spot_imgspot_img
spot_img

Kurti me shpresë se e nënshkruan marrëveshjen me Serbinë këtë muaj

Ndonëse më 27 shkurt të 2023-ës takimi trepalësh mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, presidentit serb Aleksandar Vuçiç, i ndërmjetësuar nga shefi i Bashkimit Evropian Josep Borrell, kishte përfunduar nënshkrime në marrëveshjen e arritur, sipas kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, kjo s’do të thotë që marrëveshja s’mund të nënshkruhet këtë muaj, në 1 vjetorin e ngjarjes.

Kurti ka deklaruar para gazetarëve se përgjigja e tij do të jetë pozitive nëse ftohet për të nënshkruar.

“Nëse na thërrasin për nënshkrim të marrëveshjes padyshim që shkoj. Unë jam treguar konstruktiv dhe i përkushtuar edhe atëherë kur na kanë thirrur në Bruksel e raundi i bisedimeve nuk mund të thuhet që ka qenë i suksesshëm”, deklaroi Kurti, edhe pse vetë në Këshillin e Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje thoshte se Marrëveshja e arritur në Bruksel është rezultati më i madh diplomatik i Kosovës.

“Unë këtë e bëj për BE-në, por e bëj edhe për shkak se duhet të kemi marrëdhënie normale me Serbinë. Sa për mua, këto do të normalizoheshin qysh në vitin e kaluar, por nëse nuk është bërë në shkurtin e marsin e 2023-s, e mund të bëhet në shkurtin e marsin e vitit 2024, pse jo”, është shprehur Kurti para gazetarëve.

Sa i përket raporteve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), ai ka thënë se vazhdojnë të jenë të mira, por kjo sipas tij s’do të thotë se duhet të pajtohen çdo herë e për çdo gjë.

“Si kryeministër i Kosovës kam folur që raportet tona, bashkëpunimi jonë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) është shumë i mirë tash me jemi partner, aleatë, miq, kjo nuk do të thotë që pajtohemi absolutisht çdoherë në çdo vend për gjithçka”.

Ai ka potencuar se Qeveria është e detyruar ta respektojë rregulloren e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), e cila e ndaloi përdorimin e dinarit serb ndërsa shtoi një periudhë tranzitore 3 mujore me arsyetimin e informimit të serbëve në Veri.

“Mirëpo në këtë aspekt kemi një Rregullore të re të Bankës Qendrore të Kosovës të cilën Qeveria e Republikës së Kosovës sipas Kushtetutës dhe ligjit, ka për detyrë ta mbështesë, andaj edhe unë them që raportet tona janë shumë të mira dhe i qëndroj kësaj fjale”, ka thënë Kurti.

Ndërsa, sa i përket armatimit që po bën Serbia, ai ka thënë se s’po armatoset për t’u mbrojtur.

“Ajo e blen për shkak të Kushtetutës së saj agresive dhe projekteve të saj serbomëdha. Në veçanti blen armatim nga Federata Ruse dhe nga Kina për bindjen time ajo dëshiron që t’i dëshmohet sidomos Kremlinit që është në vazhdimësi me politikën e Putinit pikërisht se është agresive ndaj Kosovës”.

Kreu i ekzekutivit, vlerësoi se normalizimi duhet të bëhet, por që ky normalizim s’mund të arrihet njëanshëm.

“Pra, nuk mund të kemi një normalizim i cili është në kundërshtim me të drejtën e Republikës së Kosovës për të ekzistuar, për t’u mbrojtur e për të qenë e lirë”.

“Por, duhet të jetë edhe sipas standardeve dhe normave evropiane, meqenëse Brukseli është vendi ku bëjmë marrëveshje dhe bashkëbisedojmë, por njëkohësisht edhe Brukseli përcakton kornizën, le të themi kornizën politike dhe vlerore të kontinentit që i përkasim”.

Në muajin shkurt të 2023-ës, Kurti kishte pranuar një letër të përbashkët edhe nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz dhe kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni në lidhje me takimin në Bruksel dhe propozimin evropian.

Në këtë letër ata kishin mirëpritur deklarimet publike të kryeministrit Kurti sa i përket propozimit evropian.

Kosova dhe Serbia janë pjesë e dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, për normalizim të raporteve, prej vitit 2011.

Palët kanë nënshkruar një mori marrëveshjesh, por jo të gjitha janë zbatuar./AP

Op/Ed

UÇK burim frymëzimi për brezat!

Nga Hisen Berisha Deputet i Parlamentit të Kosovës       Shënimi i...

Ku po mbetet statusi ynë?

Nazmi Beqiri - Ish nënkryetar i BDI-së "E kanmja (lakmia)...

Ti nuk e di çka është lufta, Gash!

Nga Kimete Berisha ; - 1998 ..Në autobus. Duke u...

Abonohu

Të sponsorizuara

Bakllava i ndihmon burrat që të jenë më të mirë në seks

Derisa burrat fillojnë të plaken, është e domosdoshme që...

8 arsye pse nuk jeni të lumtur në punë

Puna duket se nuk po ju ecën edhe aq...

Spanja ”pushton” Shqiperinë, gjiganti turistik parashikon rritje me 500%

Shqipëria do të jetë një nga destinacionet e huaja...
spot_img

Euro 2024 | Sot ndeshja Kroaci-Shqipëri, të gjithë sytë nga “derbi ballkanik”

Sot hapet raundi i dytë i ndeshjeve të grupeve në Kampionatin Europian. Siparin e ngre pikërisht ndeshja Kroaci-Shqipëri, e konsideruar si një derbi ballkanik,...

Veterani i UÇK-së që erdhi nga mërgata për të mbrojte tokën e Kosovës. Afrim Bunjaku u vra duke luftuar Milan Radoiçiqin

Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili dje protestojë në ditën e çlirimit duke kërkuar shkarkimin e shefes së grupit parlamentar të...

UÇK burim frymëzimi për brezat!

Nga Hisen Berisha Deputet i Parlamentit të Kosovës       Shënimi i 25-vjetorit të çlirimit na përkujton në fundin e një periudhe të errët të historisë dhe...