Në letrën që Gjermania, Franca dhe Italia ia kanë dërguar Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti ia kanë bërë të qartë se hapat që ka ndërmarrë Kosova nuk plotësojnë pritjet e bashkësisë ndërkombëtare, prandaj nuk përbëjnë hapa konkretë drejt themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
Në letrën e treshes më të fuqishme të Bashkimit Evropian është bërë e ditur se ia kanë refuzuar propozimin e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për të shkuar një draft-statut për Asociacionin.
Letra e plotë
I nderuar kryeministër,
Faleminderit për letrën tuaj në lidhje me aplikimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe Asociacionin/Këshillin e Komunave me Shumicë Serbe (A/CSMM).
Fatkeqësisht, hapat që ju propozoni nuk adresojnë nevojën urgjente për hapa vendimtarë drejt krijimit të A/CSMM-së dhe rrezikojnë të minojnë më tej Dialogun e lehtësuar nga BE-ja.
Së pari, draft-statuti i prezantuar nga Përfaqësuesi Special për Dilaogun, Miroslav Lajçak, nuk është një “propozim gjentelmenësh”. Është një model solid, i draftuar me kujdes me ndihmën e avokatëve dhe ekspertëve evropianë, i bazuar në praktikat më të mira ekzistuese.
Merr parasysh të gjitha vijat tuaja të kuqe gjithashtu edhe Gjykatën Kushtetuese dhe kornizën ligjore. Si i tillë, ka mbështetjen tonë të plotë. Le ta theksojmë edhe njëherë, ne nuk duam Kosovë jo funksionale. Asociacioni nuk është në asnjë formë i krahasueshëm me Republikën Serbe.
Së dyti, dorëzimi i këtij drafti tek ekspertët e Këshillit të Evropës nuk do të përbënte një hap të domosdoshëm vendimtar pasi opinioni i tyre nuk do të jetë ligjërisht i detyrueshëm. Kjo mund të arrihet vetëm duke e dërguar atë në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, në mënyrë që të jetë e pranueshme për Gjykatën. Siç u sqarua me Brukselin, nuk ka pengesa ligjore në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja për marrjen e këtij hapi.
Së treti, propozimi juaj për përgatitjen e një drafti të ri në konsultim me kryetarët apo zëvendësit aktualë të komunave nuk është as i përshtatshëm dhe as i zbatueshëm për shkak të rrethanave aktuale në këto komuna.
Z. Kryeministër, le të jemi të qartë: Ekziston një rrezik real që pa një progres vendimtar të A/CSMM, aplikimi i Kosovës, Këshilli i Evropës nuk do të marrë mbështetjen e mjaftueshme nga shtetet anëtare. Përparimi tani përgjatë linjave të sugjeruara nga Kuinti do të demonstronte përkushtimin tuaj ndaj të drejtave të pakicave, duke forcuar kështu pozitën e Kosovës dhe duke ri-energjizuar Dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Kjo është mënyra e vetme për të siguruar suksesin e aplikimit tuaj.
Veprimet dhe vendimet tuaja në këtë moment kritik do të jenë vendimtare për aspiratat e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Topi është në fushën tuaj. Ne besojmë sinqerisht në udhëheqjen tuaj. /Albanianpost.com
/Albanianpost.com