Bashkimi Demokratik për Integrim që drejtohet nga Ali Ahmeti, ka vendosur t’i hyjë përfundimisht garës për President të Maqedonisë së Veriut, raundi i parë i të cilave do të mbahet më 24 prill, kurse i dyti më 8 maj 2024.
Vetë lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, e ka prezantuar kandidatin për president Bujar Osmani, të enjtën, më 22 shkurt 2024, i cili aktualisht është Ministër i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut në Qeverinë që drejtohet nga shqiptari Talat Xhaferi, shkruan Demokracia.com.
Ahmeti së bashku me kandidatin shqiptar për president ka prezantuar edhe sloganin mjaft përmbajtësor: “Jo Rusisë, po Evropës”.
Kryemnistri i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur qëndrimin e tij kundër këtij propozimi përmes këshilltarit të tij për Maqedoninë e Veriut, Bekim Qoku, i cili pritet të kandidojë për deputet nga radhët e partive opozitare shqiptare (Lëvizja Evropiane për Ndryshim).
Qëndrimi i Qokut është i mbushur me gjuhë të rëndë, që shpërfaq në publik padurueshmërinë e tij që partia më e madhe shqiptare në Maqedoninë e Veriut, ish-pasuesja e UÇK-së, BDI e Ahmetit, të paraqesë kandidatin e saj për President.
DEMOKRACIA.COM