spot_imgspot_img
spot_img

Mblidhet Kryesia e Kuvendit, ky është rendi i ditës

Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës sot do të mbajë mbledhjen e radhës.

Mbledhja do të fillojë në orën 11:00.

Këto janë pikat e rendit të ditës:

I. Miratimi i procesverbaleve të mbledhjeve të mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,

II. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 28 shtator, 4 dhe 26 tetor 2023:

18.Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-241 për vlerësimin strategjik mjedisor,

19.Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-242 për performancën energjetike të ndërtesave,

20.Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-246 për administrimin e ndërtesave dhe lagjeve të banimit në bashkëpronësi,

21.Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-240 për Agjencinë e Regjistrimit Civil. III. Seanca e veçantë:

22.Miratimi i Deklaratës në mbështetje të Rezolutës së Parlamentit Evropian e datës 19 tetor 2023 mbi zhvillimet e fundit në dialogun Serbi-Kosovë, përfshirë situatën në komunat veriore të Kosovës (2023/2880(RSP).

IV. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 5 dhe 12 tetor 2023:

3.Votimi i Projektligjit nr.08/L-251 për ratifikimin e Marrëveshjes së financimit në mes të Republikës së Kosovës, përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Bankës Evropiane për Investime për projektin “Rehabilitimi i linjës hekurudhore 10 B”,
4.Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-252 për ratifikimin e Marrëveshjes në mes Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe Deutsche Gesellschaft für Zusammenarbeit (GIZ) GmbH, për projektin mbështetja për zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit të bujqësisë në zonat rurale përmes diversifikimit të aktiviteteve,

5.Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr. 08/L-211 për Verëra,

6.Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Komisionit të Pavarur të Mediave, nga radhët e komuniteteve jo shumicë,

7.Propozimi i grupeve parlamentare për emërimin dhe zëvendësimin e anëtarëve në Komisionin Hetimor Parlamentar në lidhje me rastet e dhunës seksuale dhe dhunës në familje në Republikën e Kosovës.

 

V. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 19 tetor 2023:

6.Votimi për emërimin e 3 (tre) anëtarëve vendorë të Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë së Kosovës për Akreditim,

7.Votimi i Projektligjit nr.08/L-221 për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë dhe projektit ndërmjet Republikës së Kosovës, përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, KOSTT (Operator Sistemi, Transmisioni dhe Tregu sh. a.) dhe KFW, Frankfurt Am Main (KFW) për Projektin -Zhvillimi i sektorit të energjisë VII – përmirësimi i rrjetit të transmetimit,

8.Votimi i Projektligjit nr.08/L-222 për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë në mes të Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për rindërtim dhe zhvillim për Projektin “Ngrohtorja solare e Prishtinës”,

Votimi i Projektligjit nr.08/L-223 për ratifikimin e Marrëveshjes për bashkëfinancimin e bursave të arsimit të lartë në nivelin master në mes Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe Ambasadës së Francës në Prishtinë,

9.Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-207 për tekstet shkollore,

10.Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-234 për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë për programin e financave publike dhe rritjes ekonomike ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Fondit OPEC për Zhvillim Ndërkombëtar,
11.Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-236 për ratifikimin e Traktatit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Danimarkës për shfrytëzimin e institucionit korrektues në Gjilan me qëllim të ekzekutimit të dënimeve daneze,

12.Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-253 për Aderimin e Republikës së Kosovës në Konventën për Importin e Përkohshëm,

13.Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-254 për ratifikimin e Marrëveshjes ndërkombëtare ndërmjet Kosovës nga njëra anë dhe Bashkimit Evropian nga ana tjetër për pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e bashkimit programi i tregut të vetëm,

14.Votimi në parim i Projekt Kodit nr.08/L-247 Doganor dhe i Akcizave,

15.Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-244 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 06/L-043 për Lirinë e Asociimit në Organizata Joqeveritare,

16.Shqyrtimi i rekomandimit të Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete,

Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit për shkarkimin e z. Agron Beka nga pozita e anëtarit të Këshillit Prokurorial të Kosovës,
17.Shqyrtimi i Raportit vjetor financiar të Buxhetit të Republikës së Kosovës, për vitin 2022,

18.Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit për Ankesa të Mediave.

VI. Propozimi i rendit të ditës për Seancën plenare të radhës:

1.Deklarimet jashtë rendit të ditës,

2.Pyetjet parlamentare,

3.Votimi i Propozim-Rezolutës për mbështetjen urgjente financiare të Policisë së Kosovës,

4.Votimi i Projekt-Rezolutës nga debati parlamentar në lidhje me nevojën për ngritjen e koeficientit të pagave,

5.Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-208 për Parqet Industriale dhe Teknologjike,

6.Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-237 për kadastër të pronës së paluajtshme,

7.Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-257 për Administrimin e Procedurave Tatimore,

8.Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-258 për promovimin e përdorimit të burimeve të ripërtërishme të energjisë,

9.Shqyrtimi i rekomandimeve lidhur me Raportin e Auditorit të Përgjithshëm për Raportin Vjetor Financiar të Buxhetit të Republikës së Kosovës, për vitin 2022,

10.Zgjedhja e 3 (tre) anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Mediave,

11.Zgjedhja e 1 (një) anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga radha e komunitetit serb,

12.Miratimi i buxhetit të Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me rastet e dhunës seksuale dhe dhunës në familje.

VII. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave

Op/Ed

Gordana Siljanovska-Davkova nuk i përfaqëson 30% të shqiptarëve në Maqedoni

  Nga Astrit Gashi Kandidatja për presidente nga VMRO-DPMNE Gordana Siljanovska-Davkova...

Nuk mund të kesh gjak shqiptari dhe të votosh Gordanen për Presidente

Epilogu, megjithatë, i zgjedhjeve Maqedoninë e Veriut do të...

“Kutia e Pandorës” bomba e VMRO-së që nxite urrejtje etnike

Në Republikën e Maqedonisë së Veriut është bërë e...

Abonohu

Të sponsorizuara

Bakllava i ndihmon burrat që të jenë më të mirë në seks

Derisa burrat fillojnë të plaken, është e domosdoshme që...

8 arsye pse nuk jeni të lumtur në punë

Puna duket se nuk po ju ecën edhe aq...

Spanja ”pushton” Shqiperinë, gjiganti turistik parashikon rritje me 500%

Shqipëria do të jetë një nga destinacionet e huaja...
spot_img

Mexhiti: Qeveri pa shqiptarët s’mund të ketë, ne nuk pretendojmë të jemi në qeveri me çdo kusht

Kreu i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti në intervistë për Radio Televizionin e Shqipërisë tha se nëse duam të kemi qeveri stabile, gjithëpërfshirëse, atëherë patjetër...

Baton Haxhiu futet në SPAK i maskuar

Analisti Baton Haxhiu është paraqitur mesditën e sotme në SPAK, i kamufluar me kapele, për t’i shpëtuar syrit të gazetarëve, të cilët monitorojnë se...

Ansambli Muzikor sjell Adem Jasharin në Tetovë

Në Tetovë është shënuar edhe një e arritur në kulturën shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Ansambli Muzikor ka hedhur në skenë koncertin e parë...