spot_imgspot_img
spot_img

Lista Guxo në Nju Jork, Peci u pa me Vjosa Osmanin pa treguar pse ka shkuar atje

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, këto ditë ka udhëtuar drejt Nju Jorkut, ku mbrëmë ka përfaqësuar Kosovën në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB). Por, para se Osmani të fliste në OKB, në rrjetet sociale qarkulluan disa fotografi të saj me ministrin Faton Peci.

Pyetja që nuk u bë ishte se çfarë po kërkonte Peci në Nju Jork, duke shëtitur rrugëve me buxhetin publik?

Ish-bashkëpartiakët e Listës “Guxo”, shëtitjen e tyre ia servuan vetë publikut përmes një fotografie të publikuar në rrjetet sociale.

Por, për dallim nga Vjosa Osmani që publiku ishte njoftuar pse po udhëtonte drejt SHBA-së, ministri Faton Peci shkoi gati si “klandestin” atje.

Madje, as Ministria e Bujqësisë që drejtohet nga ai nuk ka lëshuar fare ndonjë njoftim për media lidhur me këtë vizitë të tij në SHBA.

Demokracia.com ka mësuar se Peci, duke e ditur që edhe Osmani është atje, e ka shfrytëzuar një ftesë të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës për të shkuar edhe ai në Nju Jork.

Nga burime brenda AUV-it, Demokracia.com e ka konfirmuar jozyrtarisht që një delegacion i këtij institucioni gjendet atje.

Ministria e Bujqësisë, njoftimin e fundit ku është i përfshirë ministri Peci e ka bërë para gjashtë ditësh, më 18 tetor, lidhur me një vizitë të tij në terren tek një fermë në fshatin Koliq. /Demokracia.com/

Op/Ed

Nuk mund të kesh gjak shqiptari dhe të votosh Gordanen për Presidente

Epilogu, megjithatë, i zgjedhjeve Maqedoninë e Veriut do të...

“Kutia e Pandorës” bomba e VMRO-së që nxite urrejtje etnike

Në Republikën e Maqedonisë së Veriut është bërë e...

Konflikti i mundshëm Izrael – Iran

Nga Hisen Berisha Deputet i Parlamentit të Kosovës   Kjo është...

Abonohu

Të sponsorizuara

Bakllava i ndihmon burrat që të jenë më të mirë në seks

Derisa burrat fillojnë të plaken, është e domosdoshme që...

8 arsye pse nuk jeni të lumtur në punë

Puna duket se nuk po ju ecën edhe aq...

Spanja ”pushton” Shqiperinë, gjiganti turistik parashikon rritje me 500%

Shqipëria do të jetë një nga destinacionet e huaja...
spot_img

Ziadin Sela, feniksi që i fiton të gjitha betejat

Mbështetja e Frontit Evropian që erdhi nga Ziadin Sela dhe Aleanca për Shqiptaret doli të jetë vendimtare per fitoren e Frontit Evropian në Tetovë,...

Meloni reagon ndaj dokumentarit RAI3, i del në mbrojtje Ramës

Kryeministria italiane, Giorgia Meloni ka reaguar lidhur me emisionin “Report” të Rai3 në të cilën u kritikua marrëveshja për emigrantët mes Shqipërisë dhe Italisë. “Shqipëria...

Më 24 prill u përballëm me VLEN-in, më 8 maj përballemi me VMRO-DPMNE-në

Frontit Europian vazhdon fushatën për zgjedhjet parlamentare. Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, sot qëndroi në Strugë dhe Dibër, ku foli me qytetarët e këtyre...