Pas intervistës së reperit Fero në podcastin e Arbanës Osmanit, ka pasur reagime të shumta lidhur me deklaratat e tij për ish-bashkëshorten e tij, Arbenita Ismajli, ku e mohoi kategorikisht se ka ushtruar dhunë ndaj saj.
“Unë nuk e kam dhunuar kurrë. E kam dashur shumë, por nuk jemi për njëri-tjetrin,” u shpreh Fero.
Pas kësaj deklarate, ka reaguar ish banorja e Big Brother Vip Kosova, Juliana Nura, e cila përmes një postimi në Instastory, ka shpërthyer ndaj tij.
“Kur e don dikë nuk e rraf atë o magar, e krejt ju magarë tjerë që e abuzoni gruan/femrën tuaj.”/Klankosova.tv
![]()




