spot_imgspot_img
spot_img

Lufta Serbi-Kosovë mundësi apo propogandë

Nga Hisen Berisha

Në deklaratat e mia televizive me qëllim të sçarimit të opinionit publik nga pozita e deputetit të Republikës së Kosovës, me përgaditje të lartë ushtarake dhe me përvojë direkte në luftën e UÇK-së, e po ashtu, me kontributin tim në krijimin e FSK-së, deri në ditët e saja të para, kur nisi të hapërojë si Ushtri e Republikës së Kosovës, jamë munduar që të spjegoj shkurtë mundësinë, se si nisë një luftë Serbi- Kosovë.

Ky angazhim imi, veçanërisht është shtuar pas sulmit të grupit të armatosur të kriminelëve si Radojçiq, ku mbeti i vrarë oficeri i Policisë së Republikës Kosovës, sulm të cilin që ditën e parë e quajta si akt kriminal i organizuar nga katërshja që ulet në tavolinën e bisedime dhe se ju shërben atyre si çarqaf që ka me mbulu krijimin e “zajednices” serbe në Kosovë.

Përveç argumenteve që i kam përmendur për ketë akt, para disa ditëve iu shtua një argumet edhe më kokëfortë, nga Kryeministrit Kurti i cili tha “në momentin e parë që mora lajmin nga Ministri i Brendshëm Sveçla, urdhërova se nuk dua asnjë gjurmë plumbi në muret e manastirit ku janë të pozicionuar kriminelët…” të cilët pas vrasjes se oficerit Afrim Bonjaku rezistuan duke perdorur arsenal armatimi dukshëm më të madh se sa trupat tona në kundërvënje.

Kjo do të thotë se, Kryeministri Kurti direkt mori në mbrojtje Radojçiqin.
Shtrohet pyetja pse?
Policët tanë kishin në dispozicion armë snajper të kalibrit të madh (pa i theksua kalibrat e saktë), ata po e vëzhgoni grupin që ishte në oborrin e manastirit.
Përmes kamerave e kishin identifikuar terroristin Radojçiq, siç po cilësohet udhëheqës i tyre, e që pritej ose arrestimi ose eleminimi i tij.
Eleminimin e ndaloj Albini, ngase plumbi forcave tona do ta shponte kokën e tij bashkë me murin prapa të cilit fshihej.
Po, në mos eliminimin e këtij objektivi, arrestimin e tij, cili nga Ju e ndaloj kryeministër? Sepse vetëm pas pak orësh, kamerat tona po e regjistronin grupin duke dalur nga rrethimi, me armatim personal dhe me një ecje pikniku rrugës për në Serbi.

Pra, bëra këtë përshkrim situate, për të dëshmuar se, deri sa të ketë kësi vasaliteti nga drejtusit tanë shtetërorë në raport me kriminelët e infiltruar serb, nuk ka rrezik për luftën Serbi – Kosovë, kjo e para.

E dyta, Serbija është një shtet, i cila ka mbijetuar përmes aleancave me kombet tjera në fqinjësi, (mbretëria serbo- kroate – sllovene), që ia mundësoj Serbis t’a shfrytëzoj 90% të bregdetit Adriatik në favor të kombit serb dhe kundër Shqiptarëve.

Ka vite që Serbia ka humbë daljen në Adriatik, ndaj ajo po tenton me diplomaci e me dredhi politike të rikthehet atje.
Jo shumë largë kohë, Blerim Reka (zyrtar i qeverisë Kurti 1) kërkoj që ti hapim koridorin për Adriatik Serbisë, dhe në cilësinë e një “poslushniku” serb, bëri rrëmujë me arsytimet politike të propozimit të tij mjeran, se si po mbijetojka shteti serb duke dalë në Adriatik përmes kanalit?!

Kjo konfirmon konstatimin shkencor, se spiunët zakonisht nuk kanë intelekt. Janë papagaj, inçjizojnë çka ju thuhet edhe çka shohin, edhe e transmetojnë te ai që i çërasë me kokërra gruri.

Zhvillimet e më vonshme treguan se Serbija së pari përmes taktikës ruse”çeqenizim” do ta rikthejë Malin e zi, çka për më pak se dy vjet ia arriti ta ketë në politikën malazeze kreun e shtetit edhe kreun e kishës ortodokse atje.
Pra ky është kapitulli i parë i përfunduar me sukses nga ana e Serbisë.

Kapitulli tjetër për Serbinë është që të rikthejë Kosovën tërsishtë nën Serbi.
Madje qoftë edhe duke i dhënë një autonomi kulturore brenda saj dhe ajo të kufizohet sërish me detin Adriatik.

Vendosja e bazave ushtarake përreth kufirit me Republikën e Kosovës, i shërben Serbisë si mbështetje për kishat ortodokse në teritorin shtetërorë të Kosovës.
Në fakt baza (postat) ushtarake serbe, janë pikërisht kishat ortodokse në Kosovë, detyra e parë e të cilave historikisht ka qenë ushtarake, ndërsa karakteri dhe shërbesa fetare ka qenë terciare, është edhe sot.

Bombardimet e NATO- s e kanë ndryshuar karakterin ortodoks të rajonit, dominuar nga Serbët që nga mbretëria serbo-kroato-sllovene, fuçizuan Kroacinë dhe e vetmja shpresë që kurr në të mos përsëritet nevoja e Kombeve të Bashkuara për bombardime të reja ndaj Serbisë, është Aleanca Ushtarake në mes Republikës së Kroacisë dhe Republikës së Kosovës.
Fuqizimi i këtij partneriteti politiko – ushtarak shqiptaro-kroat, e mbanë rajonin jashtë rrezikut për luftë.

Ne si shtet duhet së pari, të ngritemi në nivel të organizimit antikomunist duke miratuar Ligjin për denimin e krimeve të kominizmit dhe hapjen e dosjeve. Biles unë mendoj se në Kosovë komunizmi dhe çfarëdo lidhje shpirtërore me jugonastalgjikët ose trashëgimtarët e tyre, duhet të ndalohet me ligj.

Së dyti, duhet të nënshkruajmë marrëveshje me shtetin e Kroacisë, për ndihmë në krijimin e kapaciteteve tona, filimisht restauruese përmes fakulteteve të inxhinjerisë e të maçinerisë, që ti ngrisim serviset e mirembajtjes se paisjeve ushtarake dhe po ashtu, marrëveshjen që Kroacia të pajisë FSK-në me të gjitha armatimet që ajo i prodhon për ushtrinë e saj.

Në botëkuptimin tim si ushtarak Serbia ka dy rrugë: e para, për të vdekur duke “luftuar” për dalje në detin Adriatik dhe e dyta, për të vdekur e mbyllur, e izoluar dhe largë valëve të Adriatikut.

Ky shkrim nuk i vë pikë mundësive për të zbrapsur luftën serbo-kosovare para se të fillojë, por po hapi debatin në këtë kuptim dhe po dua ta ndali retorikën e instaluar nga spiunazhi serb, se kush e fiton luftën e ardhëshme Serbi- Kosovë!?

Op/Ed

Gordana Siljanovska-Davkova nuk i përfaqëson 30% të shqiptarëve në Maqedoni

  Nga Astrit Gashi Kandidatja për presidente nga VMRO-DPMNE Gordana Siljanovska-Davkova...

Nuk mund të kesh gjak shqiptari dhe të votosh Gordanen për Presidente

Epilogu, megjithatë, i zgjedhjeve Maqedoninë e Veriut do të...

“Kutia e Pandorës” bomba e VMRO-së që nxite urrejtje etnike

Në Republikën e Maqedonisë së Veriut është bërë e...

Abonohu

Të sponsorizuara

Bakllava i ndihmon burrat që të jenë më të mirë në seks

Derisa burrat fillojnë të plaken, është e domosdoshme që...

8 arsye pse nuk jeni të lumtur në punë

Puna duket se nuk po ju ecën edhe aq...

Spanja ”pushton” Shqiperinë, gjiganti turistik parashikon rritje me 500%

Shqipëria do të jetë një nga destinacionet e huaja...
spot_img

Ansambli Muzikor sjell Adem Jasharin në Tetovë

Në Tetovë është shënuar edhe një e arritur në kulturën shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Ansambli Muzikor ka hedhur në skenë koncertin e parë...

Përurohet në Gjakovë, busti i heroit kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut

Në Gjakovë është përuruar ditën e sotme busti i heroit kombëtar të Shqipërisë, Gjergj Kastriot Skënderbeut. Monumenti, i cili pasqyron Gjergj Kastriotin mbi kalë,...

Me rastin e 3 Majit – Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit

Me rastin e 3 Majit - Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit, Këshillii Mediave të Shkruara të Kosovës (KMShK) sjell ndërmend se liria e...