spot_imgspot_img
spot_img

Muzikantët suedezë kërkojnë ndalimin e pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovizion për shkak të luftës në Gaza

Më shumë se 1000 muzikantë suedezë i kanë bërë thirrje Bashkimit Evropian të Transmetuesve (EBU) që të përjashtojë Izraelin nga Eurovision Song Contest për shkak të luftës në Gaza.

Në një letër të hapur të publikuar nga gazeta suedeze “Aftonbladet” të hënën, artistët nga vendi pritës i Eurovizionit, Suedia, deklaruan se presin që organizatori të jetë konsistent në qëndrimin e tij ndaj vendeve që “shkelin vlerat demokratike dhe të drejtat e njeriut”.

Duke përmendur faktin se Rusia është e ndaluar të konkurrojë në vitin 2022 për shkak të luftës me Ukrainën, më shumë se 1000 artistë që nënshkruan letrën theksuan se i njëjti parim duhet të zbatohet për Izraelin.

Në përgjigje të thirrjeve të mëparshme, EBU njoftoi se Izraeli nuk do të përjashtohej nga konkursi, duke thënë se donte të ruante statusin e konkursit si “një ngjarje apolitike që bashkon audiencën në mbarë botën përmes muzikës”.

Izraeli nisi një ofensivë në Rripin e Gazës pas një sulmi ndërkufitar nga Hamasi më 7 tetor, duke vrarë të paktën 26,637 palestinezë dhe duke plagosur 65,387. Gati 1200 izraelitë besohet se janë vrarë në sulmin e Hamasit.

Ofensiva izraelite ka lënë 85 për qind të popullsisë së Gazës të zhvendosur brenda vendit për shkak të mungesës akute të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve, ndërsa 60 për qind e infrastrukturës së enklavës është dëmtuar ose shkatërruar, sipas shifrave të OKB-së.

Op/Ed

Gordana Siljanovska-Davkova nuk i përfaqëson 30% të shqiptarëve në Maqedoni

  Nga Astrit Gashi Kandidatja për presidente nga VMRO-DPMNE Gordana Siljanovska-Davkova...

Nuk mund të kesh gjak shqiptari dhe të votosh Gordanen për Presidente

Epilogu, megjithatë, i zgjedhjeve Maqedoninë e Veriut do të...

“Kutia e Pandorës” bomba e VMRO-së që nxite urrejtje etnike

Në Republikën e Maqedonisë së Veriut është bërë e...

Abonohu

Të sponsorizuara

Bakllava i ndihmon burrat që të jenë më të mirë në seks

Derisa burrat fillojnë të plaken, është e domosdoshme që...

8 arsye pse nuk jeni të lumtur në punë

Puna duket se nuk po ju ecën edhe aq...

Spanja ”pushton” Shqiperinë, gjiganti turistik parashikon rritje me 500%

Shqipëria do të jetë një nga destinacionet e huaja...
spot_img

Ansambli Muzikor sjell Adem Jasharin në Tetovë

Në Tetovë është shënuar edhe një e arritur në kulturën shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Ansambli Muzikor ka hedhur në skenë koncertin e parë...

Përurohet në Gjakovë, busti i heroit kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut

Në Gjakovë është përuruar ditën e sotme busti i heroit kombëtar të Shqipërisë, Gjergj Kastriot Skënderbeut. Monumenti, i cili pasqyron Gjergj Kastriotin mbi kalë,...

Me rastin e 3 Majit – Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit

Me rastin e 3 Majit - Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit, Këshillii Mediave të Shkruara të Kosovës (KMShK) sjell ndërmend se liria e...