Në zgjedhjet lokale të 14 majit garuan 143 kandidatë për kryetar bashkie në 61 bashkitë e vendit, nga të cilat në 15 prej tyre garuan gra.
Nga rezultatet e fundit zgjedhore del që 8 gra do të udhëheqin me 8 bashki në Shqipëri.
Për dallim nga Shqipëria, në Kosovë aktualisht nuk kemi asnjë kryetare grua që udhëheq me ndonjë komunë në Kosovë.
Gratë që dolën fitimtare janë të gjitha nga Partia Socialiste.
Majlinda Cara fitoi në Bashkinë Kurbin me 51.22% të votave
Valbona Kola fitoi në Bashkinë Klos me 56.07% të votave
Festime Mjeshtri fitoi në Bashkinë Bulqizë me 60.27% të votave
Emiriana Sako fitoi në Bashkinë e Durrësit me 55.54% të votave
Eriselda Sefa fitoi në Bashkinë e Lushnjës me 62.64% të votave
Majlinda Bufi fitoi në Bashkinë e Roskovecit me 52.52% të votave
Alma Hoxha fitoi në Bashkinë e Përmetit me 76.98% të votave
Juljana Memaj fitoi Bashkinë e Dimalit me 50.85% të votave