spot_imgspot_img
spot_img

Në kuadër të programit “GEG Kosova” diplomojnë 20 studente

Është mbajtur sot ceremonia e diplomimit të 20 vajzave të reja në fushën e inxhinierisë në kuadër të programit “Global Engineer Girls Kosovo”. Kjo  është një dëshmi e angazhimit për promovimin e arsimit në shkencat e teknologjisë (STEM) dhe edukimin e vajzave të reja për karrierë të suksesshme në inxhinieri.

Drejtuesja e grupit “LIMAK”, Ebru Ozdemir e vlerësoi lartë këtë arritje të vajzave, duke e konsideruar moment të veçantë për Kosovën, pasi 20 studente kanë arritur të lënë shenjë në fushën e inxhinierisë, e që sipas saj, është fushë shumë e rëndësishme.

“Jam shume e emocionuar, moment i veçantë për Kosovën. 20 vajza kanë përmbyllur me sukses një udhëtim. Dëshiroj t’u jap mirënjohje këtyre studenteve. Te gatshme për të lënë shenjë në botë për atë që duan, pra për fushën e inxhinierisë. Kemi shumë programe që kanë impakt, qëllimi nuk është vetëm të ndërtojmë kompani të qëndrueshme por të ndikojmë në biznes dhe tek të rinjtë. Kemi dashur të ndikojmë në biznes dhe te rinjtë që janë të talentuar. Kemi filluar si program në Turqi, Kuvajt, Maqedoni të Veriut dhe tashmë jemi edhe në Kosovë. GEG Kosova mbetet e përkushtuar që të fuqizojë dhe zgjeroj programin dhe që vajzat të jenë liderë në fushën e inxhinierisë”, u shpreh Ozdemir.

 

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se gratë dhe vajzat kosovare kanë dëshmuar shkathtësitë e tyre në fushën e inxhinierisë. Osmani ka përgëzuar studentët për arritjet e tyre në këtë drejtim, madje pohoi se është përgjegjësi e institucioneve që të krijojnë kushte që vajzat t;i ndjekin ëndrrat e tyre.

Osmani ka përgëzuar studentët për arritjet e tyre në këtë drejtim, madje pohoi se është përgjegjësi e institucioneve që të krijojnë kushte që vajzat t;i ndjekin ëndrrat e tyre.

“I gëzohem përherë ngjarjeve të tilla të cilat në qendër kanë gratë e vajzat e reja dhe sukseset e tyre. Programet janë iniciativa të shkëlqyeshme që mbështesin vajzat dhe gratë që kanë vendosur të ndjekin karrierën e tyre në fushat e inxhinierisë. Fushat STEM kanë inspiruar përherë inovacionin, duke dhënë formë botes ku jetojmë. Është koha për të siguruar që çdo mendje e ndritur të ketë mundësinë të marrë pjesë në këtë drejtim në mënyrë të barabartë. Nuk mund të lejojmë mospërfshirjen e talentit të vajzave e grave, përgjatë viteve është inkurajuese që numri i studentëve në fushat STEM vazhdon të jetë në rritje dhe është e domosdoshme të punojmë se bashku në zvogëlimin e hendekut”.

 

Ambasadori i Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angilo tha se Kosova është një ndër shembujt më të mirë që mund të marrin vendet e Evropës për punën e grave dhe barazinë gjinore në vend.

Përfaqësuesi rezident i UNDP-së në Kosovë, Nuno Queiros u shpreh se sot është ditë feste dhe ditë inspirimi pasi që sot po nderojmë këto 20 vajza që kanë arritur të përfundojmë me sukses programin e GEG.

Në anën tjetër ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci u shpreh se programi GEG plotëson shkathtësitë e inxhinierëve të reja.

“Jemi dëshmitar të historisë së suksesit të grave dhe vajzave. Sot i gëzohemi diplomimit të gjeneratës së parë të GEG Kosovo. Ky program i plotëson shkathtësitë e inxhinierëve të reja”, u shpreh Nagavci.

Ministrja shtoi se jemi të vetëdijshme për pengesat që hasin çdo ditë gratë dhe vajzat tona.

“Jo rrallë herë vajzat dhe gratë tona ja dalin edhe vetë. Si ministre kam pas nderin që të marr disa vendime e veprime. Vajzat dhe gratë që studiojnë në fushat STEMP kemi ndarë mbi 2 mijë bursa për dy vite. Në secilën prej thirrjeve tona për bursa kemi dhënë përparësi për vajza dhe gratë”, tha ministrja e Arsimit.

Në fund të kësaj ceremonie u ndanë diplomat për 20 vajzat e reja që tashmë janë inxhinieret e ardhshme në Kosovë.

Ndryshe, kjo ngjarje u përmbyll me një pikë artisitke nga tenori me famë botërore, Ramë Lahaj.

Global Engineer Girls Kosovo është themeluar në vitin 2022, në partneritet me Limak Kosova dhe Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim në Kosovë.

Nisma filantropike mbështet studentet femra të regjistruara në arsimin inxhinierik duke ofruar bursa dhe akses në programet e mentorimit, mundësitë e rrjetëzimit dhe kurset për zhvillim personal dhe profesional.

 

Op/Ed

Moratoriumi është një fitore politike e koalicionit “Vlen” në qeverinë e Maqedonisë së Veriut

Nga Astrit Gashi Moratoriumi për çështjet etnike, i propozuar...

Nga konferenca për Integrimin e Ballkanit dhe vendeve kandidate në Bashkimin Evropian (BE), siguria në BE

Hisen Berisha / Budapest Në kuadër të konferencës ndër-parlamentare për...

NËNA TEREZE U ANGAZHUA QË NJERIU TË MOS I NGJAJË NJË SKELETI TË ZHVESHUR NGA NDJESIA NJERËZORE

NËNA TEREZE U ANGAZHUA QË NJERIU TË MOS I...

Abonohu

Të sponsorizuara

Bakllava i ndihmon burrat që të jenë më të mirë në seks

Derisa burrat fillojnë të plaken, është e domosdoshme që...

8 arsye pse nuk jeni të lumtur në punë

Puna duket se nuk po ju ecën edhe aq...

Spanja ”pushton” Shqiperinë, gjiganti turistik parashikon rritje me 500%

Shqipëria do të jetë një nga destinacionet e huaja...
spot_img

NUK E KEMI NDËRMEND TË NDALEM

Mexhiti: Lufta me perandorinë e bixhozit është e vështirë, por ne nuk e kemi ndërmend të ndalemi! Mbyllja e kazinove sipas zëvendëskryeministrit të par Izet...

Diego Simeone kritikon Courtoisin

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone ka përmendur sjelljen e Thibaut Courtois mes skenave kaotike që u shkaktuan mbrëmë (e diel) në ‘Estadio Metropolitano’. ‘Los...

ZPS për dëshmitarin e 92-të: Ka qenë i ndaluar dhe keqtrajtuar nga UÇK-ja

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë ka filluar dëshminë dëshmitari i 92-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar i cili ka...