spot_imgspot_img
spot_img

Milaim Zeka: Albin Kurti dorëzoi dorëheqjen te Ambasada e SHBA, mund të shpallet edhe “non grata”!

Gazetari dhe publicisti njohur Milaim Zeka thotë se kryeministri Albin Kurti ka dorëzuar dorëheqjen pak kohë më parë në ambasadën e SHBA-së në Prishtinë, por sipas tij, “amerikanët nuk ia kanë pranuar”.

Zeka gjithashtu tha se Kurti është mes një dileme të madhe, pasi formimin e asociacionit ia kërkon Uashingtoni, ndërsa ai vetë ka ardhur në pushtet duke e kundërshtuar asociacionin e komunave serbe.

Kjo, sipas Zekës mund të sjellë zgjedhje të parakohshme, madje duke filluar nga 15 janari, nëse nuk ndodh, mund të sjellë një paketë të re sanksionesh për Kosovën.

Gjatë intervistës për “Top Talk” në Top Channel, Zeka shkoi edhe më tej kur tha se Kurti rrezikon të shpallet “non-grata” nga SHBA dhe Britania e Madhe nëse refuzon asociacionin.

“Blerja e armatimeve është sinjal që më shumë po i dërgohet Rusisë sesa Serbisë, perëndimi po bindet përditë për hipokrizinë e Vuçiçit, ky për mua është më i rrezikshëm se Millosheviçi, ky ka qenë zëdhënës i tij. Bota po tregon sinjale të qarta.

Ajo që më shqetëson është qëndrimi i Kurtit. Më shqetëson kryeneçësia e Albin Kurtit, e di fare mirë që asociacioni duhet të plotësohet. Nuk është kërkesë e Vuçiçit por është kërkesë e Uashingtonit. Albin Kurti nuk do e pranojë dhe do shkarkohet.

Albin Kurti ofroi dorëheqjen në ambasadën e SHBA në Prishtinë para pak kohësh, pro amerikanët nuk ia pranuan. Albin Kurti nëse pranon asociacionin, digjet nga elektorati i tij, ky ka ardh në pushtet duke kundërshtuar asociacionin. Nëse nuk e përmbush këtë kërkesë, pas 15 janarit presioni do të rritet shumë ndaj Albin Kurtit, dhe Kosova pret një pako të re sanksionesh.

Sipas informacioneve të mija diplomatike, nëse Kurti nuk pranon asociacionin, ne do të shkojmë në zgjedhje të parakohshme, por Albin Kurti rrezikon të shpallet person “non-grata” nga SHBA, BE dhe Britania e Madhe”, tha ndër të tjera Zeka.

Op/Ed

Moratoriumi është një fitore politike e koalicionit “Vlen” në qeverinë e Maqedonisë së Veriut

Nga Astrit Gashi Moratoriumi për çështjet etnike, i propozuar...

Nga konferenca për Integrimin e Ballkanit dhe vendeve kandidate në Bashkimin Evropian (BE), siguria në BE

Hisen Berisha / Budapest Në kuadër të konferencës ndër-parlamentare për...

NËNA TEREZE U ANGAZHUA QË NJERIU TË MOS I NGJAJË NJË SKELETI TË ZHVESHUR NGA NDJESIA NJERËZORE

NËNA TEREZE U ANGAZHUA QË NJERIU TË MOS I...

Abonohu

Të sponsorizuara

Bakllava i ndihmon burrat që të jenë më të mirë në seks

Derisa burrat fillojnë të plaken, është e domosdoshme që...

8 arsye pse nuk jeni të lumtur në punë

Puna duket se nuk po ju ecën edhe aq...

Spanja ”pushton” Shqiperinë, gjiganti turistik parashikon rritje me 500%

Shqipëria do të jetë një nga destinacionet e huaja...
spot_img

NUK E KEMI NDËRMEND TË NDALEM

Mexhiti: Lufta me perandorinë e bixhozit është e vështirë, por ne nuk e kemi ndërmend të ndalemi! Mbyllja e kazinove sipas zëvendëskryeministrit të par Izet...

Diego Simeone kritikon Courtoisin

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone ka përmendur sjelljen e Thibaut Courtois mes skenave kaotike që u shkaktuan mbrëmë (e diel) në ‘Estadio Metropolitano’. ‘Los...

ZPS për dëshmitarin e 92-të: Ka qenë i ndaluar dhe keqtrajtuar nga UÇK-ja

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë ka filluar dëshminë dëshmitari i 92-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar i cili ka...