Lirimi i tij ka ndodhur pas ai ka arritur një marrëveshje me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mbi akuzat për spiunazh.
Assange, e ka pranuar fajin për një akuzë të krimit, për marrjen dhe zbulimin e dokumenteve të klasifikuara në lidhje me ushtrinë amerikane dhe sistemet e sigurisë kombëtare, shkruajnë mediat ndërkombëtare transmeton Klankosova.tv
Ai pritet të dënohet me 62 muaj burgim, të cilët tashmë i ka përfunduar.
Raportohet se seanca dëgjimore do të mbahet të mërkurën në ishullin Saipan dhe pas përfundimit ai do të kthehet në shtëpinë e tij në Australi.
Betejat e tij ligjore dhe luftimet kundër ekstradimit, për në ShBA, morën fund pas 13 vjetësh.
Ai rrezikoi të përballet me burgim të përjetshëm apo edhe me vdekje, shkruajnë mediat ndërkombëtare transmeton Klankosova.