spot_imgspot_img
spot_img

Ministrja e Punëve të Jashtme me shumë aktakuza, Donika Gërvalla, tashmë ka një të tillë

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur aktakuzë ndaj ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, lidhur me akuzën për mosraportim të saktë të pasurisë.

“Betimi për Drejtësi”, ka siguruar aktakuzën e plotë e cila rezulton se është përpiluar më 31 janar 2023, nga prokurori Astrit Gashi.

 

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka një aktakuzë të ngritur për mos-deklarim të saktë të pasurisë.

Në aktakuzën e plotë, e cila është ngritur më 31 janar të këtij viti, thuhet se kryediplomatja nuk kishte deklaruar në tërësi parcelën kadastrale-toka bujqësore në pronësi të saj në sipërfaqe prej 3 mijë e 964 metra katrorë në Komunën e Deçanit.

Nga 3 mijë e 964 metra katrorë, Gërvalla kishte deklaruar vetëm sipërfaqe prej 2 mijë metra katrorë.

Shefja e diplomacisë, sipas aktakuzës, e cila është siguruar nga Betimi për Drejtësi, nuk ka deklaruar as biznesin “Alb Lingua UG” të regjistruar në Bon të Gjermanisë, i cili ishte në emër të saj.

Po ashtu, sipas aktakuzës, ajo në formular nuk kishte deklaruar të ardhurat e bashkëshortit të saj Stefan Schwarz.

Në këtë mënyrë Gërvalla akuzohet se në cilësinë e zyrtares së lartë publike në formularin për deklarim të pasurisë më 22 mars 2021, nuk kishte paraqitur saktë të dhënat e kërkuara me ligj.

Sipas aktakuzës, Gërvalla akuzohet se ka kryer veprën penale “mosraportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”, e cila parashihet në Kodin Penale të Republikës së Kosovës.

Duke u bazuar në këto të dhënë, Prokuroria ka kërkuar që Gërvalla të shpallet fajtore për veprën penale në fjalë.

Lidhur me këtë çështje e akuzuara Gërvall në nëntor të vitit 2022 ka dhënë deklaratë në Prokurori ku e njëjta kishte deklaruar se nuk ka qenë në dijeni se në formularin e deklarimit të pasurisë duhej të deklaronte edhe të ardhurat e bashkëshortit të saj.

“Kam menduar që të dhënat personale të bashkëshortit tim, si nënshtetas gjerman, pa asnjë lidhje fizike apo ligjore me Kosovën mbrohen edhe në Kosovë nga ligji gjerman, aq më tepër se im shoq përveç pagës mujore nuk ka pasuri të luajtshme apo të paluajtshme të cilat do të vinin në konsideratë për t’u deklaruar në atë formular”, kishte deklaruar Gërvalla.

Gërvalla kishte pohuar se deklarimin e parë me rastin e marrjes së detyrës më 22 mars 2021 e kishte bërë.

“Në deklarimin retrospektiv të vitit 2021 i kam përfshirën edhe të ardhurat e bashkëshortit tim rreth 54 mijë euro vjetore. Kjo ka ndodhur pasi jam njoftuar nga AKK se sipas tyre duhet deklaruar edhe të ardhurat e pasurisë së shtetasit të huaj. Nuk jam shumë e bindur se një gjë e tillë është e vërtetë, megjithatë, për të evituar keqkuptimet e kam përshirë edhe bashkëshortin tim në këtë deklarim”, kishte thënë ajo.

Ndërsa, lidhur me sipërfaqet tokësore të pa deklaruara, Gërvalla kishte deklaruar se në fshatin Dubovik të Komunës së Deçanit në pronësinë e saj ka tre parcela të cilat janë trashëgimi familjare.

Sipas saj, parcela e parë është trualli ku ndodhet shtëpia, e dyta është e shënuar si tokë bujqësore e pashfrytëzuar dhe e treta është tokë malore e pa shfrytëzuar.(Albaniapost)

Op/Ed

Moratoriumi është një fitore politike e koalicionit “Vlen” në qeverinë e Maqedonisë së Veriut

Nga Astrit Gashi Moratoriumi për çështjet etnike, i propozuar...

Nga konferenca për Integrimin e Ballkanit dhe vendeve kandidate në Bashkimin Evropian (BE), siguria në BE

Hisen Berisha / Budapest Në kuadër të konferencës ndër-parlamentare për...

NËNA TEREZE U ANGAZHUA QË NJERIU TË MOS I NGJAJË NJË SKELETI TË ZHVESHUR NGA NDJESIA NJERËZORE

NËNA TEREZE U ANGAZHUA QË NJERIU TË MOS I...

Abonohu

Të sponsorizuara

Bakllava i ndihmon burrat që të jenë më të mirë në seks

Derisa burrat fillojnë të plaken, është e domosdoshme që...

8 arsye pse nuk jeni të lumtur në punë

Puna duket se nuk po ju ecën edhe aq...

Spanja ”pushton” Shqiperinë, gjiganti turistik parashikon rritje me 500%

Shqipëria do të jetë një nga destinacionet e huaja...
spot_img

NUK E KEMI NDËRMEND TË NDALEM

Mexhiti: Lufta me perandorinë e bixhozit është e vështirë, por ne nuk e kemi ndërmend të ndalemi! Mbyllja e kazinove sipas zëvendëskryeministrit të par Izet...

Diego Simeone kritikon Courtoisin

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone ka përmendur sjelljen e Thibaut Courtois mes skenave kaotike që u shkaktuan mbrëmë (e diel) në ‘Estadio Metropolitano’. ‘Los...

ZPS për dëshmitarin e 92-të: Ka qenë i ndaluar dhe keqtrajtuar nga UÇK-ja

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë ka filluar dëshminë dëshmitari i 92-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar i cili ka...