Nga Akan Lika
Në debatin për formimin e Qeverisë së re në RMV “dikush” (askush) si Adnan Azizi (deputet në Kuvend), duke dashtë të mbuloj të bëmat e veta, duke u nis me metoden “haxhuzeve”: “më mirë t’i them unë sa sum kan than ata”! tha diçka që lëndoi shumë shpirtin dhe ndjenjën e thellë të çdo Shqiptari ( të vërtetëve) duke thënë se , citoj: “Serbia, Vuçiqi e Putini, skan bë keq e dëm, po ka bë dëm BDI”!
Kjo e thënë nga goja e një Shqiptari, jo që tingëllon e habitshme por është edhe më shumë se tragjike.
Në kohë lufte Serbia zinte disa persona dhe nën kërcënim të pushkatimit i detyronte ta lavdërojnë Milloshin para kamerave ( kishte shumë qe u vrane me familje e nuk pranuan) dhe në një mënyrë i kuptoja edhe unë si Ushtarë i UÇK-së, dhe kisha dhimbje se si i detyrun ata të flasin kundër vullnetit të tyre.
Shikova (at ditë kur fliste ky deputet) për rreth e afër tij, skish asnjë armë drejtuar, as familjes tijë josejo. Kur fliste ai, pos kolltuqeve të buta të parlamentit nuk arrita të shoh asgjë e ta arsyetoj disi, ( e pash se e ka per kolltuk)
I nderuar i hoxhë “pa hoxhë” e më së paku njeri “jo njeri” a ke lexu për Masakrat në rrethinën e Nishit ku 750 fshatra u djegën dhe u masakruan pse ishin Shqiptar e Musliman u vranë e masakruan fëmijë në djep, a ke ndëgju për masakrat ne rajon të Kumanovës e Karadakut ku u pushkatuan e u vranë fshatra të tërë nga mbretëria e Stoilkoviqit (pobratimit tënd sot) a ke ndegju për burgjet e dijetarve tanë deri ne vitet e 90, nëse ska pas kush me të tregu për kto ndodhi (sigurt spaska pas kush), a nuk pate me sy masakrat e fundit të Serbisë edhe shokve tu në Luftën e fundit Kosovës dhe në Maqedoni, apo si ajo e Srebrenicës…
Nuk i paskanë bë keq familjes Zymeri në Sllupçan, ku u vra edhe fëmija gjashtë muaj me gith familjen, Familjes Jashari e maskrat ne Reçak… E kush i bëri oo Hoxho, këto masakra mbi fmijët e gra. Kush i bëri Hoxho…
Asnjë Fotele as pozicion asgjë tjetër se mbulon të keqen dhe turpin, “me qenë mbret servil është më keq se me qen bujk krenar…”
Partitë mundët edhe me bë gabime, por amnistimi i Serbisë e Milloshit dhe Putinit është e turpshme…
Nëse ti prej BDI ke pa keq, pse vetëm ske qen në kolltuk e në “çeshme të derzhavës” me vjedh e me u knaq në lluks, sdo me than se ti ke të drejtë me dasht Serbinë…
“Hoxh” pa profesion e deputet pa nderë, asgjë nuk është e përjetshme as bota dhe as funksionet ata një ditë përfundojnë! e më së keqi është kur e humb fytyrën (nëse ke) atë s’mund e kthen as në kët botë e me së paku në atë tjetrën.
As kërkimfalja stë krynë punë, por bajshë me shëndet “znaçkën” e tradhtisë dhe servilit!
Lavdi Dëshmorëve e martirëve!
Lavdi popullit tonë!