spot_imgspot_img
spot_img

LVV në Maqedoni të Veriut, precedent i rrezikshëm për përmbushje personale

Shkrirja e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) përtej kufijve shtetëror, përkatësisht në trupin elektoral të Maqedonisë së Veriut, përveç përmbushjes së ambicieve personale të kryeministrit kosovar, Albin Kurti, mund të krijojë një precedent shumë të rrezikshëm në Ballkanin Perëndimor, posaçërisht në një rajon të rrethuar nga armiqësitë etnike dhe konfliktet e papërfunduara.

Rreshtimi i udhëheqësit të LVV-së në promovimin e një vije të caktuar politiko-ideologjike, nuk është diçka e re, veçse atëherë në rolin e opozitarit të zjarrtë, kurse tash në pozitën e kryeministrit – një sfidë kushtetuese përtej prezantimit personal, duke marrë për bazë premisën themelore se ai nuk i përfaqëson shqiptarët në rajon siç synon, por vetëm shtetin e Kosovës.

Xhelal Neziri, gazetar dhe analist politik, derisa komenton për Albanian Post përfshirjen e LVV-së në garën zgjedhore në Maqedoninë e Veriut në kuadër të koalicionit opozitar shqiptar Lidhja Evropiane për Ndryshim (LEN) kundër Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), kujton se kreu i ekzekutivit kosovar prej kohësh synon të shtrijë projektin e tij politik në Shkup.

Neziri vëren se ndonëse në shtetet anëtare të Bashkimit Evropian (BE), ekzistojnë shumë raste kur partitë shtrihet përtej kufijve shtetëror, porse në rastin konkrek, në një rajon të ngjeshur nga tensionet etnike, mund të përbëjë një precedent shumë të rrezikshëm për të ardhmen. Praktikisht, përfshirjen e partive politike të rajonit në çdo shtet ku jetojnë pakicat etnike.

“Formimi i partive etnike jashtë shtetit mund të përbëjë një precedent të rrezikshëm në rajon. Çfarë do të ndodhë nëse nesër, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, themelon Partinë Progresive Serbe (SNS) në Maqedoninë e Veriut ose në Kosovë? Apo presidenti i Republikës Sërpska, Millorad Dodik, vendos të themeloj partinë e tij në Mal të Zi e gjetiu?”, shtron dilemën ai.

Përpjekjet e kryeministrit drejt shtrirjes së ndikimit në mesin e shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut kishte filluar qysh në vitin 2016, përkatësisht në kohën kur ishte rreshtuar krahas Lëvizjes Besa (BESA), kundër aleancës VMRO-DPMNE dhe BDI, saktësisht në njëvjetorin e ngjarjeve në Kumanovë, ku 10 shqiptarë ishin vrarë gjatë një sulmi të armatosur.

Neziri ndër të tjera përmend edhe përkrahjen e LVV-së për kandidatin e përbashkët të Aleancës për Shqiptarët (ASH), Blerim Reka, në garën për president të Maqedonisë së Veriut, ndërsa duke komentuar mbi synimet e kryeministrit Kurti për të eksportuar në një shtet fqinj momentumin e krijuar në Kosovë, ai shprehet i bindur se nuk do ketë sukses.

“Deri tani, duke marrë parasysh rezultatin e investimit politik të LVV-së në Maqedoninë e Veriut, duket se shqiptarët e këtushëm nuk kanë pasur nevojë për ndryshim. Pastaj, këtu luan rol edhe karakteristika e shoqërisë: ndryshe nga shoqëria kosovare, nuk ka ndonjë traditë të protestave e revolucioneve. Shoqëria më shumë parapëlqen evolucionin, jo revolucionin”, thotë Neziri.

Nga ana tjetër, politologu dhe sociologu kosovar, Shkodran Ramadani, derisa komenton për Albanian Post përpjekjet e kryeministrit Kurtit për të ndihmuar një brez të ri politik kundër BDI-së, vlerëson se ai synon të marrë primatin e prijësit të shqiptarëve, ngase sipas tij, konsideron se jo vetëm Kosovën, por mbarë shqiptarët në rajon dhe diasporë i ka futur në xhep.

“Ai përpiqet të konkretizojë ambicien për të qenë lider mbarëshqiptar – numri një i shqiptarëve në çdo trevë – për shkak se ai konsideron se Kosovën, diasporën dhe Luginën e Preshevës i ka futur në xhep, ai është nisur drejt cakut të ri: Maqedonisë së Veriut”, vlerëson Ramadani, derisa kujton inkursionin e dështuar në trupin elektotal të Shqipërisë.

“Fiaskoja në Shqipëri si duket i ka dhënë një leksion të fortë, prandaj ai tash nuk është futur i vetëm në zgjedhje, por në një koalicion, ku gjasat për dështim të përmasave të përvojës në Shqipëri janë më të vogla. Prandaj, suksesi potencial i opozitës shqiptare nuk mund t’i atribuohet krejtësisht LVV-së, por atmosferës së përgjithshme në mesin e shqiptarëve atje”.

LVV-ja nuk është e regjistruar si subjekt i pavarur politik në Maqedoninë e Veriut, por bashkëpunimi me tri partitë opozitare shqiptare – BESA, Alternativa dhe Lëvizja Demokratike – pritet të konkretizohet në lista të përbashkëta për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen në maj të vitit 2024.

Neziri konsideron se bashkëpunimi midis LVV-së dhe LEN-it orientohet kryesisht mbi bazën etnike, ndërsa ideologjia e tyre politike është krejtësisht e kundërt – përderisa LEN-i përbëhet nga tri parti konservatore të djathta, në anën tjetër LVV-ja është një parti e majtë socialdemokrate. Pra, del se bashkëpunimi varet kryesisht nga armiqësitë e përbashkëta politike.

“Gjithashtu, kjo sjellje është pjesë e një modeli më të gjerë të LVV-së. Kjo parti e sheh veten si rezervar ideologjik dhe agjent politik që duhet të ketë mision ushtrimin e ndikimit, jo vetëm në rajon, por kudo nëpër botë. E kemi parë pozicionimin në zgjedhjet e Gjermanisë, SHBA, Zvicër… Prandaj nuk është për t’u çuditur as këtë herë”, thekson Ramadani nga ana tjetër.

E shumë i habitur është shprehur të hënën edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, i cili ka theksuar se partitë simotra edhe mund të mbështesin një parti politike në një vend të caktuar, porse kurrë nuk ka ndodhur që një parti politike të marrë pjesë në zgjedhjet e një vendi tjetër, sipas modelit të instaluar rishtas nga partia kosovare në pushtet.

Op/Ed

Gordana Siljanovska-Davkova nuk i përfaqëson 30% të shqiptarëve në Maqedoni

  Nga Astrit Gashi Kandidatja për presidente nga VMRO-DPMNE Gordana Siljanovska-Davkova...

Nuk mund të kesh gjak shqiptari dhe të votosh Gordanen për Presidente

Epilogu, megjithatë, i zgjedhjeve Maqedoninë e Veriut do të...

“Kutia e Pandorës” bomba e VMRO-së që nxite urrejtje etnike

Në Republikën e Maqedonisë së Veriut është bërë e...

Abonohu

Të sponsorizuara

Bakllava i ndihmon burrat që të jenë më të mirë në seks

Derisa burrat fillojnë të plaken, është e domosdoshme që...

8 arsye pse nuk jeni të lumtur në punë

Puna duket se nuk po ju ecën edhe aq...

Spanja ”pushton” Shqiperinë, gjiganti turistik parashikon rritje me 500%

Shqipëria do të jetë një nga destinacionet e huaja...
spot_img

Përurohet në Gjakovë, busti i heroit kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut

Në Gjakovë është përuruar ditën e sotme busti i heroit kombëtar të Shqipërisë, Gjergj Kastriot Skënderbeut. Monumenti, i cili pasqyron Gjergj Kastriotin mbi kalë,...

Me rastin e 3 Majit – Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit

Me rastin e 3 Majit - Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit, Këshillii Mediave të Shkruara të Kosovës (KMShK) sjell ndërmend se liria e...

Vuçiç mund të revoltohet, por festa e ditëlindjes së Skënderbeut do të mbahet në Prishtinë!

Festimi i Ditëlindjes së heroit Gjergj Kastriotit, më 6 Maj në sheshin qendror të Prishtinës “Skënderbeu” e paralajmëruar nga organizatorët si një “Ditë e...