spot_imgspot_img
spot_img

Liderët evropianë me qëndrim të përbashkët: Kosova ta themelojë Asociacionin, Serbia ta bëjë njohjen de-facto

Gjermania, Franca, Italia kanë dalë më një qëndrim të përbashkët pas takimeve të djeshme në Bruksel.

Kancelari Olaf Scholz, Presidenti Emmanuel Macron, kryeministrja Giorgia Meloni, si the Përfaqësuesi për Politikë të Jashtme të BE dhe i dërguari Miroslav Lajçak përmes letërs kërkojnë që Kosova të nisë me procedurat për themelimin e Asociacionin, kurse Serbisë i kërkohet njohja e pavarësisë, njofton KlanKosova.tv.

“Në mënyrë që të ketë progres të shpejtë në zbatim, ne thërrasim Kosovës që të nisë me procedurat e themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, sikurse përshkruhet në draft-statut, dhe Serbinë që ta bëjë njohjen de-facto”, thuhet saktësisht në letër.

LETRA E PLOTË:

“Ne, Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz dhe Presidentja e Këshillit të Ministrave të Republikës së Italisë, Giorgia Meloni, bashkë me Presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel, Përfaqësuesin e Lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, Josep Borrell dhe të Dërguarin e BE-së për dialogun Prishtinë-Beograd, Miroslav Lajçak, jemi takuar me Presidentin e Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në margjina të Këshillit Evropian më 26 tetor 2023.

Ne mirëpresim angazhimin e të dyja palëve në diskutimet e djeshme në Bruksel. I kemi marrë parasysh komentet e dy liderëve të Kosovës dhe Serbisë për Statutin Evropian për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë dhe gatishmërinë e tyre të shprehur për zbatim. Draft-statuti që ne paraqitëm përfshin një mënyrë moderne evropiane për të trajtuar çështjen e ndjeshme të mbrojtjes së pakicave në përputhje me praktikat dhe standardet më të mira evropiane, sipas parametrave të përcaktuara nga palët.

Prandaj, ne nënvizojmë edhe një herë pritshmërinë tonë që palët të përmbushin angazhimet e tyre për zbatimin e Marrëveshjes për Rrugën drejt Normalizimit. Faza e zbatimit duhet të ketë progres me të dyja palët në përmbushjen e detyrimeve e tyre përkatëse paralelisht në mënyrë hap pas hapi bazuar në parimin që të dyja palët duhet të bëjnë diçka për të marrë diçka. Fokusi tani duhet të jetë në avancimin e zbatimit të plotë të marrëveshjes pa parakushte apo vonesa.

Në mënyrë që të ketë progres të shpejtë në zbatim, ne thërrasim Kosovës që të nisë me procedurat e themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, sikurse përshkruhet në draft-statut, dhe Serbinë që ta bëjë njohjen de-facto. Formalitetet, duke përfshirë edhe miratimin, nuk duhet të pengojnë përparimin në këtë çështje.

“Tash ne presim nga Kosova dhe Serbia që të pajtohen shpejt për detajet në dialogun e ndërmjetësuar nga BE. Në rast të mungesës së progresit për normalizim të marrëdhënieve të dyja palët rrezikojnë të humbasin mundësi të rëndësishme”.

 

Op/Ed

Moratoriumi është një fitore politike e koalicionit “Vlen” në qeverinë e Maqedonisë së Veriut

Nga Astrit Gashi Moratoriumi për çështjet etnike, i propozuar...

Nga konferenca për Integrimin e Ballkanit dhe vendeve kandidate në Bashkimin Evropian (BE), siguria në BE

Hisen Berisha / Budapest Në kuadër të konferencës ndër-parlamentare për...

NËNA TEREZE U ANGAZHUA QË NJERIU TË MOS I NGJAJË NJË SKELETI TË ZHVESHUR NGA NDJESIA NJERËZORE

NËNA TEREZE U ANGAZHUA QË NJERIU TË MOS I...

Abonohu

Të sponsorizuara

Bakllava i ndihmon burrat që të jenë më të mirë në seks

Derisa burrat fillojnë të plaken, është e domosdoshme që...

8 arsye pse nuk jeni të lumtur në punë

Puna duket se nuk po ju ecën edhe aq...

Spanja ”pushton” Shqiperinë, gjiganti turistik parashikon rritje me 500%

Shqipëria do të jetë një nga destinacionet e huaja...
spot_img

NUK E KEMI NDËRMEND TË NDALEM

Mexhiti: Lufta me perandorinë e bixhozit është e vështirë, por ne nuk e kemi ndërmend të ndalemi! Mbyllja e kazinove sipas zëvendëskryeministrit të par Izet...

Diego Simeone kritikon Courtoisin

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone ka përmendur sjelljen e Thibaut Courtois mes skenave kaotike që u shkaktuan mbrëmë (e diel) në ‘Estadio Metropolitano’. ‘Los...

ZPS për dëshmitarin e 92-të: Ka qenë i ndaluar dhe keqtrajtuar nga UÇK-ja

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë ka filluar dëshminë dëshmitari i 92-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar i cili ka...