spot_imgspot_img
spot_img

Në përkujtim të masakrës së Tivarit, Mars 1945 “Levée en masse” – “të gjithë e dinë

Nga Hisen Berisha

Shekulli që lamë pas është i mbarsur me padrejtësi historike e politike që na lanë shumë dhimbje trashëgimi.

Jo vetëm lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, mori kushtrimin, në Mars të vittit 1998, por edhe Masakra e Tivarit, ndodhi pikërisht në Marsin e vitit 1945 në qytetin e Tivarit, i cili gjendet në bregdetin e Adriatikut, brenda kufijve administratit të Malit zi, ku partizanët serbo-malazeze vranë qindra rekrute shqiptarë, gjatë shoqërimit të tyre për në frontin verior. Kjo njihet si një ngjarje traumatike, në kohë.

Deri me sot, kjo masakër e partizanëve jugosllav, në mungese të dokumentimit zyrtare, ka mbetur gojëdhën e stilit të Titos, që si kryetar i qeverisë në Beograd, bëri thirrje për ta trajtuar Tivarin, si “levée en masse” – “të gjithë e dinë”.
Ndërkohë historia zyrtare ende është e censuruar apo e vetë censuruar, jo vetëm lateraliesht por edhe politikisht për shkak të implikimit, dhe mungesës së besueshmërisë.

E vërteta historike qoftë nga rrëfimet e të mbijetuarve apo edhe hulumtimeve zyrtarë të studiuesve, tregon se atje pati mijëra viktima dhe tortura të llahtarshme të nxitura nga urrejtja etnike.

Masakra e Tivarit ndodhi në kontekstin e zhvillimeve të Janarit të vitit 1945, kur disa mijëra burra të armatosur keq, në rajonin qendror tä Drenicës, të udhëhequr nga Shaban Polluzha, kishin refuzuar të marshonin në frontin verior, kur dëgjuan që partizanët serbë dhe malazeze janë duke sulmuar shtëpitë e tyre dhe luftuan deri në njeriun e fundit.
Duke shtypur revoltën në Drenice, komanda e partizanëve të Kosovës arriti të bëjë edhe një mobilizim masiv dhe i nisën për në front mijëra të rekrutuar.

Lufta është baza ku historia dhe rrëfimi, dy fjalë direkt të ndërlidhura, ngatërrojnë njëra tjetrën dhe rritën së bashku”!

Jugosllavet të përkrahur nga rusët, kanë pasur ambicie territoriale. Për çka një delegacion i i qeverisë së Titos, i udhëhequr nga Andrija Hebrang, shkoi në Moske në Janar të vitit 1945 dhe diskutuan kufijtë.

Natën e 7 Prillit 1945, Shefqet Peçi, Komandanti i Trupave të Ushtrisë
Çlirimtare Kombëtare të Shqipërisë, ia dërgoi një komunikim “mjaft urgjent”
Shtabit të Përgjithshëm. Pas Pranimit se një vrasje masive ndodhi në lumin Buna, me 3 Prill, ai shkroi se: përpara një jave më se 7000, kosovarë të mobilizuar rishtas, kanë kaluar nëpër Shkodër për në Mal të Zi të ndarë në tre grupe marshimi.

Një hulumtim i ri, duhet ta lëvizë debatin në hulumtim për historinë mbi parimin titist “të gjithë e dinë”, në padi politike dhe juridike ndërkombëtare, ndaj majtisteve shqiptarë si pasardhës të partizanëve vendor, të cilët duke bashkëpunuar me jugosllavet gjatë luftës, në Kosovë u panë si bashkëfajtore në vrasjen e civilëve shqiptarë.
Fakti që kujtimi i atij krimi edhe më tej ushqen pakënaqësitë e tashme politike dhe etnike është i rëndësishëm, sepse në të njëjtën kohe ushqen debatin kush bëri çka.

Ky konstatim na jep të drejtë në kërkesën për dënimin e krimeve të komunizmit përmes Ligjit në Kuvendin e Kosovës, duke i zbardhur paraprakisht, përmes një padie ndërkombëtare në GJN/KL në Hagë.

Nisur nga stili “levée en masse” – “të gjithë e dinë” autorë të shumtë librash dhe filmash kanë përgatitur zhbërjen e kujtesës së shqiptarëve ndaj kësaj masakre si tradhti ndaj familjes dhe kombit.

Prandaj, në Kuvendin e Kosovës, do ta shtyj propozimin që krahas padisë ndërkombëtarë për të vendosur drejtësi mbi ketë krim, (duke iu referuar si precedent rastit të Armenisë, që vendosi drejtësi mbi çështjen e krimeve ndaj popullit armen).
Po ashtu, që në atë tokë shqiptare të Tivarit, e mbushur varre që djege përbrenda lavdinë e heronjve, të ngritët edhe një memorial përkujtimor në nderim të viktimave.

Zoti i bekoftë shpirtrat e tyre, që ende kërkojnë drejtësi!

Op/Ed

Nuk mund të kesh gjak shqiptari dhe të votosh Gordanen për Presidente

Epilogu, megjithatë, i zgjedhjeve Maqedoninë e Veriut do të...

“Kutia e Pandorës” bomba e VMRO-së që nxite urrejtje etnike

Në Republikën e Maqedonisë së Veriut është bërë e...

Konflikti i mundshëm Izrael – Iran

Nga Hisen Berisha Deputet i Parlamentit të Kosovës   Kjo është...

Abonohu

Të sponsorizuara

Bakllava i ndihmon burrat që të jenë më të mirë në seks

Derisa burrat fillojnë të plaken, është e domosdoshme që...

8 arsye pse nuk jeni të lumtur në punë

Puna duket se nuk po ju ecën edhe aq...

Spanja ”pushton” Shqiperinë, gjiganti turistik parashikon rritje me 500%

Shqipëria do të jetë një nga destinacionet e huaja...
spot_img

Kosova një pikë e zezë në hartën e Evropës

Nga Hisen Berisha Pasojat e propagandës kundër shtetit, të këtyre qeveritarëve para dhe pas ardhjes në pushtet, tani po sjellin efekte domino. Kur udhëheqin njerëzit e...

Ziadin Sela, feniksi që i fiton të gjitha betejat

Mbështetja e Frontit Evropian që erdhi nga Ziadin Sela dhe Aleanca për Shqiptaret doli të jetë vendimtare per fitoren e Frontit Evropian në Tetovë,...

Meloni reagon ndaj dokumentarit RAI3, i del në mbrojtje Ramës

Kryeministria italiane, Giorgia Meloni ka reaguar lidhur me emisionin “Report” të Rai3 në të cilën u kritikua marrëveshja për emigrantët mes Shqipërisë dhe Italisë. “Shqipëria...