spot_imgspot_img
spot_img

Kryeministrja daneze Mette Frederiksen kanditate kryesore për të udhëheqë NATO-në

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg në vjeshtë paralajmerojë që nuk mund të qëndrojë në këtë post edhe për një kohë të gjatë, duke pritur për një pasardhës. Një nga kandidatët kryesorë  është kryeministrja daneze Mette Frederiksen, sipas  televizionit norvegjez VG

Më heret ishte paralajmëruar se ai do të japë dorëheqjen më 1 tetor, por gjetja e një zëvendësuesi ka rezultuar të jetë më e vështirë se sa pritej, sipas kanalit televiziv norvegjez.

 Gjetja e një kandidati që është gati për vjeshtë bëhet gjithnjë e më pak e mundshme çdo ditë që kalon, thotë një burim.

Stoltenberg e ka bërë të qartë disa herë se kohës së tij si sekretar i përgjithshëm po i vjen fundi dhe nuk ka dhënë asnjë informacion të ri gjatë vizitës së të premtes në bazën ajrore Ramstein në Gjermani.

– Nuk kam plane të tjera përveçse të përfundoj punën time në NATO në vjeshtë siç ishte planifikuar. Unë kam qendruar në post dy herë më shumë nga sa pritej, thotë Jens Stoltenberg.

Spekulimet se kush do të marrë postin më të lartë në NATO -së  tani janë duke u zhvilluar dhe mendohet se do të gjendet një zëvendësues përpara samitit të NATO-s në Vilnius në korrik.

Sipas norvegjeze VG, kryeministrja socialdemokrate e Danimarkës, Mette Fredriksen është një nga kandidatët kryesorë. Emri i saj është tani në tryezën e 31 liderëve të NATO-s që emërojnë një sekretar të ri të përgjithshëm për aleancës

Fredriksen supozohet të jetë gjithashtu një nga të preferuarit e presidentit amerikan Joe Biden, shkruan gazeta.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, është  gjithashtu një kandidate e mundshme, por ajo e ka bërë të qartë se dëshiron të vazhdojë punën në  BE-së.

Në të njëjtën kohë edhe Britania ka lobuar shumë që ministri i saj i Mbrojtjes Ben Wallace të marrë postin. Megjithatë, 52-vjeçari duket se nuk ka marrë ndonjë mbështetje nga vendet e BE-së dhe të NATO-s.

Op/Ed

Moratoriumi është një fitore politike e koalicionit “Vlen” në qeverinë e Maqedonisë së Veriut

Nga Astrit Gashi Moratoriumi për çështjet etnike, i propozuar...

Nga konferenca për Integrimin e Ballkanit dhe vendeve kandidate në Bashkimin Evropian (BE), siguria në BE

Hisen Berisha / Budapest Në kuadër të konferencës ndër-parlamentare për...

NËNA TEREZE U ANGAZHUA QË NJERIU TË MOS I NGJAJË NJË SKELETI TË ZHVESHUR NGA NDJESIA NJERËZORE

NËNA TEREZE U ANGAZHUA QË NJERIU TË MOS I...

Abonohu

Të sponsorizuara

Bakllava i ndihmon burrat që të jenë më të mirë në seks

Derisa burrat fillojnë të plaken, është e domosdoshme që...

8 arsye pse nuk jeni të lumtur në punë

Puna duket se nuk po ju ecën edhe aq...

Spanja ”pushton” Shqiperinë, gjiganti turistik parashikon rritje me 500%

Shqipëria do të jetë një nga destinacionet e huaja...
spot_img

NUK E KEMI NDËRMEND TË NDALEM

Mexhiti: Lufta me perandorinë e bixhozit është e vështirë, por ne nuk e kemi ndërmend të ndalemi! Mbyllja e kazinove sipas zëvendëskryeministrit të par Izet...

Diego Simeone kritikon Courtoisin

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone ka përmendur sjelljen e Thibaut Courtois mes skenave kaotike që u shkaktuan mbrëmë (e diel) në ‘Estadio Metropolitano’. ‘Los...

ZPS për dëshmitarin e 92-të: Ka qenë i ndaluar dhe keqtrajtuar nga UÇK-ja

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë ka filluar dëshminë dëshmitari i 92-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar i cili ka...