spot_imgspot_img
spot_img

Mbrojtja e Thaçit në rrezik avokatet e tij, mocion për tërheqje për shkak të mos pagesës

Ish-Presidenti Hashim Thaçi shumë shpejt mund të mbes pa avokatët e tij kryesor. Avokatët e ish-presidentit Hashim Thaçi të cilët po e mbrojnë në rastin e tij në Hagë, përmes një mocioni kanë paralajmëruar tërheqjen nga kjo detyrë.

Gregory Kehoe, avokati kryesor, së bashku me ekipen e tij, avokatët, Joe Reeder, Greenberg Legal Assocciates dhe anëtarë të kësaj kompanie, kanë parashtruar këtë mocion, pranë Dhomave të Specializuara për shkak të moskryerjes së obligimeve ndaj tyre.

“Mbrojtësi kryesor i z. Hashim Thaçi, Gregory Kehoe, Bashkë-Avokati Joe Reeder, së bashku me bashkëpunëtorët ligjorë , dhe anëtarët e ekipit mbështetës të punësuar nga Greenberg Traurig, P.A. (“Anëtarët e ekipit mbështetës të Greenberg”), paraqisni këtë mocion për t’u tërhequr në pajtim me nenin 16(2)(b) të Direktivës së Dhomave të Specializuara të Kosovës për avokatët.” – thuhet në mocion.

Tutje aty specifikohet arsyeja, e që del të jetë mos pagesa e avokatëve.

“Z. Thaçi ka dështuar të përmbushë një detyrim ndaj Gregory Kehoe, Joe Reeder, të Greenberg Legal Associates, dhe Anëtarët e Ekipit Mbështetës të Greenberg, dhe z. Thaçi i është dhënë një paralajmërim”. – thuhet aty.

Tutje në këtë mocion sqarohen detaje shtesë se si mund të vazhdohet mbrojtja e z.Thaç në Hagë.

Në bazë të nenit 21(4)(e) të Ligjit Nr.05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Prokuroria e Specializuar (“Ligji”), z. Thaçi ka të drejtë të “mbrohet përmes një avokati specialist të zgjedhur prej tij; të informohet, nëse ai ose ajo nuk e bën këtë, të ketë ndihmë juridike për këtë të drejtë; dhe t’i caktohet një Këshilltar Special ose atë, në çdo rast kur këtë e kërkojnë interesat e drejtësisë dhe pa pagesë prej tij, ose ajo në çdo rast të tillë nëse ai ose ajo nuk ka mjete të mjaftueshme për të paguar për të.” – citohet ligji për Dhomat e Specializuara.

Ndryshe, Gregory Kehoe u emërua Këshilltar Drejtues nga Sekretari për të përfaqësuar z. Thaçi më 25 maj 2021./Nacionale

Op/Ed

Gordana Siljanovska-Davkova nuk i përfaqëson 30% të shqiptarëve në Maqedoni

  Nga Astrit Gashi Kandidatja për presidente nga VMRO-DPMNE Gordana Siljanovska-Davkova...

Nuk mund të kesh gjak shqiptari dhe të votosh Gordanen për Presidente

Epilogu, megjithatë, i zgjedhjeve Maqedoninë e Veriut do të...

“Kutia e Pandorës” bomba e VMRO-së që nxite urrejtje etnike

Në Republikën e Maqedonisë së Veriut është bërë e...

Abonohu

Të sponsorizuara

Bakllava i ndihmon burrat që të jenë më të mirë në seks

Derisa burrat fillojnë të plaken, është e domosdoshme që...

8 arsye pse nuk jeni të lumtur në punë

Puna duket se nuk po ju ecën edhe aq...

Spanja ”pushton” Shqiperinë, gjiganti turistik parashikon rritje me 500%

Shqipëria do të jetë një nga destinacionet e huaja...
spot_img

Ansambli Muzikor sjell Adem Jasharin në Tetovë

Në Tetovë është shënuar edhe një e arritur në kulturën shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Ansambli Muzikor ka hedhur në skenë koncertin e parë...

Përurohet në Gjakovë, busti i heroit kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut

Në Gjakovë është përuruar ditën e sotme busti i heroit kombëtar të Shqipërisë, Gjergj Kastriot Skënderbeut. Monumenti, i cili pasqyron Gjergj Kastriotin mbi kalë,...

Me rastin e 3 Majit – Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit

Me rastin e 3 Majit - Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit, Këshillii Mediave të Shkruara të Kosovës (KMShK) sjell ndërmend se liria e...