spot_imgspot_img
spot_img

LV-ja pyet Osmanin: Mbi çfarë baze kushtetuese e ligjore refuzon krye parlamentarin në takim?

Të mërkurën presidentja e vendit, Vjosa Osmani priti në një takim liderët e partive politike për të diskutuar rreth datës së zgjedhjeve nacionale në vend, në të cilin takim nuk morën pjesë disa krerë të partive politike, e njëri ndër ta edhe ai i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

E, nga kjo parti deklaruan se në mungesë të Kurtit në këtë takim do të marrë pjesë, nënkryetari i partisë, Glauk Konjufca i cili u refuzua nga Osmani, pasi siç deklaroi ajo “ ky takim konsultativ është vetëm për nivel të kryetarëve, këtë parim e kemi mbajtur për të gjithë”.

Mirëpo, me këtë deklaratë të Osmanit nuk po pajtohen nga LV-ja duke kërkuar nga presidentja të tregojë se mbi çfarë baze kushtetuese e ligjore refuzon zëvendësimin e kryetarit të subjektit politik.

“Kryeministri Kurti nuk mund të jetë në dy vende njëkohësisht, andaj ai është dashur të peshojë: ta anulojë pjesëmarrjen e konfirmuar qysh para tri javësh në drekë me 21 ambasadorë, apo të shkojë aty dhe në vend të tij me partitë politike te presidentja Osmani të shkojë nënkryetari i parë dhe kryeparlamentari Konjufca. Me të drejtë e ka përzgjedhur të dytën. Pyetja që duhet shtruar është: mbi çfarë baze kushtetuese e ligjore Presidentja refuzon zëvendësimin e kryetarit të subjektit politik (që është edhe Kryeministër) me nënkryetarin e parë (që është edhe kryeparlamentar)?”, ka shkruar në “Facebook” deputeti i LV-së, Adnan Rrustemi.

Op/Ed

Moratoriumi është një fitore politike e koalicionit “Vlen” në qeverinë e Maqedonisë së Veriut

Nga Astrit Gashi Moratoriumi për çështjet etnike, i propozuar...

Nga konferenca për Integrimin e Ballkanit dhe vendeve kandidate në Bashkimin Evropian (BE), siguria në BE

Hisen Berisha / Budapest Në kuadër të konferencës ndër-parlamentare për...

NËNA TEREZE U ANGAZHUA QË NJERIU TË MOS I NGJAJË NJË SKELETI TË ZHVESHUR NGA NDJESIA NJERËZORE

NËNA TEREZE U ANGAZHUA QË NJERIU TË MOS I...

Abonohu

Të sponsorizuara

Bakllava i ndihmon burrat që të jenë më të mirë në seks

Derisa burrat fillojnë të plaken, është e domosdoshme që...

8 arsye pse nuk jeni të lumtur në punë

Puna duket se nuk po ju ecën edhe aq...

Spanja ”pushton” Shqiperinë, gjiganti turistik parashikon rritje me 500%

Shqipëria do të jetë një nga destinacionet e huaja...
spot_img

Shkodran Tolaj kërkon që ministri Ljutkov t’i kerkojë falje publike për shpifje

Ish-drejtori i Ansambli i Këngeve dhe Valleve Popullore Shqiptare, Shkodran Tolaj, në një demant dërguar mediave përmes emailit ka theksuar se pret falje publike...

Moratoriumi është një fitore politike e koalicionit “Vlen” në qeverinë e Maqedonisë së Veriut

Nga Astrit Gashi Moratoriumi për çështjet etnike, i propozuar nga kryeministri maqedonas Hristijan Mickoski, duhet të shfrytëzohet nga partitë politike shqiptare për të krijuar...

Pas mesnate debati Harris-Trump që dikton garën presidenciale

Debati, një element vendimtar i fushatës zgjedhore për Shtëpinë e Bardhë, do të rikthehet në ekranet televizive. Sonte kandidatët në garën presidenciale do të...