njerëzit e...

Ziadin Sela, feniksi që i fiton të gjitha betejat

Mbështetja e Frontit Evropian që erdhi nga Ziadin Sela dhe Aleanca për Shqiptaret doli të jetë vendimtare per fitoren e Frontit Evropian në Tetovë,...

Meloni reagon ndaj dokumentarit RAI3, i del në mbrojtje Ramës

Kryeministria italiane, Giorgia Meloni ka reaguar lidhur me emisionin “Report” të Rai3 në të cilën u kritikua marrëveshja për emigrantët mes Shqipërisë dhe Italisë. “Shqipëria...